Greqi / Mjeku Skerdilajd Agalliu: Nga sfida elektorale në luftën kundër Covid-19

E enjte, 25 Prill, 2024

Në reanimacionin e spitalit emblematik të Athinës “Ipokratio” përballet me Covid-19  ndihmësmjeku Skerdilajd Agalliu. Pandemia nuk ka ndryshuar asgjë në rutinën e personelit mjekësor, vështirësitë mbeten të shumta, pushimet të pakta, lodhja e madhe. Një nga mbrëmjet e fundit, një paciente e moshuar dhe mjaft e irrituar greke pyet vazhdimisht për situatën e saj. Skerdi, siç e njohin të gjithë në Athinë, gjakftohtë e sqaron me detaje. Por emri i huaj në kartelën e uniformës thjesht ashpërson debatin: “Ti je i huaj, dua një grek, ku janë grekët këtu?” Kolegu grek shfaqet dhe pa hezitim i jep pacientes përgjigjen e merituar: “situata është siç e sqaroi kolegu im, nuk ka asgjë për të shtuar”. Ky ishte i vetmi incident që kujton Skerdi, kur e pyesin nëse ka ndjerë racizmin në Greqi. Në moshë tepër të re, vetëm 25 vjeç e me tone gjithmonë të ulta, shënon risitë e radhës, të mjaftueshme për t’a konsideruar tashmë ndër përfaqësuesit më të denjë të komunitetit shqiptar në Greqi.

***

Ka lindur në Tiranë në vitin 1995, por vitet e vegjëlisë i kaloi në Fier. Në Greqi jeton nga viti 2002, ndërsa përfitoi shtetësinë greke në vitin 2017, me kuadrin ligjor 3838/2010, të njohur si “ ligji Ragusi”. Skerdi ishte ndër të rinjtë e zënë “ngërç” me ligjin që u dha shtetësinë greke fëmijëve të emigrantëve, të lindur apo arsimuar në Greqi, e që u konsiderua antikushtetues për disa vite, pas një padie nga ekstremistët e djathtë grekë.

Në zgjedhjet për pushtetin lokal të 26 majit 2019 rreshtohet në grupin e Rena Dhuru të partisë së majtë “SYRIZA”, për Prefekturën e Atikës. Fushata elektorale e Skerdit është ndryshe, nuk investon aspak në një imazh virtual, por preferon terrenin. Çdo ditë flet me njerëzit, fiton mbështetje me argumenta dhe arrin numrin më të lartë të votave nga çdo kandidat tjetër shqiptar. Viti 2019 ishte dhe i pari në historinë e këtij komuniteti, me një prezencë të fuqishme në zgjedhjet e trefishta: për pushtetin lokal, parlamentare greke dhe europarlamentare. Rezultati i entuziazmon të gjithë, akoma dhe ish-kryeministrin grek Aleksis Cipras, ndërsa vetë Skerdilajdi reagon me modesti, duke refuzuar kandidaturën për deputet në zgjedhjet e 7 korrikut 2019: “Jam shumë i ri, është koha të përqëndrohem në profesionin tim”. Karriera politike pret, ndërsa mbetet një aktivist me kontribut të shquar në shoqatën e rinisë shqiptare në Greqi si dhe në partinë e majtë radikale “SYRIZA”.

Me objektivat e deritanishme, të realizuara hap pas hapi, pas studimeve në universitetin shtetëror T.E.I. të Athinës për Ndihmësmjek dhe dy kontratave 6-mujore në spitalin shtetëror “Kryqi i Kuq”, emërohet me procedurën e testimit në sektorin publik mjekësor të vendit, me post në reanimacionin e spitalit të madh “Ipokratio”. Punësimet e përhershme në sektorin publik grek jo vetëm që janë një privilegj i vendasve, por vitet e fundit të krizës së thellë ekonomike, kontratat ishin një luks i harruar edhe nga ata. E megjithatë, Skerdilajd Agalliu, atëherë vetëm 24 vjeç, arriti të bënte ëndrrën realitet! Ndërsa është bërë e natyrshme që në këtë pikë të referohemi dhe në mbështetësit grekë, nunët apo miqtë e familjes që i hapën rrugën, kjo pjesë thuajse e pandarë e realitetit integrues, pa politika të posaçme qeveritare, thjesht me dhuntitë e fatin e secilit në Greqi, as të tillë nuk ka në rastin e Skerdit. Rrugëtimin e egër të emigracionit e përballon që thuajse 8 vjeç, pa patur kurrë komplekse të kota dhe jo, nuk është pagëzuar Ortodoks.

“Skerdi” i familjes, shokëve, shqiptarëve a të huajve, krenar për identitetin e tij të pamohueshëm, i vetëdijshëm për gjithçka është e përfaqëson, shpaloset në një intervistë me zemër të hapur

Le të fillojmë nga hapat e para në Greqi, kur filloi aventura e emigracionit për ty?

Kam ardhur në Athinë në 19 tetor të vitit 2002. E mbaj mend si tani, nuk do e harroj kurrë atë ditë! Unë isha në klasën e dytë fillore, motra e vogël foshnje, jetonim në Tiranë me mamin, ndërsa babai punonte prej kohësh në Athinë e mesa mësova më vonë, na kishte siguruar leje qëndrimi për bashkim familjar. Në fakt, babai më la foshnje, ndante kohën mes Athinës e Tiranës për shumë vite, derisa siguroi dokumentat, se nuk donte të kalonim nga malet. Më kujtohet që kalova kufirin me çantën e shkollës plot me libra, se më gënjyen gjoja do vizitonim për pak ditë babin…

U mërzite kur të zbuluan të vërtetën?

Vetëm u mërzita? Nuk doja të shkoja në shkollë, më kushtoi shumë, dy muaj u mori prindërve të më bindin të shkoj në filloren e lagjes Eksarhia. Pas pak kohësh lindi dhe vëllai, u bëmë 3 fëmijë dhe jeta kishte një tjetër rutinë. Por fillimi ishte shumë i vështirë, nuk dija gjuhën, ndjehesha i huaj, ëndërroja rikthimin në Fier. Vetëm kur u transferuam në lagjen ku jetoj dhe sot, në Gjizi, e bëra disa shokë shqiptarë u qetësova dhe më në fund u ambjentova.

Gjatë viteve të shkollës ke ndjerë racizëm apo ke përjetuar ndonjë episod të tillë?

Unë isha nxënës i mirë dhe korrekt dhe nuk më kanë trajtuar kurrë keq në shkollë, përkundrazi mësuesit dhe nxënësit më respektonin gjithnjë dhe shumë, madje. Përveç një rast, që kur e kujtoj qesh me veten. Një ditë u shfaqa në shkollë me një bluzë të kuqe me flamurin shqiptar, sepse skuadra e kombëtares së futbollit kishte fituar një ndeshje, po krejt të parëndësishme ama, me Slloveninë. E megjithatë unë u gëzova shumë dhe në mëngjes u nisa me simbolet. Një nxënës grek reagoi disi, sikur më kërkoi llogari se si guxoj të qarkulloj me simbole të tilla dhe unë nga inati e zhdëpa në dru. Po dru ama! Nuk më ka ndodhur diçka tjetër…

Po në ambjentin e punës si janë marrëdhëniet, me kolegët, eprorët, pacientët?

Unë jam Skerdi, nga emri në kartelën e uniformës duket që jam i huaj, në disa raste kam ndjerë habinë e pacientëve, por shumica e tyre janë të stresuar me gjendjen shëndetësore apo janë të moshuar dhe shpërthejnë lehtë. Më ndodhi këtu në reanimacionin e spitalit “Ipokratio” një e moshuar të më kërkojë një grek të sqarohet. Patjetër, i thashë, të sjell unë një grek tani. Kolegu im i tha “shumë mirë të sqaroi Skerdi edhe turp të kesh për atë që i the” dhe e la sërish në duart e mia. Këto janë gjëra normale, rastet që trajtojmë ne janë të rënda e nuk ka hapësirë për debate të tilla.

Këmbëngul dhe ti e kupton arsyen: për të dhënat e Greqisë, të bësh karrierë e madje në sektorin publik me emrin Skerdilajd Agalliu nuk është paksa paradoksale? Apo janë tabu të një së kaluare pakthim, tashmë, që po mbulohet nga pluhuri i historisë?

Nuk më preokupon aspak kjo gjë. Po, kam konstatuar se njerëzit janë kuriozë, reagojnë sapo e dëgjojnë, akoma dhe sot gjatë turnit më pyesnin pacientët e rinj, nga vjen ky emër? Por asgjë më tepër se kuriozitet, ky jam unë dhe kaq.

Mjekësia ishte dëshirë, rastësi apo e vetmja alternativë e mundshme?

Gjithmonë më pëlqente profesioni i ndihmësmjekut, kur dhashë provimet Panhelenike pas maturës ishte zgjedhja ime e parë dhe këmbëngula shumë për Institutin e Lartë Teknologjik të Athinës, në këtë degë, asnjë tjetër. Por paralelisht kisha gjithmonë në mendje sakrificën madhore të prindërve të mi, braktisën punët komode në atdhe për të na siguruar neve një të ardhme më të mirë. E vetmja gjë që kërkojnë nga tre fëmijët e tyre është të kenë një profesion dinjitoz, një jetë sa më cilësore, jo me punë krahu, siç u detyruan ata papritur të bëjnë për të na rritur e studiuar. Kështu zgjodha një drejtim që e kam pasion, por edhe nuk të braktis kurrë. Po ashtu, motra ime vjet fitoi të drejtën e studimit në Universitetin e Athinës, për Filologji Greke. Vitin tjetër do konkurojë dhe vëllai i vogël. E gjithë familja jemi në një përpjekje të vazhdueshme investimi në një të ardhme më të mirë,  por gjithmonë bazuar në pasionet e zgjedhjet tona, pa ndikim e urdhëra, vetëm me mbështetje të vazhdueshme.

Sa i lehtë është punësimi në sektorin publik grek?

Unë zgjodha rrugën ligjore, u diplomova dhe ndiqja shpalljen e vendeve vakante, bëra dy kontrata 6-mujore në spitalin shtetëror “Kryqi i Kuq” ndërsa me testimin e para një viti fitova emërimin e përhershëm në spitalin “Ipokratio”.

Thuajse paralelisht me emërimin tënd arrin në Greqi dhe Covid-19. Si e përjeton këtë situatë tani që je në frontin ballor? Ke patur kontakt me pacientë të infektuar dhe në përgjithësi, çfarë ka ndryshuar këto muaj?

Po, patjetër që kanë ndryshuar shumë me Covid-19, me emergjencën e shkaktuar oraret janë tejzgjatur, kemi humbur pushimet e javës dhe as nuk e dimë më nëse dhe kur do marrim leje sivjet.

Normale që kam patur kontakt e kam kuruar pacientë të infektuar nga koronavirus, në spitalin “Ipokratio” kishte dhe personel mjekësor të prekur nga pacientë pa simptoma. Unë jam specializuar për virusin, por jam dhe në reanimacion, në rastet e rënda, kemi pacientë në intubim, kështu që masat mbrojtëse dhe uniformat tona janë të sigurisë së lartë. Fillimisht, isha vendosur në urgjencën e spitalit, por kur u mbyllën me urdhër qeveritar, sa ndihmësmjekë, infermierë e personel ishim në gjendje më të mirë shëndetësore e më të rinj, kaluam direkt në reanimacion.

Si funksiononi, çfarë udhëzimesh keni për pacientët me Covid-19, pasi është një virus akoma pa terapi…?

Në spitalin “Ipokratio” trajtohen sëmundje të ndryshme, pacientët në reanimacion nuk vijnë se janë infektuar nga koronavirus, por ne sapo arrijnë i testojmë nëse janë pozitivë apo jo. Pacientët e dyshuar për Covid-19 tashmë kalojnë nga hyrje e posaçme e spitalit, ku i presim ne, stafi i posaçëm, bëjmë testimin për institutin Paster, vizitën përkatëse sipas protokollit dhe fillon terapia në katër pavionet përkatëse të caktuar këto muaj. Si terapi përdorim paracetamol dhe ilaçe apo oksigjen për frymëmarrjen. Nëse situata e tyre përkeqësohet ndjeshëm, atëherë kalojnë në spitalet referuese të Athinës, kryesisht në “Sotiria” për problemet e mushkërive.

Covid-19 përveç problemeve shëndetësore, ka shkaktuar dhe shumë panik. Ti ke frikë?

Të gjithë kishim frikë e ankth për sa kohë dëgjonim për pandeminë në lajme, po e gjithë kjo mori fund sapo u përballëm me pacientët e parë. Nëse merr të gjitha masat mbrojtëse, nuk ka asnjë shans të rrezikohesh. I vetmi problem me të cilin përballemi është vështirësia në frymëmarrje nga dy maskat dhe syzet që jemi të detyruar të mbajmë gjatë gjithë turnit. Uniforma është kaq strikte saqë nuk qarkullon lehtë, ndërkohë që është mëse e nevojshme të dalësh nga sallat shumë shpesh për t’u ngopur me ajër, por kjo nuk është e lehtë sepse nuk ka fare kohë. Më ka ndodhur të më merren mendtë, të mos qëndroj dot në këmbë, atëherë e kuptoj që përqindja e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit që thith është e njëjtë dhe duhet të largohem, të marr pak ajër, e megjithatë përpiqem të bëj kurajë, të mos dorëzohem. Që të bëj sa më të qartë dallimin e madh, uniformat për mbrojtjen nga koronavirus nuk përdoren as në reanimacion, pasi aty mbrojmë pacientët nga mikrobet, por jo vetveten nga pacienti, ky është ndryshimi madhor që ka trajtimi i këtij virusi.

Mendon se Greqia mori masat e duhura për mbrojtjen e qytetarëve, por edhe për stafin mjekësor?

Qeveria e karantinoi popullin në kohën e duhur dhe kjo ndihmoi mjaft, fitoi shumë kohë. Por nëse paketa për stafin mjekësor spitalor është e duhura dhe e mjaftueshme, kjo do të duket nga shtatori, po të kemi një fluks të dytë të infektuarish. Arsyeja e karantinës ishte të eliminohej presioni në sistemin shëndetësor, pasi kriza ekonomike e ka rënduar së tepërmi e nuk do i përballonte dot shifrat e larta. Përsa i përket uniformës apo pajisjeve mbrojtëse, jemi mëse të sigurtë, stafi mjekësor që u infektua në Greqi ndodhi vetëm nga pacientë pa simptoma, në spitale jo referuese të virusit. Tashmë, kudo janë të detyruar të marrin masa paraprake e të gjithë pacientët konsiderohen se janë pozitivë me Covid-19, pavarësisht sëmundjeve të tjera. 

Një pyetje e fundit, shumica e të rinjve shqiptarë me diplomë universitare e shtetësi greke u larguan vitet e krizës. Ti ke menduar të aplikosh në vendet perëndimore, ku avantazhet janë shumë më tepër?

Po, deri dhe një vit më parë e kam menduar dhe unë shumë seriozisht këtë opsion. Por, pasi u stabilizova me punë në sektorin publik grek, e duke menduar familjen dhe shoqërinë time, nuk ishte më një alternativë e preferuar. Rroga shtetërore greke është akoma dinjitoze dhe fikse, kështu që mendoj se mund të hedh këtu themelet për një jetë sa më të ekuilibruar. Me shumë punë e përpjekje, natyrisht, por duke balancuar dhe çdo aspekt tjetër të domosdoshëm për njeriun.