Kanada / Shëndetësia e Ontarios ofron shërbime falas, përfitojnë edhe shqiptarët

E premte, 19 Prill, 2024

Shpërthimi i COVID- 19 sidomos gjatë këtyre dy muajve të fundit ka ndryshuar jetërat e shumë njerëzve të globit, jo vetëm nga droja e infektimit, por edhe nga gjindshmëria e tyre në raste të caktuara, sidomos në sigurimet shëndetësore kur ajo ka qenë e nevojshme. Në Ontario, aty ku edhe komuniteti shqiptar është më i përqëndruari në Kanada, Ministria e Shëndetësisë ka instruktuar mjekët e saj që  gjatë kohës së pandemisë të pranojnë edhe pacientë të pasiguruar me OHIP (Ontario Health Insurance Policy). Nga kjo masë do të përfitojnë edhe shumë bashkatdhetarë shqiptarë që janë të pasiguruar, shkaku i statusit të qëndrimit në Kanada të tyre. Sipas informatave jozyrtare janë qindra raste të tilla në Ontario, sidomos në qytetin e Torontos. Rregullat në Ontario e thonë që për të qenë i mbuluar nga sigurimi i shëndetit publik duhet të jesh banorë rezidentë i krahinës më shumë se tre muaj. Disa vizitorë kanë mbetur pa dëshirën e tyre, dhe nëse mund të ndodh që t’u duhet ndihma mjekësore së pari duhet të komunikojnë me Shëndetësinë e Ontarios.

Ky është një lajm i mirë për shqiptarët që janë brenda në Ontario që momentalisht janë pa letra apo pa status të paracaktuar rezident në Kanada, si psh për vizitorët që kanë arritur muajve të fundit, studentët e universiteteve dhe kolegjeve, të cilëve u ka skaduar afati i qëndrimit, si dhe të gjithë atyre që ka patur sigurim deri në afate të ndryshme kohore, por që u ka skaduar pas 15 marsit të këtij viti.

Belinda Marku, specialiste në zyrën e Shërbimeve të Ontarios në Ministrinë e Shëndetësisë e konfirmon lajmin për ne: “Financime ose fonde nga Ministria e Shëndetësisë janë vënë në dispozicion të spitaleve për të siguruar që ata që janë të pasiguruar nga Shëndeti Publik i Ontarios dhe mund të marrin shërbime shëndetësore falas për procedurat e nevojshme mjekësore. Do të jetë spitali ai që do të përcaktojë nëse shërbimet që ofrohen konsiderohen si mjekime të domosdoshme ose të nevojshme.  Belinda tregon se klinikat përcjellëse dhe mjekët e familjes (jashtë ambienteve spitalore) janë inkurajuar të faturojnë Shëndetësinë e Ontarios për vlerësimin dhe shërbimet e tyre të këshillimit gjithashtu. Kodet e reja të faturimit janë vënë në dispozicion për mjekët në mënyrë që ta faturojnë Shëndetësinë e Ontarios (OHIP). Disa shërbime të shëndetit mendor janë vënë në dispozicion sipas këtyre kodeve të faturimit.

Belinda në fund i ben thirrje anëtarëve te komunitetit shqiptar në Ontario, që të mos ngurrojnë dhe “nëse hasni një mjek që kërkon sqarime, ju lutemi ta referoni në 18002626524 ose në e-mailin: [email protected]. Ndërsa nëse pacientët kërkojnë shërbime shëndetësore urgjente, ata duhet të vizitojnë urgjencën spitalore.
Udhëzimet e Shëndetësisë së Ontarios duhet të ndiqen në çdo kohë, pa marrë parasysh statusin që ke.