Balerina shqiptare në Itali flet për krizën në art, shkaktuar nga Covid-19

E enjte, 25 Prill, 2024

Balerina shqiptare, Lola Fejzo, ka folur së fundmi në median italiane rreth krizës së shkaktuar në botën e artit nga pandemia Covid-19. Ajo u ndal konkretisht me sfidat që po përballet akademia e saj e baletit në komunën e Porto San Giorgo, ku jeton prej vitesh bashkë me familjen e saj.

”Ka qenë një periudhë shokuese për ne që merremi me kërcim. Kemi menduar t’i zhvillojmë leksionet e kërcimit on line. Është e vetmja mënyrë për të vazhduar përpara. Jo më kot e kemi përdorur teknologjinë si një medium për të parë drejt së ardhmes. Megjithatë, shpresoj që leksionet në këtë formë të mos vazhdojnë shumë gjatë”, tha Lola Fejzo duke shtuar se nxënësit e saj e panë këtë formë mësimi me mëdyshje, pa parashikuar që leksionet do të zhvilloheshin on line për një kohë kaq të gjatë.

Dje Ministri i Sportit dhe Politikës Rinore, Vincenzo Spadafora, tha se palestrat dhe qendrat e vallëzimit do të rihapen, në rastin më të mirë, deri më 25 maj. Balerina shqiptare i qendron mendimit se akademitë e baletit duhet të rihapen pas protokollit të planifikuar nga qeveria.

”Duke u mbështetur tek emergjenca shëndetësore, se pandemia Covid-19 ende nuk ka përfunduar, dhe se ekziston një emergjencë sociale dhe ekonomike, uroj që dikush të mendojë siç duhet për hapjet e qendrave të vallëzimit, pasi deri më tani nuk dimë se si do të procedojmë. Do të përpiqemi të ruajmë distancën sociale dhe të dezinfektojmë klasat, por më shumë nuk dimë ç’të bëjmë’‘, u shpreh Lola Fejzo.

Lola Fejzo balerinë, koreografe dhe mësuese baleti, e zonja dhe e vlerësuar nga publiku e kritika. Në Porto San Giorgio ku jeton, bashkë me të shoqin, Artid Fejzon, ka themeluar Akademinë e Baletit Giselle Danza, në sallat e të cilës Lola ka edukuar e rritur me qindra balerinë, dhjetëra talente të reja që sot janë balerinë të vlerësuar nga kompani të njohura në mbarë botën

U diplomua në Shkollën e Baletit në Tiranë në vitin 1983 dhe në të njëjtin vit është emëruar balerinë e parë në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë.

Si soliste, në TOB ka luajtur në shumë shfaqje, si “Gjergj Elez Alia”, në rolin e gruas së Balozit, në “Arrëthyesin” e Çajkovskit, në rolin e Klarës, “Giselle” (roli i Mirtës) dhe “Dueti i Fshatarëve”, në baletin “Shqiponjat”, soliste në mbrëmjet gala me pjesë të repertorit shqiptar e botëror të baletit klasik: “Kujdesi i kotë”, “Flakët e Parisit”, “Lola”, “Laurencia”, “Arlekini dhe Kolumbina”, “Zogu i Kaltër”, “Bukuroshja e Fjetur”, “Don Kishoti”, “Halili e Hajria”, “Cuca e Maleve” e shumë balete të tjera nën kujdesin e Mjeshtrit dhe koreografit të paharruar Agron Aliaj e Panajot Kanaçi. Partnerë të ndryshëm e kanë pasuruar jetën e saj solistike, si Hajdar Shtuni, Miltiadh Papa, Llaqi Nako, Ilir Kerni.

Më 1990, Lola bashkë me familjen e saj ka emigruar në Itali, në komunën Porto San Giorgio. Në të njëjtin qytet, në vitin 1993, bashkë me të shoqin, Artid Fejzon, ka hapur Akademinë e Baletit Giselle Danza që çon përpara me seriozitet, pasion dhe dashuri për Artin dhe të Bukurën.