Profesorët e Universitetit të Stanford, mësim falas për të rinjtë shqiptarë

E enjte, 25 Prill, 2024

Albanian-American Cultural Alliance është pjesë e katedrës shqipe në Chicago nē SHBA. Ata kanë një projekt programimi i cili quhet “Code for Albania” i cili sjell profesorë të universitetit të famshëm Stanford t’u mësojnë kodim nxënësve shqiptarë falas. Siç shprehet ata, kodimi dhe mendimi kritik është rruga e duhur që brezi i ri të jetojë në një Shqipëri të zhvilluar. Mirela Mehmeti dhe Ori Hoxha, pjesë e kësaj aleance, flasin së fundmi për synimet që ky projekt ka.

Ori Hoxha i cili është përfaqësues i “Alpha Plan” tregon sesi Diaspora po mundohet të krijojë një urë komunikimi me Shqipërinë përmes “Code for Albania. 

“Ekonomia dixhitale po rritet në mbarë botën dhe “Code for Albania” është një program 3 vjeçar, i krijuar për nxënësit e shkollave të mesme me fokus në komunikimin kompjuterik dhe mendimin krijues. Nxënësit e klasës së 9 ndiqen për 3 vjet, deri në përfundim të klasës së 11, për të krijuar aftësitë teknike për sa i përket programimit, teknologjisë dhe jo vetëm. Ne u mundësojmë atyre bashkëveprim me modele suksesi të diasporës shqiptare, të cilët e kanë nisur rrugëtimin pikërisht në Shqipëri por kanë arritur majat duke punuar për disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë. Nga ana tjetër ne nuk mbetemi vetëm tek teknologjia por fokusohemi shumë edhe tek aftësitë e mendimit kritik dhe përqasja e këtyre individëve tek problemet që ata kanë në jetë dhe t’i përballojnë ato në mënyrë të suksesshme duke përdorur aftësitë teknike. Ne mundohemi të rrisim liderët e rinj të teknologjisë në vend që edhe Shqipëria të jetë një aktor i fortë në Revolucionin e 4 Industrial, pra që fokusohet rreth teknologjisë”, shprehet Ori.

Ai gjithashtu thekson se ky projekt zhvillohet gjatë 3 viteve në 3 kampe verore, përveç mësimit në shkolla. Situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 i ka çuar ata në një situatë të vështirë duke çuar në anullimin e programit që ata kishin për këtë verë. Kjo ka ndodhur për shkak se gjatë kampit veror nxënësit bashkëveprojnë në mënyrë direkte me instruktorët.

Por për të mos humbur gjithçka ata janë munduar në zhvillimin e kampit online.

Mirela e cila është edhe pedagoge pranë “College Dupage” shprehet se kjo periudhë ka qenë e vështirë për proçesin e mësimdhënies sepse gjithçka zhvillohet online. Gjithashtu për projektin ajo është shprehur se ka pasur interes të madh nga të rinjtë shqiptarë edhe nga fakti që ka të bëjë me biznesin.

“Kodimi është tepër i rëndësishëm, madje me bisedat që kemi pasur direkt me Orin dhe programin e tij edhe vetë Alenaca shqiptaro-amerikane është e interesuar që në të ardhmen ta shpërndajë këtën program tek studentët shqiptaro-amerikan këtu në Chicago. Kjo do të ndihmonte në përparimin e të gjithve sepse teknologjia është tepër e rëndësishme dhe vlerësohet shumë, aq më tepër kur merr njohuri nga profesorë të universiteteve tepër të njohura. Doja të vija theksin tek Aleanca shqiptaro-amerikane sepse për herë të parë hapet Katedra e Gjuhës Shqipe në SHBA dhe ka qenë bashkëpunim mes Dupage dhe De Paul por ajo ndodhet në De Paul aktualisht”, shprehet Mirela Mehmetaj. 