Goditja s’është e pariparueshme, do të kthehemi në normalitet pas 3 muajsh

E premte, 29 Mars, 2024

Armand Mala, kontabilist, ekspert në legjislacionin tatimor, thotë se goditja e ekonomisë nga pandemia Covid-19 nuk është e pariparueshme, pasi konsumi do të rikthehet në normalitet pas 3 muajsh .

Në një intervistë për Monitor, Mala parashikon se konsumatorët do të dynden tek ato gjëra që u munguan më shumë në periudhën e izolimit e më pas, çdo gjë do të shkojë duke u normalizuar.

***

Tani që izolimi prej COVID-19 duket sikur po shkon drejt fundit, vështrimi është hedhur në atë se çfarë do të ndodhë me pas… Logjika të çon që konsumatorët, duke qenë se kaluan një periudhë shoku ekonomik, si rezultat i ndërprerjes së burimeve të të ardhurave të tyre do të orientohen drejt mallrave të domosdoshme.

Adaptimi post COVID-19 do të ketë dy faza. Faza e parë, e cila fillon direkt pas mbarimit të izolimit, si dhe faza e dytë, e cila do të jetë pas dy apo tre muajsh. Ndikimi më i madh i ndryshimit të sjelljes së konsumatorëve normalisht është ai i fazës së parë, pasi me kalimin e kohës, impakti do të venitet.

Kështu, menjëherë pas rikthimit të normalitetit, mendoj se do të ketë një dyndje tek ato gjëra që konsumatorëve u munguan më shumë në periudhën e izolimit e me pas, çdo gjë do të shkojë duke u normalizuar.

Baret dhe restorantet do të jenë stacionet e preferuara, gjithsecili që ndër vite është mësuar me këtë stil jetese, do të jetë ndër gjërat e para që do të kërkojë të bëjë.

Artikujt e kujdesit personal dhe sallonet e bukurisë, edhe për këtë kategori biznesi do të ketë rritje të shitjeve. Gjatë periudhës se izolimit, njerëzit e kanë lënë veten disi pas dore, pa treguar atë kujdesin që zakonisht janë mësuar të bëjnë dhe menjëherë pas rikthimit do të mundohen të kapin ritmin, kujtojmë që stina e verës është shumë pranë dhe artikujt e kujdesit personal kanë tendencën të kenë një rritje gjithmonë gjatë kësaj stine.

Sportet dhe argëtimi. Të pasionuarit pas sporteve, do t’iu rikthehen pasioneve sapo izolimi të përfundojë, kështu: kalçetot, bilardot apo të tjera forma të argëtimit do të shënojnë rritje në ditët e para pas përfundimit të izolimit. Ndërkohë vendet e shumë populluara, kinema, muze, disko, etj., nuk do të jenë të preferuara si rezultat i frikës së infeksioneve. Këto biznese do të vazhdojnë të jenë të qeta. Të jetuarit të mbyllur bëri që shumë njerëz të abonohen në platformat televizive (kujtojmë rritjen galopante të Netflix), një pjesë e këtyre abonentëve do ta ruajnë këtë sjellje, edhe pas rihapjes.

Artikujt e luksit si: argjendaritë, orët, çantat apo të tjerë aksesorë luksi do të kenë një tendencë rënie, pasi janë shpenzime të cilat presin, dhe nuk kanë prioritet, në të njëjtën linjë do të mbeten dhe investimet jo urgjente (p.sh. shpenzimi për kondicionerë apo artikuj dekori për shtëpi).

Veshjet. Konsumatorët ndoshta gjatë kësaj periudhe eksploruan brande të reja, të cilat nuk i kishin përdorur më parë, kjo mund të sjellë që të heqin dorë nga disa brande me të shtrenjta, që ishin mësuar të përdornin më parë. Do i rrisin blerjet online, duke qenë së tashmë u mësuan me këtë lloj sjelljesh, njësoj sikur edhe bizneset e kanë më të lehtë ta ofrojnë tashmë këtë shërbim, duke qenë se u përshtatën.

Edhe pse një pjesë e zakoneve tashmë të përfituara gjatë periudhës së izolimit do të mbeten për një kohë të gjatë, perceptimi i përgjithshëm është që impakti të vazhdojë vetëm në dy apo tre muajt e ardhshëm, më pas, të paktën konsumi i gjerë të rikthehet në normalitet, pasi nuk duhet të harrojmë, mungon vetëm paga e dy apo tre muajve në rastin më të keq. Nuk është një goditje e pariparueshme.