“Meshari” i Buzukut, lexuar sipas shënimeve për gjuhën shqipe të Eqerem Çabej

E premte, 19 Prill, 2024

Si ishte gjuha shqipe 5 shekuj më parë? Si komunikonin shqiptarët me njëri-tjetrin? Këto janë pyetje që shumë pak dokumente mund t’ju japin një përgjigje. Sigurish një prej tyre është “Meshari i Gjon Buzukut”, jo vetëm një dëshmi se si shkruhej gjuha shqipe përpara 500 vitesh por edhe e para vepër e shkruar në gjuhën shqipe.

Sot një lexues i zakonshëm e ka pothuajse e pamundur për të lexuar këtë tekst të vjetër të gjuhës shqipe, ndaj gazetari Plator Gashi është përpjekur të sjellë një variant më të kuptueshëm të mesharit. Ambasador i Wikitongues, organizatës jo-fitimprurëse amerikane që synon të dokumentojë të gjitha gjuhët në botë, ka publikuar së fundmi një video ku lexon një pjesë teksti nga Meshari i Gjon Buzukut (1955).

Gashi thotë se i është përmbajtur shqiptimit të gjuhës shqipe së shekullit XVI, dhe se është bazuar në transkriptimin fonetik të veprës nga gjuhëtari Eqrem Çabej, duke marrë parasysh edhe shënimet e tij shtesë lidhur me gjuhën e Gjon Buzukut.

“Natyrisht, një përfaqësim besnik i shqiptimit të atëhershëm është mjaft i vështirë sot, meqë nuk kemi vepra të tjera të mëdha në gegën e atij shekulli për krahasim të mirëfilltë (vetë krahina e prejardhjes së Buzukut është ende e paqartë)”, sqaron Plator Gashi duke shtuar se ka ende paqartësi rreth shqiptimit dhe mosshqiptimit të grafemave të përdorura nga Buzuku.

Buzuku nisi ta shkruajë librin Meshari më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Kjo vepër u zbulua rreth 1743 nga Imzot Gjon Kazazi. Ishte pikërisht ai që e pagëzoi me emrin Meshari. Vendosi të njoftonte menjëherë përmes një letre At Gjergj Guxetën, rektorin e seminarit arbëresh të Palermos. Pas pothuaj një shekulli, letra e Kazazit dërguar Guxetës u shpluhuros nga Imzot Giuseppe Crispi.

Pas një fushate kërkimore që nisi më 1909, u rizbulua nga peshkopi arbëresh Pal Skiroi. Skiroi lajmëroi të përkohshmet e kohës se do t’i bënte një studim veprës që më pas ta rishtypte, lajm ky që bëri bujë dhe shtyu françeskanët në Shkodër që të porositnin tri kopje fotografike. Më 1930 P. Justin Rrota solli kopjen e parë fotografike të librit në Shqipëri, dhe qe ndër studiuesit e parë të veprës.

Në këtë video jemi përpjekë, me ndihmën e ni mikut, me e paraqitë ni lexim të Mesharit të Gjon Buzukut me shqiptimin e shqipes së shekullit XVI. Shqiptimi osht i bazum në transkriptimin fonetik të veprës nga i jashtëzakonshmi Eqrem Çabej, duke i marrë parasysh edhe shënimet shtesë të tij lidhun me gjuhën e Buzukut. Natyrisht, nji përfaqësim besnik i shqiptimit të atëhershëm osht mjaft i vështirë sot, meqë nuk kemi vepra të tjera të mëdha në gegën e atij shekulli për krahasim të mirëfilltë (vetë krahina e prejardhjes së Buzukut osht ende e paqartë). Madje, ende ka paqartësi rreth shqiptimit dhe moshqiptimit të grafemave të përdoruna nga Buzuku. Sidoqoftë, nji përpjekje të tillë nuk kam hasë deri tash, andaj do t'i gëzohesha çfarëdolloj kritike apo këshille në mënyrë qi me i përmirësu përpjekjet e radhës.In this video, I, along with a friend of mine, have endeavored to bring forth a reading of Gjon Buzuku's Missal in 16th century Albanian pronunciation. I based my pronunciation on the phonetic transcription worked out by the outstanding Eqrem Çabej, while also following his further notes on Buzuku's language. Of course, a faithful representation of the pronunciation of that time is difficult to reproduce today, considering that we lack other extensive works from that century in order to compare them. Even today there are uncertainties regarding the pronunciation or omission of certain graphemes used by Buzuku. In spite of this, I have not encountered a reading like this before, and I would happily accept any criticism or feedback in order to improve further attempts.

Gepostet von Plator Gashi am Montag, 18. Mai 2020