Hapen muzetë në Shqipëri, ja kushtet dhe masat e ndërmarra ndaj pandemisë Covid

E diel, 23 Mars, 2025

Muzetë në vendin tonë kanë hapur dyert pas një periudhe mbylljeje 66 ditore, me rregulla dhe kushte të reja në kuadër të mbrojtjes së vizitorëve nga pandemia Covid-19.

Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, ndau gjatë një interviste televizive masat përkatëse që janë marrë.

”Ne kemi vendosur sinjalistikë dhe materiale të nevojshme dezinfektuese, si dhe maska dhe doreza në hyrje të muzeut. Ne kemi një shans të mirë sepse ka një sistem ajrimi që nuk është e nevojshme përdorimi i kondicionerëve.

Vetë ndërtimet janë të atilla, si muzeu etnografik që është i vitit 1764, ku me hapjet e dyerve dhe dritareve krijohet menjëherë një mikroklimë e përshtatshme dhe e favorizuar në rastin konkret.

Në muzeun e Skënderbeut nuk është problem përdorimi i kondicionerëve sepse hapësirat janë të mjaftueshme, ku vetë vizitorët do të kenë mundësi që të zbatojnë distancimin social’’, tregon Mehdi Hafizi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.