Arbëresh / Kongresi i parë Gjuhësor Shqiptar i vitit 1895 në Koriliano

E premte, 19 Prill, 2024

Nga më i vjetri shkrim shqip i vitit 1167, i zbuluar nga historiani Nicolae Jorga në dorëshkrimet e Bibliotekës ”Laurentiana” në Firence (Ashburnham 1167 Lauren­tiana) (Hasan Aliaj “Rrenjet” Nr. 17. 2019) dhe deri në Kongresin e Manastirit 1908, patriotët shqiptar kanë bërë përpjeke titanike për të ruajtur pastërtinë e gjuhës tonë amëtare. Ka shumë veprimtari të organizuara për këto qëllime të larta, janë hartuar shumë alfabete, janë lënë dorëshkrime të shkurtra e të gjata dhe plot vepra. Ndërmjet veprimtarive të shumta e të rëndësishme janë dhe kongreset e patriotëve arbëreshë, që miratuan alfabetin shqip me germa latine dhe kontributi i patriotëve shqiptare, qe organizuan kongresin e Manastirit, që miratoi alfabetin që kemi aktualisht.

Më 1 deri në 3 tetor të vitit 1895, pra 125 vjet më parë, zhvilloi punimet Kongresi i parë gjuhësor shqiptar në Koriliano Kalabro të Provincës së Kozencës, një ngjarje e rëndësishme e pasqyruar gjerësisht në shtypin italian dhe europian të kohës. Tema e këtij kongresi ishte prezantimi i aspekteve gramatikale, leksikore dhe fonetike të gjuhës shqipe, të asaj gjuhe të lashtë, të ëmbël e melodioze, që arbëreshët e ruanin dhe e kultivonin me dashuri dhe patriotizëm shembullor.

Kongresi i zhvilloi punimet në mjediset e gjimnazit Garopoli te Korilian-Kalabro dhe morën pjesë 25 kongresistë gjuhëtar, shkrimtar, poetë, gazetar dhe klerikë të shquar të kishës arbëreshe. Ky aktivitet shkencor e gjuhës or dhe patriotik u ndoq nga afer nga 500 pjesmaarres te ardhur nga komuna te ndryshme te Kalabrise, Kampanjes, Pulias dhe Siçilise.

Si kuptohet, aktiviteti i parë tekniko-gjuhësor dhe patriotik, në krijimin e alfabetit, për shkrimin e gjuhës shqipe dhe para Kongresit të Manastirit (më 14 – 22 nëntor 1908), ishte kongresi i Koriliano – Kalabro, me pjesëmarrjen e 25 arbëreshëve shqipfolës, të cilët hartuan dhe miratuan alfabetin e gjuhës shqipe me grafema latine.

Me 2 tetor 1895, pjesëmarrësit në Kongresin e Koriliano miratuan themelimin e Shoqërisë Kombëtare Shqiptare, statutin dhe këshillin drejtues:

Kryetar nderi: Jeronim De Rada,

Nënkryetar: Pietro Kamodeka, Anselmo Lorekio dhe Akile Toçi.

Në artikullin 1 të Satutit theksohet:

“Asht themelue nji Shoqni Kombëtare Shqiptare, e cila do të përkujdeset:

  1. a) Për njisimin e nji alfabeti të vetëm
  2. b) Për përpilimin e një fjalori
  3. c) Për përpilimin e abetares në gjuhën shqipe
  4. d) Për botimin e një reviste italo – shqiptare
  5. e) Për të fillue marrëdhëniet me Mamën – Atdhè.

Kongresi përshtati alfabetin e gjuhës shqipe që kishte përdorur Jeronim De Rada në vitin 1848 në gazetën “L’albanese d’Italia – shqiptari i Italisë”, në vitin 1888 në gazetën “Fiamuri i arbërit” që botohej në Kozenca, si dhe në shtypjen e “Rivista italo –albanese” me nëntitullin “Illi i arbresvet – Ylli i arbëreshëve” me drejtor Anotnio Argonizza.

Alfabeti i Koriliano përmbante 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore, që i përkonin tingujve të gjuhës së folur në dialektin arbëresh:

Zanoret: a, e, i o, u, è, ë

Bashkëtingëlloret: b, c, d, f, g, j, l, m, n, p, q, s, t, v, x (si në italisht) dhe

gj, gh (e egher – e egër), h (herë), ň (një), r, rh – rr, ŝ (sh), k – q,

dh – δ , th – θ, z – ζ (Zot), sg – zh.

Si kuptohet nga struktura e alfabetit, gjuhëtarët arbëreshë ishin të ndikuar nga italishtja, si gjuhë e të folurës së përditshme në mjedisin shoqëror ku jetonin, andaj huazuan germa nga italishtja, kësisoj ne vend të germës “k” përdorën “q”, për “nj” morën “ň” nga spanjishtja etj.

Për tingujt e gjuhës së folur arbëreshe, kongresistët huazuan dhe gërma të veçanta, p.sh shtuan germën è me theks si gjuha frënge, përdorën gërmen “ë”, për tingullin Z huazuan germën greke ζ, për bashkëtingëlloret dyshe “dh” përdorën grafemën greke δ; ndërsa për tingullin “th”, grafemën greke θ.

Alfabeti i Koriliano, ishte përshtatur dialektit arbëresh të gjuhës shqipe, andaj u përdor nga autorët arbëreshë në shumë vepra letrare, në tekstet mësimore për kolegjin e Shën Adriano, në shtypin arbëresh të kohës dhe në shumë vepra të botuara pas kongresit.

Në vitin 1896 u mblodh kongresi i dytë i gjuhës shqipe në Lungro, ku u miratuan aktivitetet e kryera gjatë një viti dhe njëkohësisht u miratua statuti i Shoqnisë Kombëtare Shqiptare (Associazione Nazionale degli Albanesi).

Alfabeti i miratuar në Kongresin e Koriliano, mbijetoi 13 vjet, deri sa u miratua alfabeti i unifikuar dhe i standardizuar në Kongresin e Manastirit, në viti 1908.

Pjesëmarrësit në Kongresin e Koriliano Kalabro, hartuan dhe miratuan abetaren e gjuhës shqipe.

Në vitin 1896, Anselmo Lorekio (avokat, poet, gazetar dhe shkrimtar arbëresh), në zbatim të detyrave të kongresit të parë të gjuhës shqipe, botoi abetaren shqipe, ndërsa në vitin 1897 botoi gazetën në gjuhën shqipe “La nazione albanese”.

Në vitin 1899, në Kolegjin e Shën Adriano filloi rregullisht mësimi i gjuhës shqipe, ku Jeronim De Rada shkonte tre ditë në javë për të dhënë mësime në gjuhën shqipe. Edhe pse i moshuar, De Rada udhëtonte në këmbë nga San Demetrio deri në Shën Adriano për t’iu mësuar djelmërisë arbëreshe gjuhën e bukur shqipe.

Kongresi i Manastirit (1908), e unifikoi dhe e standardizoi alfabetin, kësisoj, u shtua zanorja Y, u hoq zanorja è– e theksuar dhe u strukturuan bashtingëlloret dyshe gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh.

Kjo histori përpjekjesh dhe aktiviteti intensiv intelektual dhe patriotik, për të ruajtur gjuhën tonë të lashtë, duhet të frymëzojë brezat e rinj, sidomos ato në emigrim, që t’i u mësojnë fëmijëve të flasin, të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën e bukur shqipe, pra të hapen shkolla shqipe kudo ku banojnë shqiptarët në emigracion, sidomos në Greqi, Itali, Gjermani, Zvicër, Austri, Spanjë, Suedi, USA, Kanada, Francë, Gjermani e deri në Australi dhe Zelandën e Re.

E theksoj këtë këshillë, pasi po ndodh një dukuri e pakëndëshme, sepse disa fëmijë shqiptarë, kryesisht ata të lindur në dekadat e fundit në vendet e tjera ku kanë emigruar familjet shqiptare, nuk e flasin mirë gjuhën shqipe, madje disa as nuk dinë të flasin, të lexojnë e të shkruajnë në gjuhën tonë.

Në maj te vitit 1997, në Certaldo të Italisë, shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare, kur konstatoi se disa fëmijë shqiptarë, nuk dinin të flisnin shqip, u revoltua dhe i u drejtua me kritika të rrepta prindërve të tyre, të cilëve iu tha: “Fëmijët tuaj mund të mësojnë disa gjuhë të huaja, por kurrë nuk do të jenë shqiptarë të mirë, në se nuk dinë gjuhën amëtare. Mësojuni fëmijëve gjuhën e bukur shqipe, gjuhën tonë të pasur dhe të mrekullueshme”.

Një ngjarje e njëjtë i kishte ndodhur mendjendriturit Faik Konica në vitin 1900 dhe Ai i revoltuar shkruajti: “Këta që kanë patur mjaft durim për të mësuar gjuhë të huaja, a s’mundin, për dashuri të Shqipërisë, të kenë mjaft durim dhe të përpiqen të mësojnë sa më mirë e më kulluar edhe gjuhën e tyre amëtare?”

Nga Lutfi Alia