Volejbollistja Erblina Bici zyrtarizon kalimin në një tjetër klub elitar italian

E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Volejbollistja shqiptare Erblina Bici ka zyrtarizuar kalimin në skuadrën e saj të re në elitën e volejbollit italian. Kapitenia e Kombëtares kuqezi ka firmosur kontratë 1-vjeçare me klubin e Granda Kuneo Volej, duke u larguar nga Busto Arsizio ku u aktivizua për një sezon.

24-vjeçares iu ofrua vendi i titullares si dhe kontratë financiare më e lartë, ndaj për këtë arsye u bë i mundur transferimi i saj. Gazeta italiane “La Stampa” i ka kushtuar një artikull volejbollistes shqiptare, ku shkruan ndër të tjera: E rritur tejet sportive në vendin e saj, Shqipëri, në të cilën mori çmimin “Atleti i Vitit” në 2017, ajo bëri karrierë në Itali, ku mbërriti në vitin 2016. Më pas ajo luajti për një vit në Novara (duke fituar Kupën Italiane dhe Ligën e Kampionëve) dhe sezonin e kaluar në Busto.

Ndërkohë, Erblina falenderon klubin e Kuneos për besimin. “Mezi po pres të kthehem në sallë në të cilën, si kundërshtare, në të vërtetë kam përjetuar emocione të mëdha, siç ishin ato në derbin A2 kur luajta me LPM Bam Mondovi”, shprehet volejbollistja shqiptare në një deklaratë për mediat. “Unë e di se ka një audiencë dhe shumë tifozë entuziastë. Dua me patjetër ta filloj këtë aventurë të re”, përfundon ajo.