Shtëpia e Bardhë deklasifikon letërkëmbimin e vitit 1998 me Harry Bajraktarin

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Një korrespondencë që ilustron angazhimin e shqiptaro-amerikanëve për çështjen e Kosovës është bërë publike së fundi nga Shtëpia e Bardhë, e cila deklasifikon letërkëmbime e materiale që nuk përbëjnë më sekret shtetëror, nga vitet e kaluara.
Bëhet fjalë për letrën e dërguar në 7 shtator 1998, nga veprimtari i njohur dhe nënkryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) i cili shpreh revoltën e tij dhe të komunitetit që SHBA po lejon Beogradit që të organizojë qendrat humanitare për të shpërngulurit nga lufta.
Letra ka marrë një përgjigje relativisht të gjatë, nga vetë Këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Presidentit, Samuel Berger, një dukuri e rrallë që dëshmon forcën e komunitetit shqiptaro-amerikan në atë kohë. Që të dy tekstet janë tani të lexueshme nga publiku në arkivin e Shtëpisë së Bardhë. Që të dy letrat e përkthyera do të përfshihen më poshtë.
Ishte koha, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po humbiste territorin e fituar dhe qindra mijëra civilë kishin mbetur maleve e pyjeve për t’iu shmangur masakrave serbe, me dimrin që po afrohej, i ftohti dhe uria po sillte një katastrofë të paparë mbi Kosovën.
Bashkë me përkeqësimin e gjendjes, po intensifikohej edhe puna e shqiptaro-amerikanëve në Washington. Letërkëmbimi është një nga dëshmitë e panumërta të kësaj faqeje të ndritur në historinë e komunitetit shqiptar në SHBA.
Letra e përgjigjes nga Këshilltari i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare është një dëshmi e rëndësishme në disa plane.
Ajo ilustron stadin e radhës në evoluimin e politikës amerikane për Kosovën. Nuk është ende në pikën e pranimit të pavarësisë si zgjidhje, por ka ikur nga naiviteti se çështja do të zgjidhej me demokratizimin e Serbisë. Mbi të gjitha, janë nxjerrë mbi tavolinë planet ushtarake të NATO-s të mbetura në sirtar që nga koha e Bosnjes. Megjithë marrëveshjen më shumë se një muaj më vonë mes Ambasadorit Holbrook dhe Millosheviqit, ato plane nuk do të hiqeshin më nga tavolina dhe në fundit u bënë realitet.
Një tjetër element interesant është gjatësia e letrës. Harry Bajraktari nuk ishte një përfaqësues shteti dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare është një nga pozitat më të fuqishme në administratë. Detajet dhe kujdesi në hartim është dëshmi e peshës së habitshme që kishte fituar komuniteti shqiptar nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) në ato vite.
Samuel Berger e thotë copë në letër: “E di se një numër i kolegëve të mi vlerësojnë dialogun konstruktiv që kanë pasur me ju dhe anëtarë të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan në këtë çështje kyçe përgjatë muajve të fundit”.
Ai shton se “duke punuar së bashku” do të gjejnë një zgjidhje. Vërtet, NAAC dhe komuniteti shqiptar me aktivistë si Harry Bajraktari ishin të pranishëm në evoluimin e qendrimeve amerikane nga kthimi i thjeshtë i autonomisë në një vend që nuk kishin punë të ndërhynin, në një mbështetje të fuqishme për pavarësinë e një shteti që po e mbrojnë me trupat e tyre, e poi a garantojnë njohjen me diplomacinë e tyre.
Është një histori që nuk duhet harruar.
Letra nga Harry Bajraktari vijon si më poshtë:

“Për gjashtë vite me radhë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka dëgjuar me vëmendje dhe mbështetur komentet tuaja dhe të Administratës suaj lidhur me politikën e SHBA-së për krizën në Kosovë. Së fundi, morëm zemër nga premtimi juaj se Administrata nuk do të lejojë një Bosnje tjetër në Kosovë dhe nga deklarata pa ekuivoke e Sekretares së Shtetit Albright se serbët nuk do të lejohen që të bëjnë në Kosovë atë që nuk u lejohet të bëjnë më pa u ndëshkuar në Bosnje.
Duke pasur parasysh deklaratat për qëndrimet tuaja dhe besimin tonë të fuqishëm në vërtetësinë e prononcimeve tuaja, mund ta merrni me mend zemërimin e udhëheqësve dhe komunitetit shqiptaro-amerikan kur mësuam se Shtetet e Bashkuara kishin rënë dakord për të mbështetur 11 “qendra humanitare” nën organizimin dhe operimin e regjimit të Beogradit!
Nuk ka dyshim se Kosova është bërë katastrofa më e rëndë humanitare në Europë që nga Bosnja me më shumë se 400,000 burra, gra, e fëmijë të kthyer në refugjatë në vendin e tyre si rezultat i agresionit të fundit serb. Megjithatë, logjika e vendosjes së autorit të spastrimit etnik dhe farkëtuesit të brutalitetit të hapur kundër civilëve, në krye të përpjekjeve për t’i shpëtuar ata nga uria dhe ngrica, sfidon çdo imagjinatë.
Çfarë duhet të besojmë lidhur më këtë çështje? Fjalën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Sekretares së Tij të Shtetit apo veprimeve politike të ndërmarra nga Administrata? Fatkeqësisht, veprimet flasin me zë më të lartë sesa fjalët.
The New York Times, në një editorial të 7 shtatorit, e nxirrte të vërtetën në pah: ‘Të trajtosh z. Millosheviq si partner nuk është mënyrë e pranueshme për të ndihmuar të shpërngulurit… Më kyçe akoma është që të detyrohet z Millosheviq që të ndalojë të shtënat. Kjo do të kërkonte presion intensive mbi Beogradin, me një kërcënim të besueshëm me forcë ushtarake nëse është nevoja”.
Zoti President, edhe një herë ju bëjmë thirrje juve dhe Sekretares Albright që të tregoni guxim dhe rol udhëheqës në marrëdhëniet me këtë kriminel lufte, njëherë e përgjithmonë. Deri sa të njihet ky realitet dhe të veprohet në bazë të tij, me forcë dhe vendosmëri, kriza në Kosovë dhe potenciali i saj i natyrshëm për të destabilizuar mbarë rajonin, mbetet një kërcënim shumë real për interesat kombëtare amerikane.
Sinqerisht,
Harry Bajraktari

Kopje të kësaj letre u dërgoheshin edhe Sekretares Madeleine Albright, Sekretarit të Mbrojtjes William Cohen, Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Sandy Berger, Ambasadorit Richard Holbrooke, Ambasadorit Chris Hill, Ndihmës-Sekretarit të Shtetit John Shattuck, Zëvendëse-Ndihmëse-të Sekretares së Shtetit Eileen Molloy, Senatorit Al D’Amato dhe kongresistëve Chris Smith, Eliot Engel e Peter King.

Më poshtë vijon letra nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Samuel Berger, e bërë gjithashtu publike nga Shtëpia e Bardhë.

I dashur Z. Bajraktari:
Faleminderit për letrën tuaj për Presidentin që detajonte shqetësimet e komunitetit shqiptaro-amerikan për ngjarjet në Kosovë. Ne jemi thellësisht të shqetësuar me veprimet tërësisht të papranueshme të Presidentit Millosheviq, që kanë krijuar një krizë të thellë humanitare dhe politike. Po punojmë intensivisht me aleatët tanë europianë dhe me Rusinë për ta detyruar që të ndalojë menjëherë operacionet e forcave të tij të sigurisë kundër civilëve kosovarë dhe të fillojë një dialog serioz me udhëheqjen shqiptare kosovare për të gjetur një zgjidhje politike.
Politika jonë ka tre pjesë. E para, Ambasadori Christophet Hill është angazhuar në përpjekjet diplomatike në vijim për të ndaluar dhunën dhe për të nisur negociatat që do të çonin drejt një statusi të përforcuar për Kosovën me garancira për të gjithë banorët e saj. Ambasadori Hill ka mbledhur një ekip përfaqësues të shqiptarëve të Kosovës që do të negociojë dhe ka siguruar pranimin nga Millosheviqi për një koncept marrëveshjeje që do t’u jepte shqiptarëve të Kosovës një shkallë vetëqeverisjeje që do të rishikohej pastaj në 3 apo 5 vjet.
Së dyti, po ndërmarrim hapa për të rritur thelbësisht ndihmën humanitare për kosovarët që po vuajnë. Duke punuar ngushtë me Komisionin e Lartë për Refugjatët të Kombeve të Bashkuara si dhe agjensi të tjera humanitare, po bëjmë çdo përpjekje që t’u sigurojmë kosovarëve të shpërngulur strehim, ushqime, dhe barna mjekësore përpara se të fillojë dimri i ashpër. Presidenti ka autorizuar së fundit 20 milionë dollarë shtesë për ndihmë emergjente.
Elementi i tretë në politikën tonë, përqendrohet në rolin e NATO-s për të stabilizuar rajonin dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s sapo kanë shqyrtuar planet ushtarake të NATO-s dhe kanë rënë dakord që forca të nevojshme duhet të identifikohen dhe përgatitur për aksion të mundshëm. Kjo duhet të dërgojë një sinjal të qartë se sfida e vazhdueshme e Serbisë ndaj të drejtës ndërkombëtare rrezikon të marrë përgjigje nga NATO.
Dua të përgjigjem edhe për shqetësimin tuaj specifik dhe t’ju siguroj se politika jonë nuk do të mbetet në dorë të vullnetit të mirë të Millosheviqit. Sulmet e fundit serbë kundër pikërisht “pikave të kthimit” që vetë Serbia kishte caktuar [për civilët] shërbejnë vetëm për të përforcuar atë çfarë të gjithë e dimë tashmë shumë mirë: se asnjë marrëveshje me Millosheviqin nuk mund të shihet si e besueshme; ne duhet të verifikojmë në mënyrë të pavarur sesa është përmbushur çdo premtim i tij.
Në këtë kuptim, politika jonë humanitare nënvizon një rrjet të zgjeruar shpërndarjeje për ndihmën sesa nxitje për t’u kthyer në zona të pasigurta. Ne po i afrojmë operacionet humanitare afër vendodhjeve të personave të shpërngulur, që do të zvogëlonte vonesat nga postoblloqet, do të shtonte fleksibilitetin e dërgesës, dhe do të kufizonte mundësitë për përzjerje [të Beogradit].
E di se një numër i kolegëve të mi vlerësojnë dialogun konstruktiv që kanë vendosur me ju dhe anëtarë të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan në këtë çështje kyçe përgjatë muajve të fundit. Unë sinqerisht shpresoj se, duke punuar së bashku, do të mund t’i japim fund gjakderdhjes dhe të vëmë në shina një proces që do t’i rikthejë liritë dhe të drejtat legjitime popullit të Kosovës.

Sinqerisht,
Samuel R Berger
Këshilltar i Presidentit Për Çështje të Sigurisë Kombëtare

/ Illyria