Kriminelët në internet shfrytëzojnë pandeminë Covid-19, rrisin sulmet

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Gjatë javëve të izolimit nga pandemia Covid-19 shumë njerëz punuan nga shtëpia përpara kompjuterit, si dhe në të njëjtën mënyrë u informuan, argëtuan dhe porositën mallra on-line. Kjo situatë ofroi kushte ideale për sulmet kibernetike.

Sipas sondazheve të kompanisë ‘’G Data Cyber Defense’’, që ofron programe për mbrojtjen prej viruseve në Gjermani, numri i sulmeve kibernetike u rrit në mars me rreth 30 përqind krahasuar me shkurtin. Bëhet fjalë vetëm për sulmet e zbuluara.

Numri i përgjithshëm i sulmeve ka të ngjarë të jetë shumë herë më i lartë dhe dëmi i shkaktuar mund të arrijë në disa milion euro. Bujën më të madhe e bënë përpjekjet për mashtrim në faqet e internetit të qeverisë gjermane ku ofrohej ndihmë financiare për bizneset.

Çdo tetë sekonda një virus ose program i dëmshëm

Sipas Tim Berghoff, ekspert për sigurinë e IT pranë G Data Cyber Defense, objekt i sulmeve janë jo vetëm telefonët celularë apo tabletat por edhe kompjuterat dhe lap-topet. Skenaret e sulmeve nuk janë të ndryshme për shkak të pandemisë, thotë ai, por është shtuar numri i sulmeve dhe i programeve të dëmshme. Një ndër të është Emotet që shërben si çelës për të infiltruar në një sistem ose rrjet dhe për t’u hapur rrugën programeve të tjera të dëmshme (malware) shtesë.

Mendo para se të klikosh!

Kujdes duhet treguar në këto kohë sipas ekspertëve edhe ndaj reklamave në portalet e internetit që ofrojnë artikuj që lidhen drejtpërdrejtë me Covid-19, si për shembull maska të lira ose teste për koronavirusin.

Po ashtu qarkullojnë edhe faqe të rreme në formë portalesh që ofrojnë gjoja ndihmë të menjëhershme për të prekurit nga kriza e Covid-19. Dhe në rrjet publikohen edhe grafikë në lidhje me Covid, që janë të ngjashme me faqen e internetit të Johns-Hopkins, por që janë të lidhura me kode programesh të dëmshme. / DW