Sot 92-vjetori i lindjes së publicistit e diplomatit shqiptar, Dervish Hima

E enjte, 25 Prill, 2024

Sot shënohet 92-vjetori i lindjes së atdhetarit, publicistit e diplomatit shqiptar Dervish Hima. I njohur me emrin Ibrahim Mehmet Naxhi, Hima lindi në Ohër më 21 maj të vitit 1875, në një familje të pasur, ku kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Manastir dhe Selanik dhe për dy vjet studioi mjekësi në Stamboll.

Në qytetin dhe portin më të madh të Turqisë, Hima mbështeti Lëvizjen e Re Turke. Në kuadër të saj filloi të reflektojë mbi çështjen shqiptare. Ai ishte atdhetar e publicist i Rilindjes Kombëtare, organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongresin e Napolit, botues i gazetës “Arnautlluk” në Stamboll dhe më pas i gazetës “Albania” në Zvicër.

Dervish Hima botoi në vitin 1903 revistën dyjavore “L’Albanie” në Gjenevë. Po këtë revistë, ai vazhdoi ta botojë një herë në muaj përgjatë 1905-1906, në Bruksel. Më 1909, Dervishi drejtonte në Stamboll të përjavshmen “Shqipëtari” – “Arnavud”, së bashku me Hilë Mosin, një revistë kjo në gjuhën shqipe dhe turke, e mbështetur financiarisht nga Austro-Hungaria, botimi i së cilës u ndalua në fund të vitit 1910.

Hima ishte një kundërshtar ekstrem i sundimit osman në Shqipëri dhe gjithashtu autor i një numri të madh të thirrjeve manifestuese radikale për një luftë mbarëkombëtare kundër Perandorisë Osmane. Si i tillë, lëvizjet e tij shiheshin me kujdes nga autoritetet osmane, dhe për këtë u burgos disa herë.

Hima ishte po ashtu një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai shkroi e botoi: “Varri i liridashësve”, “Pasqyra e krimeve të Sulltanit”, “Një zë nga burgu në kohën e lirë” dhe plot vepra të tjera.