Mësuesja shqiptare: Si e përfshiva gjuhën shqipe në shkollat e Suedisë

E enjte, 25 Prill, 2024

Zyrafete Loshaj këshilltare për zhvillimin e shumëgjuhësisë në komunën e Linköpings në Suedi ka folur për ndihmën që ajo ka dhënë në implementimin e gjuhën shqipe në programet shkollore.

“Për promovimin e gjuhës shqipe unë punoj vazhdimisht. Aty ku kjo gjuhë mungon unë bëj kërkesë që kjo gjuhë të shtohet sepse ndihmon shumë fëmijë që e kanë gjuhë amtare. Në fillim këtu nuk kishte programe në gjuhën shqipe por unë isha këmbëngulëse dhe pas 2 vite përpjekje më kërkuan ndihmë për të përkthyer 20 filma në gjuhën shqipe. Këto programe janë vetëm për fëmijë që jetojnë brenda Suedisë dhe jo jashtë saj. Gjithashtu në të njëjtin program kam përkthyer edhe 8 libra të tjerë që janë për fëmijë deri në 8 vjeç pasi filmat më parë ishin për fëmijë deri në 3 vjeç. Por unë e shikoj që këto përkthime janë në dobi edhe të prindërve jo vetëm të fëmijëve”, shprehet Zyrafetja.

Gjithashtu ajo ka korrigjuar edhe Enciklopedinë Nacionale të Suedisë për Nënë Terezën pasi atje nuk thuhej se ajo ishte shqiptare. Sipas saj kjo ka qenë një rastësi sepse kur ajo kishte shikuar në enciklopedi se çfarë shkruhej për Nënë Terezën kishte parë se askund nuk ishte fjala shqiptare. Nga hulumtimet që ajo bëri arriti t’ju tregonte të gjithëve dhe t’i bindte se ajo ishte shqiptare.

Ajo ishte një nga nismëtaret e themelimit të fondacionit ‘Albana’ që ka si synim promovimin e shqiptarëve në mbarë botën.

“Kjo organizatë shtrihet në të gjithë Suedinë dhe fton të gjithë shqiptarët t’i bashkëngjiten. Ne si degë këtu në Suedi mundohemi t’i krijojmë kushtet e nevojshme për zhvillimin e Diasporës shqiptare. Kjo organizatë e ka qendrën në Tiranë por kjo seli është e përbërë nga njerëz në vende të ndryshme të botës. E mira e këtij fondacioni është se ka karakter unifikues dhe mundohet t’i afrojë shqiptarët të punojnë për interesat e shqiptarëve. Unë kam punuar në Ministrinë e Diasporës dhe kam qenë zyrtare për zhvillimin e gjuhëve nga vende të ndryshme. Unë kam punuar aty vetëm për një verë dhe roli im ka qenë si përfaqësuese e ministrisë dhe prononcohesha për mediat. Ky staf është shumë mirë i organizuar dhe bëjnë më të mirën për fëmijët që vijnë nga jashtë. Edhe pse unë e shkëputa punën aty pata bashkëpunime me ta duke zhvilluar eskursione dhe duke shkëmbyer materiale dhe projekte”, shprehet ajo.

Ajo është arsimuar në Kosovë për gjeologji por pas fillimit të luftës atje u detyrua të emigronte në Suedi më 29 prill të 1999. Rrugëtimi i saj ishte i gjatë edhe i dhimbshëm sepse mbrapa kishin lënë gjithë ato vite me kujtime dhe familja e saj tashmë ishte e shpërndarë në vende të ndryshme të botës. Në zonën ku ajo shkoi në Suedi, shkuan edhe shumë emigrantë të tjerë mes tyre edhe shumë nxënës. Kështu me njohuritë e saj nga gjuha angleze ajo shërbeu si një përkthyese për shqiptarët. Këtë punë e bëri si vullnetare por pas dy muajsh filloi punë si mësuese e gjuhës shqipe dhe si asistente e një mësuesi suedez i cili kishte një klasë shqipe. Çdo gjë filloi nga fillimi për të. Gjithashtu Zyrafetja është ftuar nga Enti shkollor në Suedi për promovimin e një stilolapsi përkthyes të cilët ajo dhe disa kolegë të saj me kombësi të ndryshme e kishin krijuar. Ky stilolaps përkthen fraza nga gjuhë të ndryshme të botës.

Burimi origjinal, këtu: