Maria Antonia Braile, poetesha e parë arbëreshe dhe lirizmi i saj

E enjte, 25 Prill, 2024

Poeteshat shqiptare kanë ardhur tek bregu i poezisë, shumë më vonë se simotrat e tyre evropiane dhe botërore. Kjo nuk ndodhi, natyrisht, se atyre u mungonte talenti individual me kombësitë e tjera, por për shkak të rrethanave jashtëzakonisht të vështira historiko-sociale, një pjesë e të cilave si pushtimi otoman, ato e ndanin me bashkatdhetarët meshkuj, që edhe ata mbetën disi mbrapa në krahasim me bashkëvëllezërit europian, ndonëse e kapërcyen prapambetjen relative, me një djegie etapash.

Po gratë shqiptare ishin veçanërisht të rënduara nga paragjykimet patriarkale që ndikonin mbi to, nga pozita e tyre e nënshtruar në gjirin e familjes dhe të shoqërisë shqiptare. E vetmja mundësi për të shfaqur talentin e tyre ishte letërsia gojore, në të cilën merrnin pjesë si këngëtare anonime (sidomos në këngët e vajtimit).

Poetesha e parë shqiptare, madje shkrimtarja e parë shqiptare (po qe se nuk llogarisim Dora D’Istrian, që ka qenë e mërguar prej kohe në Rumani dhe e shfaqi talentin e vet më tepër si studiuese ose kritike;  Xhentile Mandalanë që ishte më tepër folkloriste) qe një përfaqësuese e Diasporës arbëreshe Maria Antonia Braile, që botoi vëllimin e vet “Këngë në arbërisht dhe në italisht” në vitin 1917.

Ajo pati një jetë të shkurtër, ishte me origjinë nga Shën Mitër Korona dhe ato pak vjersha që shkroi u botuan vetëm pas vdekjes së saj nga i vëllai, Salvadore, që ishte edhe ai poet, por shumë ndryshe prej saj. Maria Antonia Braile nuk ka vetëm rëndësi historike, padyshim ajo shkroi pak dhe ishte edhe një poeteshë minore, por dallohet për një lirizëm të çiltër dhe fin. Mbase po të jetonte, talenti i saj do të çelte lule të tjera lirike. Në vëllimin e saj, çuditërisht për një vajzë të re, mungon lirika e dashurisë.

Vjershat që spikasin aty janë “Tek e keqja sëmundje”, qartësisht autobiografike, ku përshkruhen vuajtjet e saj nga sëmundja që po i merr jetën në lulen e rinisë dhe ndihet etja për jetë dhe ankthi i vdekjes. Krahasimi i vetes me një lule që lëngon është një krahasim i njohur, por që personalizohet prej saj duke i dhënë ngrohtësi. Për koncizitet dhe forcë përshkruese spikat vjersha portret ku shihet një fëmijë i parakohshëm, që do të jetë edhe ai jetëshkurtër, Dukagjini: Rri te froni Dukagjini/ Me ata Sizif e heljmuar/  Ruan zjarrin çë ë i shuar.

Kjo vjershë e merr forcën nga një epitet që karakterizon sytë e fëmijës dhe bie në kundërshtim me moshën e tij të njomë “e heljmuar” dhe nga vështrimi i tij drejt zjarrit që është shuar dhe sikur paralajmëron shuarjen e shpejtë të djalit të vogël.

Meriton vëmendje edhe vjersha në frymë popullore me distikë të rimuar që i kushtohet luftës, Luftës së Parë Botërore, që shihet në një optikë femërore si kositëse jetësh të reja dhe aspak në një përmasë lavdie apo heroizmi.

Vëllimi i poeteshës së re nuk pati jehonë ndër bashkëkohësit, po do të përmendet shumë më vonë nga studiuesi arbëresh Gradilione, më vonë akoma, nga studiuesit e tokës mëmë Shqipërisë, si Nasho Jorgaqi dhe ne vetë.

Më vonë, më 1995 studiuesi kanadez Robert Elsie do t’i jepte një vend të vogël në “Histori e letërsisë shqiptare” që botoi në New York. Ribotimi i këtij vëllimi të vogël mund të paraqiste interes.

Nga Prof. Dr. Klara Kodra

Prof. Dr. Klara Kodra