Austri / Rihapen baret e restorantet, sipërmarrësit shqiptarë nisin punën

E shtunë, 20 Prill, 2024

Pas dy muaj mbyllje, më 15 maj restorantet, kafenetë dhe bizneset e tjera të hotelerisë kanë rihapur përsëri dyert e tyre. Dita e premte ishte ditë gëzimi edhe për gastronomët shqiptarë. Albinfo Austria ka biseduar me disa prej tyre.

Që në orët e hershme të mëngjesit të ditës së premte Arsim Gjergji, pronar i një restoranti në Graz, kishte filluar të rregullojë karriget e tarracës dhe të përgatisë restorantin e tij për mysafirë. Ai kishte renditur tavolinat së paku një metër larg njëra-tjetrës dhe kishte respektuar të gjitha rregullat e rekomanduara nga qeveria austriake.

“Po më duket sikur ditën kur e kam hapur restorantin për herë të parë“, thotë ai.

Gjergji merret prej vitesh me gastronomi, por dita e rihapjes po i duket e veçantë.

“Kanë kaluar dy muaj që kur e mbyllëm restorantin nga shkaku i koronavirusit. Vërtet na kishte marrë malli shumë që të shihemi sërish me klientët tanë“, tha ai.

Ndonëse dita e premte ishte me vranësira dhe shi, Arsimi tregoi se restoranti i tij, i cili gjendet në Kaiserfeldgasse në Graz, ishte përplot i mbushur. Myshterinjtë e tij të rregullt kishin rezervuar tashmë tavolinat prej më shumë se një jave. “Që prej dhjetë ditëve kemi marrë mbi 40 rezervime që kishin caktuar tavolinat e tyre për drekë dhe darkë. Fillimi duket i mbarë, por gjithçka pritet në vazhdim”, thekson Arsim Gjergji, duke i uruar gastronomëve të tjerë shqiptarë punë të mbarë dhe të suksesshme në këtë periudhë jo edhe aq të lakmueshme për të gjithë ata që merren më këtë biznes.

Në humor të mirë ishte gjatë gjithë ditës edhe Besnik Berisha, pronar i tri lokaleve në Vjenë. “Sot dita ishte me shi. Shiu thonë sjell bereqet. Të shpresojmë që edhe kjo ditë të jetë një nismë e bereqetit pas dy muaj mbylljeje”, u shpreh ai teksa shërbente një “schnitzel” vjenezë. Besniku tha për Albinfo Austria se dy muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për asnjë pronar që merret me gastronomi. “Ne kemi punuar vetëm me porosi. Natyrisht se na është dashtë të reduktojmë numrin e punëtorëve. Humbjet nuk janë të vogla, dhe është vështirë që t’i kompensojmë edhe për disa muaj të ardhshëm”, tregon ai. Besniku uron që sa më shpejt jeta t’i kthehet normalitetit të plotë dhe këta dy muajt e përballjes me koronavirus t’i takojnë të kaluarës.

Siç ka njoftuar edhe Albinfo ditë më parë, në përpjekje për të stimuluar biznesin, kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludëig, ka premtuar për të gjitha familjet që kanë qëndrim në Vjenë një kupon deri në 50 euro për ta përdorur në një nga restorantet apo kafenetë e qytetit. Kuponin mund ta shfrytëzojnë vetëm një herë dhe kanë afat deri në fund të shtatorit.