SHBA / Infermierja: Kur kujdesem për një pacient të gjakut tim është ndryshe  

E premte, 26 Prill, 2024

“Vdekja e infermieres, koleges sonë ka dhembur pak më ndryshe. Kemi luftuar ditë e net pa pushim me javë të tëra për ta shpëtuar, por nuk mundi t’ia dalë dot. Ajo punonte si infermiere dialize duke u kujdesur për pacientë të sëmurë me Covid-19 që kishin probleme me veshkat dhe drejtonte makinerinë që pastronte gjakun e tyre.

Burri i saj i ishte lutur te mos shkonte në punë gjatë kësaj periudhe, por ajo si çdo infermiere tjetër që nuk dorëzohet kundra asgjëje vazhdoi të punonte çdo ditë. Fatkeqësisht u largua nga kjo botë e rrethuar nga infermierë dhe doktorë të maskuar nga koka në këmbë si alien, pa u përshëndetur me bashkëshortin dhe vajzat e saj, pa u dhënë lamtumirën e fundit”, kështu e kujton ndarjen nga jeta të koleges dhe bashkëkombases së saj për shkak të virusit Covid-19, Bojkena Selmanaj, infermiere në reaminacionin e spitalit të Memorial Sloan Kettering në Manhattan, New York.

Në këtë kohë të Luftës botërore nga Coronavirus që po kalojmë cila është  detyra juaj në spital për t’i shërbyer popullit amerikan?

Fillimisht dua t’ju falënderoj për këtë intervistë. Është kënaqësi dhe nder për mua të ndaj me ju eksperiencën time në punë me luftën kundra koronavirusit. Detyra ime është të kujdesem për pacientë shumë të sëmurë, të cilët të prekur nga virusi luftojnë me vdekjen çdo ditë. Unë punoj turnin e natës dhe e marr punën në orën 7:30 të pasdites deri ne 7:30 të mëngjesit. Si infermiere në reaminacion, zakonisht kujdesem në një turn 12 orësh për 1 ose 2 pacient varur nga gjendja e tyre. E filloj ditën e punës duke marrë raportin nga infermierja e ditës. Më pas vesh përparësen, maskën N95, mbi të dhe maskën kirurgjikale, syzet, mburojën e fytyrës dhe futem në dhomë. E vizitoj pacientin nga koka te këmbët, duke filluar të dëgjoj tingujt e mushkërive, të zemrës, e të zorrëve me stetoskop. Shikoj me kujdes të veçantë ventilatorin, dhe të gjitha makineritë e tjera qe ndihmojnë ne mbajtjen e  pacientit gjallë. Administroj ilaçet e duhura të shkruara nga doktorët; monitoroj rrahjet e zemrës, tensionin, frymëmarrjen, temperaturën çdo orë dhe sigurohem që çdo shenjë jete është në numrat e duhur. Dy herë gjatë turnit, përpiqem të gjej pak kohë të marr në telefon familjen me facetime dhe lejoj tu flasin pacientëve pavarësisht se ata janë në koma. Shumicën e rasteve, unë jam e vetmja punonjëse spitali që jam në dhomën e pacientit gjatë turnit 12 orarësh. Në kohët normale kur nuk kishim pacientë infektuar me virus, futeshim në dhomë çdo orë për të lëvizur pozicionin e pacientit, praktik e cila ndihmon për të parandaluar plagët e trupit që krijohen nga qëndrimi në të njëjtin pozicion për kohë të gjatë. Por tani për të mbrojtur dhe ne veten, futemi në dhomë sa më pak, vetëm kur duhet.

Cili është shqetësimi juaj kryesor si infermiere kur ndodheni pranë pacientëve tuaj?

Shqetësimi më i madh për mua këto kohë ka qenë frika e infektimit me virus. Çdo ditë që shkoj në punë i lutem zotit të më bëjë të fortë dhe imune kundra virusit. Kam shumë frikë të sëmurem vetë, dhe të infektoj prindërit apo motrat. Për më tepër më vjen shumë keq për familjen e pacientëve që kanë të afërmit në spital dhe janë të ndaluar të vijë t’i vizitojë. Më thyet zemra akoma më shumë për pacientët që në kohë kaq të vështirë ndodhen të vetëm në spital, pa pasur pranë të dashurit e tyre tu mbajë dorën dhe tu japin kurajo të vazhdojë të luftojë. Prandaj përpiqem t’u qëndroj afër pacientëve të mi, u flas shpesh herë, jua shtrëngoj dorën fort për t’i dhënë sado pak shpresë… U shkruaj fjalë kurajuese në dritaren e dhomës me shpresën që kur te zgjohen t’i lexojnë ato fjalë dhe të kuptojë që nuk janë aty vetëm. Por jemi ne që po luftojnë bashkë me ta çdo ditë.

Si u ndjetë kur ju dhanë detyrën se ju do te jeni në vijën e parë të Frontit të Luftës?

Në fillim ishim të gjithë shumë të frikësuar. Frika më e madhe ishte nga panjohuria e këtij virusi. Çdo ditë nxirrnin protokolle të reja, trajtime të reja. Ndiheshim tamam sikur ishim të dërguar në luftë të papërgatitur, pa armë mbrojtëse, pa imunitet. Nuk jemi mësuar të mos dimë shumë rreth një sëmundje. Zakonisht jemi shumë te përgatitur për çdo rast qe na vjen në spital. Por kësaj here ishte ndryshe. Doktorët, infermierët, menaxherët e spitalit ishin të gjithë të paditur për çka na priste. Kemi qarë përpara dhe pas pune me frikën se të gjithë do sëmureshim dhe do ishim një viktimë tjetër e këtij virusi vdekjeprurës. Por frika s’mundi te më ndalonte luftën e palodhshme. Kam shkuar ne punë madje dhe ditët që nuk isha e caktuar për të punuar, për të ndihmuar stafin sepse shumë infermierë u sëmurën.

Mund të na tregoni një ndër episodet e dhimbshme që keni pasur këto kohë ne spital?

Një nga historitë më prekëse që më ka ndodhur gjatë kësaj periudhe ka qenë humbja e një infemiereje nga lufta me virusin. Kemi humbur shumë pacientë nga ky virus, dhe çdo humbje jete dhëmb shumë, por vdekja e infermieres sonë ka dhembur pak më ndryshe. Kemi luftuar ditë e net pa pushim me javë të tëra për ta shpëtuar, por nuk mundi t’ia dalë dot. Ajo punonte si infermiere dialize duke u kujdesur për pacientë të sëmurë me Covid-19 që kishin probleme me veshkat dhe drejtonte makinerinë që pastronte gjakun e tyre. Ishte 65 vjeçe dhe shumë e kujdesshme me ushqimin dhe fizikun e saj. Burri i saj i ishte lutur te mos shkonte në punë gjatë kësaj periudhe por ajo si çdo infermiere tjetër që nuk dorëzohet kundra asgjëje vazhdoi të punonte çdo ditë. Mendonte se ishte imune ndaj këtij virusi. Fundja, kishte luftuar kundër kancerit ne vitin 1989 dhe e kishte mundur atë sëmundje të tmerrshme. Prandaj dhe këtë virus se kishte fare frikë. Por fatkeqësisht u largua nga kjo botë e rrethuar nga infermierë dhe doktorë të maskuar nga koka në këmbë si aliena, pa u përshëndetur me bashkështorin dhe vajzat e saj, pa u dhënë lamtumirën e fundit. Në orët e fundit më kishte afër mua. Qava me të dhe unë, i thashë se vajzat, bashkëshorti, shoqëria dhe ne ishim të gjithë krenarë për luftën që ajo me aq madhështi luftoi. Ato momente kuptova se jeta është vërtetë e shkurtër dhe vdekja është e shpejtë. Prandaj jeto çdo minutë me dashuri dhe lumturi pranë njerëzve që të do dhe të bëjnë të lumtur.

Keni pasur pacientë shqiptare në spitalin tuaj?

Kam pasur pacientë shqiptarë disa herë më përpara, por gjatë kësaj periudhe të infektuar me koronavirus s’kam pasur asnjë akoma. Gëzohem shumë kur kam pacient shqiptar. Kur nuk jam unë infermierja e caktuar për atë pacient, kërkoj me çdo mund të më ndërrojnë detyrën që të kujdesem vete për pacientët shqiptar. Unë gjithmonë jap maksimumin tim për çdo pacient, por kur kujdesem për një pacient të gjakut tim, është pak me ndryshe, luftoj pak më fortë, thyej ca rregulla për t’i bërë të ndihen si kur janë në spital shqiptar dhe jo në vend të huaj.

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptare, por dhe si infermiere?

Ndihem shumë krenare për punën që Ministria e Shëndetësisë, doktorët dhe infermierët shqiptarë kanë bërë në Shqipëri duke qenë se rastet në Shqipëri kanë qenë shumë te pakta krahasuar me shtetet e tjera të Evropës. Kjo tregon se shqiptarët i kanë respektuar rregullat e distancimit social. Më ka bërë krenare në veçanti dërgimi i infermierëve shqiptarë në Itali. Do doja shumë të isha dhe unë një ndër ata infermierë. Por duke qenë se New Yorku ka qenë epiqendra e virusit, duhet të qëndroja dhe luftoja për qytetarët të prekur këtu. Ndihem shumë e lumtur dhe krenare për veten që kam një profesion të tillë që më jep mundësinë të jem pjesë e frontit luftarak kundra këtij virusi.

Mendoni se ky virus do te zhduket së shpejti?

Unë thjesht lutem dhe shpresoj që virusi të zhduket. Në spitalin tim rastet e njerëzve të infektuar janë pakësuar, por askush nuk e di ç’të pret në ditët ne vazhdim. Mesazhi im për të gjithë ata që lexojnë këtë intervistë është të vazhdojnë të jenë ende vigjilentë dhe praktikojnë distancimin social, veshjen e maskës në vendet publike dhe larjen e shpeshtë të duarve.

Si i ngjitët shkallët e karrierës për të arritur këtë sukses në Amerikë?

Ka qenë një rrugë shumë e vështirë për të arritur këtu ku jam sot. Arma ime më e fortë ka qenë mbështetja e familjes, veçanërisht e mamit. Çdo sukses timin ja dedikoj nënës time. Gjithmonë më inspiron që mundem të arrij gjithçka në jetë. “Asgjë në këtë botë nuk është a pa arritshme nëse ke pasion dhe punon fort” – më thotë gjithmonë. I besoj verbërisht fjalët e saj sepse e kam vërtetuar duke arritur gjithçka c’kam dashur dhe ëndërruar deri më sot.

E kishit ëndërr te punonit në shëndetësi?

Jo, në fakt kur isha e vogël isha më shumë e dhënë pas artit dhe kërcimit. Shkruaja shumë poezi dhe kam publikuar librin tim të parë në moshën 12 vjeçare. Ëndrra për t’u bërë doktoreshë lindi kur shoqja ime e ngushtë, Denisa Pirra u diagnostikua me kancer. I premtoja shpesh asaj se do të gjeja një mënyrë ta sillja në Amerikë, pikërisht te spitali ku punoj sot për ta kuruar. Fatkeqësisht ajo vdiq para se unë të vija në Amerikë. Qe prej atij momenti i premtova vetes që do shkoj në Amerikë, do studioj mjekësi dhe do jem pranë njerëzve që luftojë me kancerin dhe unë do luftoj bashkë me ta në çdo hap të betejës. Rrethanat e asaj kohe, më detyruan që të vazhdoja shkollën e infermierisë fillimisht. Edhe pse jam shumë e lumtur me profesionin e infermieres këtu në New York, ëndrra për të qenë doktoreshë nuk m’u shterr kurrë. Madje duke punuar këto gjashtë vjet pranë doktorëve, pasioni për vazhdimin e mjekësisë më është shtuar më tepër. Tani jam duke punuar si infermiere dhe duke vazhduar studimet për t’u futur në shkollën e mjekësisë. Shpresoj që një ditë mund të realizoj ëndrrën për te cilën erdha në Amerikë.

Kur keni ardhur në Amerikë?

Kam ardhur në Amerikë në vitin 2007 si studente dhe kam vazhduar vitin e fundit të gjimnazit në Seattle, WA State duke jetuar në një familje amerikane. Pas diplomimit të gjimnazit lëviza në New York City me dy motrat e mia ku fillova dhe shkollën e infermierisë. Prindërit u bashkuan me ne mbas katër vitesh. Tani jetojmë të gjithë bashkë në Staten Island. / Illyria