Europa dëshiron të hapë kufijtë e brendshëm për turizmin para fillimit të verës. Kështu deklaruan sot ministrat e Jashtëm të BE-së.
“Është e rëndësishme që qytetarët jo vetëm të udhëtojnë lirisht në Europë, por edhe të kthehen të sigurt në shtëpi”, theksuan ministrat në një deklaratë të përbashkët .
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, zhvilloi një video-konferencë me homologët e tij nga Spanja, Italia, Austria, Greqia, Kroacia, Portugalia, Malta, Sllovenia, Qipro dhe Bullgaria (të gjitha destinacione të njohura pushimesh nga gjermanët), për të diskutuar lehtësimin gradual të masave të vendosura kundër përhapjes së koronavirusit.
Lëvizja ndërkufitare do të rikthehet duke u bazuar në shkallën e transmetimit të koronavirusit dhe koordinimit ndërmjet vendet anëtare të BE-së.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.