Këngëtarja lirike në Vjenë, Flaka Goranci: Shpirti më ka folur nga vuajtjet

E shtunë, 20 Prill, 2024

Këngëtarja lirike në Vjenë, Flaka Goranci e ka nisur jetën artistike në fillimet e luftës së Kosovës, në një periudhë aspak të lehtë për të ndjekur ëndrrat.

Në sirtarin e saj artistik radhitet ndër të tjera interpretimi me Orkestrën Simfonike të Hamburgut, me të cilën këndojnë emrat më të njohur në botë. Ajo ka performuar në shumë skena prestigjioze si “Theater an der Wien”, “Vienna Konzerthaus”, “Gläserner Saal Musikverein”, “Stefaniensaal Graz”, “MuTh hall”, etj.

Në repertorin e Flakës përfshihen vepra të kompozitorëve të njohur si: Schubert, Schumann, Brahms dhe Mahler.

Këngëtarja lirike rrëfen historinë e saj , hapat në karrierë që në moshë të hershme, si dhe ndalet edhe tek suksesi ndërkombëtar i talenteve shqiptare të muzikës. Goranci flet gjithashtu për mëmësinë dhe marrëdhënien e saj me dy vajzat.

Kur lindi dëshira jote për t’u marrë me muzikë?

Kam qenë 7 vjeçe atëherë kur dëgjova që në qytetin tim, Gjakovë, ishte mundësia të studioja piano në shkollën e muzikës ”Prenk Jakova”. Fillova menjëherë ta studioja si lëndë, për të vazhduar më vonë me këndimin.

Më thuaj një titull kënge që do të ngjasonte me rrugëtimin e jetës tënde?

Ka shumë tituj këngësh që do ngjasonin me rrugën time të larmishme.

A ke patur emocione kur ke dhënë shfaqje për publikun austriak për herë të parë?

Po, kam pasur dhe vazhdoj të kem ende para çdo shfaqje.

Cili ka qenë momenti kyç në karrierën tënde?

Një ndër momentet kyçe ka qenë vendosja ime në Vjenë.

Ke menduar ndonjëherë që duke ardhur nga një vend i vogël, s’do mund t’ia dalësh në shtet të huaj? Nëse po, çfarë të ka mbajtur të motivuar në raste të tilla?

Duke ardhur nga një vend pothuajse historikisht i sunduar, ekziston një kompleks kolektiv jo vetëm në këtë aspekt por edhe në shumë aspekte të tjera. Kështu edhe tek unë ka pasur momente të tilla dyshimi. Më ka mbajtur të motivuar mendimi që në këtë botë ka njerëz të mirë, mendjehapur dhe pa komplekse të tilla.

Cila është skena më prestigjioze që ke performuar?

Janë disa, do të veçoja koncertet në Hamburg me Orkestrën simfonike të Hamburgut si dhe Theater an der Wien me dirigjentin legjendar austriak, Nicolaus Harnoncourt.

Si u ndjeve kur more vesh që do të bëhesh nënë jo e një por e dy vajzave?

Aty e vërtetova bekimin që më ka dhënë Zoti.

U këndon shpesh atyre në shtëpi dhe a do të doje të ndiqnin hapat e tu?

Dy vajzave të mia u kam kënduar që kur ishin në barkun tim. Tani ju këndoj ninullat për fëmijë por edhe të miat. Kam dëshirë që vajzat e mia të zgjedhin më të mirën për vete dhe të jenë shumë të lumtura me përzgjedhjen që do të bëjnë.

Si ka mundësi që Kosova nxjerr kaq shumë talente në muzikë? Mos keni ndonjë sekret që nuk e ndani me botën?

Në Kosovë ka pasur shtypje, vuajtje dhe përjetime nga më të ndryshmet. Është parë pothuajse tek të gjithë popujt e sunduar që nëse asgjë nuk ka funksionuar, të paktën ka qene shpirti që ka folur. Kështu, kur ke një shpirt të pasur, mundësia për sukses, sidomos në fushën e kulturës, është shumë e madhe.

Pse mediat e huaja të vlerësojnë si “Carmeni shqiptar”?

Në fakt kanë qenë mediat shqiptare që më kanë vlerësuar si të tillë.

Cili është roli yt i preferuar që ke kënduar në skenë?

Për momentin, Carmen dhe Charlotte.

Ku mund të të gjejmë duke kënduar momentalisht?

Për momentin jam në Çeki, duke realizuar një nga rolet e Verdit.

Disa këshilla për studentët shqiptarë që studiojnë arte në Austri?

Nëse kanë ardhur deri këtu i bie që janë talente dhe kanë punuar shumë. Atëherë vetëm do t’ ju thosha që tani është koha që po mësojnë mënyrën e punës, e cila e tillë duhet vazhduar gjatë gjithë jetës nëse duan të korrin suksese./ Albinfo