Aktorja amerikane me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku ka treguar së fundmi se nuk është aspak e thënë të kryesh medoemos studimet universitare brenda të njëzetave. Ajo sapo është diplomuar për Psikologji në Boston.
Aktorja 39-vjeçare, e cila është edhe nënë e një djali, e mbrojti temën e diplomës on-line nga shtëpia për shkak të pandemisë globale Covid-19.
Në një postim të gjatë në rrjetin social facebook Eliza falenderon të gjithë të afërmit që e kanë mbështetur përgjatë rrugëtimit, si dhe kujton momentet e bukura që ka kaluar gjatë viteve të kolegjit.
Postimi i Eliza Dushkut në Facebook:
Njerëz, sapo u diplomova! Jam kaq e emocionuar. Kjo ka qenë për një kohë të gjatë një ëndërr (siç e dini shumë nga ju). Gati pesë vite më parë u transferova në Boston me disa kredi, por me një vendosmëri të ashpër për të përfunduar shkollën e lartë.
Gjatë rrugës takova dashurinë e jetës sime (Peter P), i cili ka besuar pafundësisht në mua, së bashku me familjen time të bukur (përshëndes mamin, Aaron, Lenin, Benin, Naten).Shtoj netët e studimit me mbesën dhe nipërit e mi Kyle, Sof, dhe Joji, të cilët ishin pikat kryesore orientuese),por edhe netët me miqtë.
Ka shumë për të përmenduar, shumë emra që kanë besuar në mua. Bourne, e cila ishte bashkë me mua në barkun tim për semestrat e fundit (klasa teraupike e vallëzimit për tetë muaj shtatzëni, me shokët e klasës që thonin “së shpejti do të bëhet nënë”, dhe me profesorët dhe mua duke qeshur). Nuk mund të harroj gjithashtu qenushët e mi, Max dhe Tanner, të cilët rrinin ulur në prehrin tim gjatë studimit dhe provave deri natën vonë.