Sfidat e vitit të parë të Qendrës së Botimeve për Diasporën

E shtunë, 12 Tetor, 2024

Një vit më parë do të niste punën Qendra e Botimeve për Diasporën me qëllimin e qartë për të mbështetur mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë.

Në fokusin e saj nuk është vetëm hartimi dhe botimi i teksteve plotësuese të gjuhë shqipe por krijimi i një sistemi të plotë për mbështetjen e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Diasporë. Në një vit përmbledhtazi QBD ka realizuar sigurim tekstesh shkollore falas për të gjithë nxënësit në Diasporë, sigurim literature shtesë, sigurim falas të platformës digjitale të mësimdhënies, botime dygjuhësore, hartim të regjistrit të mësuesve, aktivitete promovuese për të mbështetur përhapjen e gjuhës shqipe dhe letërsinë shqipe jashtë vendit. Mjafton që tashmë mësuesit e gjuhës shqipe në Diasporë e dinë që kanë një institucion që u përgjigjet në çdo kohë dhe nuk ndihen vetëm në sipërmarrjen e tyre heroike prej vitesh për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe. Dhe ne gati i njohim emër për emër. Dhe nuk janë pak: regjistri ynë i të dhënave shënon deri tani 450 mësues të shpërndarë në të gjithë botën. Në intervistën e  dhënë për “Diaspora Shqiptare” drejtoresha e QBD znj. Mimoza Hysa tregon për projektet e realizuara dhe të ardhmen e qendrës.

Qendra e Botimeve për Diasporën ka nisur funksionimin plot një vit më parë. Si mund ta përmblidhni një vit punë?

Fakti që e kam të vështirë ta përmbledh, më jep kënaqësi, pasi do të thotë se është bërë punë në këtë vit të parë. E kam pasur të vështirë prezantimin e parë publik të Qendrës sonë në Seminarin e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Prizren verën e kaluar, sepse ishim një Qendër e porsakrijuar dhe pa histori. Kur të mungon historia, do të thurësh veç premtime që janë të vështira të besohen. I kërkova rrënjët e kësaj nisme në “Shoqërinë e të shtypurit të shkronjavet shqip” të Stambollit, më 1879, e cila mund të themi se është e barasvlershmja e qendrës sonë, ngritur me mund dhe sakrifica gati një shekull e gjysmë më parë nga patriotët shqiptarë në Diasporë, të cilët sollën abetaret dhe librat e parë të mësimit të gjuhës shqipe në atdhe. Qendra jonë u ngrit për të përmbushur një mision dhe detyrim të rëndësishëm që kemi të gjithë në drejtim të ruajtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe, tashmë në kahun e kundërt, nga Atdheu në Diasporë. Gjuha është vula jonë identitare, është një shënjim unik dhe i përbashkët për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, pa dallim prejardhjeje apo nënshtetësie. Rëndësia e misionit e ngarkon me shumë pritshmëri dhe përgjegjësi punën e QBD-së.

Përgjatë një viti kemi vendosur kontaktet me të gjitha shkollat shqipe në Diasporë, kemi krijuar një bazë të dhënash (database) të hollësishme të mësuesve kudo ndodhen dhe, për herë të parë, në kohën e duhur, brenda muajit shtator të vitit të kaluar, kemi plotësuar nevojat imediate të tyre me tekste shkollore. Po kjo ishte vetëm nisja…

Në një vit përmbledhtazi: sigurim tekstesh shkollore falas për të gjithë nxënësit në Diasporë, sigurim literature shtesë, sigurim falas të platformës digjitale të mësimdhënies, botime dygjuhësore, hartim të regjistrit të mësuesve, aktivitete promovuese për të mbështetur përhapjen e gjuhës shqipe dhe letërsinë shqipe jashtë vendit. Mjafton që tashmë mësuesit e gjuhës shqipe në Diasporë e dinë që kanë një institucion që u përgjigjet në çdo kohë dhe nuk ndihen vetëm në sipërmarrjen e tyre heroike prej vitesh për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe. Dhe ne gati i njohim emër për emër. Dhe nuk janë pak: regjistri ynë i të dhënave shënon deri tani 450 mësues të shpërndarë në të gjithë botën.

Lëvizja juaj më e ndjeshme ishte plotësimi i kërkesave me tekste shkollore 14 komuniteteve të shqiptarëve nëpër botë që në nisje të vitit shkollor. Si u prit kjo nga shkollat shqipe?

Duhet thënë se Ministria e Arsimit e Shqipërisë dhe e Kosovës prej vitesh janë kujdesur për plotësimin e nevojave të mësuesve në Diasporë me tekste shkollore. Por ngritja e një qendre të posaçme ka lehtësuar shumë hallkat e ndërmjetme për më tepër efektshmëri dhe për një përgjigje më në kohë të kërkesave të shkollave shqipe. U prit shumë mirë, por nuk duhet t’i gëzohemi një pune që është vetëm një prej nevojave të shumta të shkollave shqipe. Mësimi i gjuhës shqipe, së pari, kërkon tekste të përshtatshme për Diasporën, tekste që u përgjigjen kërkesave të kohës, që janë tërheqëse dhe ftuese për fëmijët që rriten jashtë vendit, tekste që i përgjigjen një kurrikule të përbashkët me Kosovën dhe trevat e tjera shqiptare. U plotësuan nevoja imediate do të thosha, por ruajtja e gjuhës shqipe në Diasporë kërkon një strategji të mirëmenduar, bashkërendim të punës së institucioneve brenda dhe jashtë vendit, vëmendje dhe investim të forcave, të njohurive, të burimeve njerëzore dhe financiare të shqiptarëve kudo ndodhen. Ruajtja dhe përhapja e gjuhës shqipe është nevojë, domosdoshmëri dhe emergjencë kombëtare.

Qendra e Botimeve ka marrë përsipër një platformë botimesh dygjuhëshe. Çfarë nënkupton?

Fëmijët me origjinë shqiptare të brezit të dytë e të tretë, që jetojnë tashmë në Diasporë, e mësojnë gjuhën shqipe si gjuhë të dytë. Kjo e bën të domosdoshme trajtimin e mësimdhënies së gjuhës shqipe bazuar në gjuhën e tyre të vendit pritës. Për këtë arsye, Qendra e Botimeve për Diasporën sapo ka botuar fjalorë për fëmijë, të pajisur me ilustrime tërheqëse në dy gjuhë: shqip-anglisht, shqip-italisht, shqip-greqisht, shqip-ukrainisht. Njëkohësisht janë botuar edhe përralla klasike të rrëfyera për fillestarë po në dy gjuhë. Këto tekste, përpos botimit, do të ofrohen edhe si e-book për t’u shkarkuar në çdo kohë nga fëmijët në Diasporë. Projekti do të vijojë me përkthimin dhe botimin po në dy gjuhë të “Tregime të moçme shqiptare” të Kutelit, që, përpos pasurisë gjuhësore, përbëjnë dhe legjendat më të bukura shqiptare duke e njohur fëmijën edhe me folklorin e vendit të origjinës.

Duke ditur se sa të domosdoshme për t’u përdorur janë projektet digjitale nga shqiptarët kudo që ndodhen, çfarë hapash keni ndërmarrë në lidhje me to?

Për ne kjo domosdoshmëri nuk ka ardhur nga situata e krijuar, por ka qenë një pikë e rëndësishme e parashikuar që në krijim në detyrat e Qendrës. Në këtë drejtim, shkollat shqipe nuk u gjendën në befasi dhe pa përkrahje në këtë situatë. QBD-ja kishte siguruar aksesin e tyre falas në platformën e mësimdhënies “Schoolme”, një nga platformat më të mira ekzistuese të mësimit. Por, vështirësia qëndron në faktin se kjo platformë nuk është krijuar enkas për mësimin e gjuhës shqipe. Ndaj, një nga planet tona të afërta është ngritja e platformës së mësimdhënies së gjuhës shqipe, posaçërisht për fëmijët në Diasporë, duke u bazuar në kurrikulën e përbashkët të miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës. Urojmë që viti i ri shkollor t’i gjejë nxënësit e Diasporës me këtë platformë të re, të përshtatur edhe si aplikacion për t’u shkarkuar lehtësisht në telefonat celularë.

Si e shikoni gjendjen e shkollave shqipe në Diasporë? A keni të dhëna të mjaftueshme për situatën e tyre? Keni një plan sesi mund të nxitet mësimi i gjuhës shqipe në Diasporë?

Gjendja e mësimit të gjuhës shqipe është e vështirë dhe problematike, sidomos për brezin e dytë dhe të tretë të fëmijëve që rriten jashtë vendit. Shifrat tregojnë se vetëm 10% e fëmijëve të emigrantëve ndjekim mësimin e gjuhës shqipe. Për të shtuar interesin e tyre nuk mjafton thjesht pasioni i një armate mësuesish vullnetarë, por duhen bashkërenduar punët në disa drejtime. Së pari, shërben njohja e punës dhe mbështetja e mësuesve në Diasporë. Për këtë është miratuar një VKM e posaçme dhe po hartohet regjistri i mësuesve të Diasporës, i njohur nga MASR-ja. Së dyti, mbështetja me tekste, platforma dhe mjete didaktike për mësimdhënien, pa lënë pas bashkëpunimin ndërshtetëror dhe ndërinstitucional për krijimin e kushteve të mësimdhënies në vendet pritëse. Njëkohësisht, është i rëndësishëm promovimi me të gjitha format dhe mënyrat i mësimit të gjuhës shqipe, përmes krijimit të “Javës së gjuhës shqipe” në vende të ndryshme. Një hap i rëndësishëm do të ishte gjetja e formave për ta kthyer gjuhën shqipe në një gjuhë të nevojshme pune, e cila të mos mësohet vetëm për të kujtuar rrënjët, origjinën dhe prejardhjen, por edhe për të promovuar përmes saj vlera unike “made in Albania”, që mund të futen në tregun e huaj edhe përmes gjuhës. E bën këtë Italia, duke përcjellë gjuhën e saj përmes modës, kulinarisë dhe profesioneve që lidhen me këto fusha. Ndoshta edhe Shqipëria mund të gjejë një mundësi për t’u mësuar brezave të rinj të rritur jashtë vendit disa prej veçantive tona, që mund të përcillen edhe përmes gjuhës.

A mund ta quani të suksesshëm këtë vit dhe ku mendoni se e bazoni suksesin e punës suaj?

Druhem të them që është një punë e suksesshme. Mund të them se kemi punuar fort, se kemi tashmë një vizion të qartë se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Po nëse ju e quani të suksesshëm këtë vit tonin, do të thosha se çelësi i suksesit është gjithnjë bashkëpunimi në nivel institucional, dhe këtu do të falënderoja mbështetjen e pakursyer të ministrit të Shtetit për Diasporën, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, Drejtorinë e Diasporës në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me të cilët është e lidhur ngushtësisht puna jonë, Këshillin Koordinues të Botimeve  për Diasporën, të kryesuar nga drejtori i BKSH-së, që këshillon dhe vlerëson projektet e Qendrës sonë, si dhe Lidhjet e Mësuesve nëpër botë, me të cilat  kemi bashkëpunim të ngushtë. Sfafi i QBD-së ka dëshmuar vizion të qartë, organizim të mirë dhe vullnet për punë. Urojmë ta kemi rrugën e gjatë dhe mbështetjen e duhur për të përmbushur misionin tonë.