Danimarkë / Pas COVID, kuzhinieri i njohur shqiptar rikthehet vetëm me hamburger

E premte, 29 Mars, 2024

Baret dhe restorantet ishin ndër bizneset më të prekurat nga  pandemia Covid-19. Por, idetë dhe dëshira për të ecur përpara, duket se nuk mungojnë.

Rene Rexhepi, pronari shqiptar “Nomas”në Kopenhagen, i shpallur përpara disa vitesh restoranti më i mirë në botë, nuk e ka pasur problem të imagjinojë një të ardhme tjetër për biznesin e tij.

Ai do të hapë dyert e lokalit duke mos i shërbyer më klientëve ushqimin e rafinuar që e bëri të famshëm, por thjesht hamburger. Menuja e “Nomas” do të ketë vetëm dy lloje hamburgerësh: cheeseburger klasik me mish dhe një opsion vegjetarian. Të dy të shoqëruar me patate e perime bio, dhe sipas preferencës për pije alkoolike, me birrë ose verë.

“Për momentin, në sajë të lehtësimit të masave për të frenuar urgjencën shëndetësore në Danimarkë, ne mezi po presim të jemi pranë komunitetit dhe ta festojmë verën në mënyrën më të sigurt të mundshme”, thotë Rene Rexhepi.

“Për ta hapur Nomën ashtu siç ne e njohim, do të na duhet pak më tepër kohë. Duhet ca që makineria të vihet në lëvizje”, shprehet Rene, duke u treguar njëkohësisht optimist. “Përse jo, mund edhe të nxirren fitime me shitje të hamburgerëve të thjeshtë”, përfundon ai.

Në vitin 2010-2012, restoranti i kuzhinierit shqiptar udhëhoqi një  listë të bërë nga 900 ekspertë të gastronomisë, ku përfshiheshin 50  restorantet më të mira në botë. Rene Rexhepi është i biri i një shqiptari nga Tetova dhe i një danezeje. Në vitin 2012, me rastin e kremtimit të 100 vjetorit të pavaresisë së Shqipërisë, ai vizitoi Tiranën.