Albano Carrisi: Zemra ime ndodhet jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri

E enjte, 28 Mars, 2024

Institucionet e Bashkimit Europian kanë bërë homazhe me rastin e Javës së Europës 2020, përmes aktiviteteve të shumta në internet, duke bërë bashkë nën frymë solidare shumë qytetarë europianë.

Plot 2.7 milion njerëz u arritën përmes platformave të mediave sociale të delegacionit të BE-së. Në mesin e tyre gjendet edhe këngëtari i njohur italian Albano Carrisi, i cili i ka përcjellë një video-mesazh mjaft të veçantë fansave shqiptarë.

“Si një puljan, i dërgoj një përqafim të gjithë popullit shqiptar. Në fund të fundit, edhe unë jam i tillë. Kam një pashaportë shqiptare dhe jam një qytetar shqiptar në të gjithë aspektet”, thotë fillimisht Albano.

“Kam pasur shumë takime në Shqipëri gjatë gjithë këtyre viteve. Herën e parë që isha në Shqipëri ishte në vitin ’85, së bashku me tim atë. Ishte një udhëtim shumë interesant sepse zgjoi në mua emocione unike dhe të papërsëritshme. Babai gjithmonë më kishte folur për Shqipërinë në një mënyrë të jashtëzakonshme, pavarësisht se kishte shkuar gjatë Luftës Botërore”, vijon këngëtari Italian.

“Ai nuk rreshte së foluri për pozitivitetin e popullit shqiptar. Kur më tha para ’85 se dëshironte të shkonte përpara se të vdiste në Shqipëri, u zura me të. Në të vërtetë ishte një zbulim shumë interesant sepse me tregoi gjithë ato fusha që më kishte përmendur gjatë fëmijërisë dhe mbi të gjitha më tha se kurrë nuk kishte vrarë njeri”, tregon Albano.

” Mbaj mend po ashtu koncertin e mbajtur në Shqipëri, koncertin e parë të një këngëtari perëndimor në një vend akoma komunist, ndonëse në fund të sundimit. Më kujtohet fare mirë koncerti i 20 shtatorit 1989 në qytetin e Tiranës. Dhe kush mund ta harrojë atë? Për të mos folur për momente të tjera. Pra, mund të them se zemra ime është gjithashtu në vendin tuaj”, përfundon këngëtari në videon e filmuar në kuadër të Javës së Europës.