Kanada/Mësuesja shqiptare: Shkollimi i fëmijëve tanë, krejt ndryshe pas Covid-19

E enjte, 13 Qershor, 2024

Çdo prind është i shqetësuar për edukimin e fëmijëve të tij, në mënyrë të veçantë, gjatë këtyre kohëve të karantinës kur shkollat janë të mbyllura dhe barra e mësimdhënies bie më shumë mbi prindërit. Vështirësitë janë të ndryshme në familje të ndryshme, disa nga ne duhet të shkojmë në punë, por nuk kemi ku t’i lemë fëmijët sepse shkollat dhe kopshtet janë të mbyllura. Disa prindër të tjerë mund të jenë të mbyllur në shtëpi me fëmijët për 8 javë(dhe më shumë) dhe në të njëjtën kohë u duhet të bëjnë « homeschooling », në një kohë kur prindërit vetë nuk kanë qenë asnjëherë mësues.  Kjo situatë i bën ditët e karantinës edhe më interesante, ndoshta edhe  i mbushin këto ditë me shqetësime dhe vështirësi jo të pakta.

Sikur të mos mjaftojë kjo, në Kanada sistemi arsimor është  shumë i ndryshëm nga ai i Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë së Veriut ku janë edukuar vetë prindërit. Gjithashtu, sistemi arsimor është shumë heterogjen sepse çdo provincë merr vendimet e saj për mbarëvajtjen e arsimit në provincë, pavarësisht nga ajo që ndodh në një provincë tjetër. Kjo ndodh sepse ligjet e federalizmit Kanadez, nuk e lejojnë qeverinë federale (në Ottawa) të marrë vendime për çështjet e arsimit për të gjithë Kanadanë, pasi arsimi nuk është në nomenklaturën e qeverisë federale, por të asaj provinciale. Në fakt, ministritë e arsimit funksionojnë vetëm në secilën nga 10 provincat dhe Kanadaja nuk ka një ministri arsimi federale në Ottawa. Pra, gjendja e arsimit për vitin shkollor 2020-2021 është shumë e pastabilizuar, por le të ndajmë me ju çfarë kemi mësuar deri tani nga burimet zyrtare. Ky informacion mund të ndryshojë në baze të zhvillimeve dhe gjetje të reja që do të japin shkencëtarët e fushës së mjekësisë për COVID-19.

Për momentin parashikohet që mësimi në Shtatorin 2020 do të jetë shumë ndryshe nga vitet e mëparshme. Viti shkollor do të fillojë me rregulla të reja që do të kërkojnë:

  1. a) distancim social;
  2. b) veshje mbrojtëse për nxënësit dhe mësuesit;
  3. c) vajtje në shkollë me “turne” etj.

Ministrja e Arsimit e Albertës, Adriana La Grange, njofton publikun për ndryshimet e mundshme në shkollat e Albertës për vitin e ardhshëm shkollor. Ajo thekson se është e sigurt që shkollat e Albertës nuk do të hapen deri në shtator 2020. Kjo do të thotë që prindërit duhet të përgatiten të luajnë rolin e mësuesit për muajt  maj dhe qershor të këtij viti shkollor.  Kjo detyrë nuk është e lehtë për prindërit, në mënyrë të veçantë për familjet me fëmijë të rritur, pasi si kërkesat për lëndët e ndryshme, ashtu edhe niveli akademik e gjuhës angleze të kurrikulës apo teksteve e bën të vështirë dhënien e ndihmës për të cilën kanë nevojë nxënësit tanë.

Edhe viti tjetër shkollor duket se do të na shkaktojë të tjera dhimbje koke. Viti shkollor 2020-2021 do të fillojë me shumë kufizime për aktivitetin e shkollave tona. Ministrja La Grange na jep tre skenare të mundshme që po diskutohen për vitin e ardhshëm. Të tre këto skenare janë vetëm propozime për momentin dhe janë duke u diskutuar nga specialistët dhe shoqatat e prindërve, para se të merren vendimet përfundimtare. Ato janë:

SKENARI #1 -kthimi në shkolla në mënyrë normale, siç ishin përpara pandemisë. Ky duket një skenar i rrezikshëm, pasi mund të shoqërohet me një vale serioze të infeksionit me virusin COVID-19.

SKENARI #2 – kthimi në shkolla me kufizimet e përmendura. Ky skenar duket i mirë në letër, por shumë i vështirë për t’u zbatuar pasi shkollat kanë të regjistruar një numër nxënësish mbi kapacitetet e tyre. Kjo e bën të pamundur distancimin social.

SKENARI #3 – të vazhdohet me mësimin online me ndihmë nga mësuesit. Ky variant paraqet shumë vështirësi pasi prindërit nuk kanë mundësi të ndihmojnë apo të monitorojnë përparimin e fëmijëve në shkollë.

Nga diskutimet e deritanishme dhe mbështetur në faktin se nuk pritet të kemi vaksinë për koronavirus deri në 2021, duket shumë e mundshme që SKENARI #2 do të jetë më i mundshmi. Para, nxënësit do të kthehen në shkolla, por do të ketë shumë mënyra të prera për të evituar shpërndarjen e virusit. Ministrja është e gatshme të ndryshohen ditët e mësimit në “turne të ndryshme” (paradite dhe pasdite) ose ditë ndryshme të javës për klasa të ndryshme për të mundësuar distancën nga bankat në klasa.  Gjithashtu, si mësuesit edhe nxënësit do të mbajnë maska në shkollë.

Shoqatat e prindërve kanë shumë rezerva për mundësinë e distancimit social në shkolla ku klasat kanë 35-40 nxënës, apo në autobuzat e shkollave. Gjithashtu, do të jetë shumë e vështirë që të mbahen nxënësit larg nga njëri-tjetri, në mënyrë veçantë fëmijët e shkollave fillore. Si do të binden ata që të mos i afrohen apo të prekin njëri-tjetrin? Deri tani mendohej që fëmijët e infektuar nga virusi COVID-19 e kalojnë më lehtë sëmundjen, por si do të edukohen fëmijët për higjienën personale, (larjen e duarve etj.) që të mos sjellin virusin në shtëpi nga shkolla?

Shembulli i provincave të tjera do të japë mësime në këtë drejtim. Për shembull, Kebeku ka vendosur që shkollat të ri-hapen javën e ardhshme, por në baza vullnetare dhe në shtator me detyrim. Por nxënësit nuk do të lejohen të dalin nga klasat apo të lëvizin nga bankat kur janë në shkollë.  Gjithashtu, nuk do të lejohen lëndë të tilla si fizkulturë, muzikë, drama etj.

Alberta është duke bërë mësim online për 8 jave deri tani, por mësuesit raportojnë që pjesëmarrja e nxënësve në këto mësime është shumë e ulët për shumë arsye. Shumica e nxënësve përfundojnë vetëm 20%-50% të detyrave të dhëna dhe një numër i konsiderueshëm i kanë braktisur klasat virtuale plotësisht. Në këto kushte, pavarësisht se çfarë skenari i ri do të zgjidhet për shkollat tona, detyra dhe përgjegjësia e prindërve për mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollë merr përmasa të reja pas periudhës së koronavirusit. Pas kthimit në gjendje normale të shkollave, mësuesit do të vazhdojnë me kurrikulat e një niveli më lart, pavarësisht nëse fëmija juaj ka krijuar boshllëqe gjatë periudhës së mësimit onlin kërkesat e provimeve nuk do të ndryshojnë. Kriteret e pranimit në universitet nuk do të ndryshojnë.

Në mënyrë të veçantë për prindërit e komunitetit shqiptar në Kanada, detyrat si prind vështirësohen edhe më shumë për disa arsye. Nga studime të ndryshme shkencore të bëra me emigrantët del se 89% e emigrantëve pohojnë se arsyeja kryesore e ardhjes në emigracion është “për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”. Dhe kjo është një arsye shumë legjitime për çdo prind që kërkon që fëmija i tij të ketë një jetë të lumtur.  Problemi është se në një vend të zhvilluar si Kanadaja, suksesi dhe lumturia e individit në jetë varen në mënyrë direkte nga niveli arsimor i individit. Pra, suksesi në shkollë, në pjesën më të madhe të rasteve, do të thotë sukses në punë dhe në jetë.

Komuniteti shqiptar në Kanada përballet me një problema serioz – mësimi në shkolla në Kanada bëhet në gjuhën Angleze/Frënge dhe fëmijët tanë duhet të përballojnë një farë « konkurimi » për rezultate të larta në shkollë me fëmijë që zotërojnë gjuhën Angleze/ Frënge si gjuhën e nënës. Shumë emigrantë nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë për të mësuar gjuhën Angleze/Frënge sepse u duhet të fillojnë direkt punë për të mbajtur familjen. Në rastin më të mirë, emigranti e « vjedh » gjuhën gjatë punës  dhe mëson kryesisht një gjuhë shumë të kufizuar sa për të mbijetuar në nevojat minimale të përdorimit të gjuhës së përditshme. Por kjo përbën një problem serioz për mbarëvajtjen e fëmijës në shkollë në përgjithësi, por në mënyrë të veçantë në kushtet e karantinës që kërkohet që prindi të luajë rolin e mësuesit.  Prindërit flasin një gjuhë angelze/ frënge minimale, por kjo nuk është gjuha e mjaftueshme që kërkohet për të arritur rezultate në shkollën Kanadeze.

Studimet shkencore tregojnë se fëmija, sidomos brezi i dytë i emigranteve, megjithëse “tingëllon” pa aksent dhe shumë afër të të folurit të një fëmije kanadez, në fakt ka një fjalor shumë të kufizuar në krahasim me shokët e klasës.  Kjo e vendos fëmijën në një disavantazh akademik prej 9000 fjalësh akademike kur fillon klasën e parë. Ky disavantazh gjuhësor rritet me 1000 fjalë të tjera akademike që i mungojnë për çdo vit të ri shkollor. Kjo ndodh sepse fëmija nuk ekspozohet me një fjalor akademik (që i kërkohet të dijë nga shkolla dhe tekstet) apo me struktura e koncepte të reja gramatikore të komplikuara jashtë shkollës. Rezultati – disavantazh akademik që do te pengojë realizimin e ëndrrave të fëmijëve dhe prindërve për një jetë më të mirë në Kanada.

Ne kushtet e COVID-19 dhe të shkollave të mbyllura, ky problem bëhet edhe më serioz. Mësimi online kërkon që prindërit të ndihmojnë direkt në arritjet e fëmijëve të tyre në shkollë. Problemi? Prindërit ndodhen në kushte të vështira pasi nuk kanë as nivelin gjuhësor, as njohuritë në fushën e mësimdhënies dhe as njohuritë e përdorimit të kompjuterit (Facebook, WhatsApp nuk mjaftojnë) për të kryer këtë « detyrë » të re që jeta e karantinës na jep si përgjegjësi të re ndaj fëmijëve tanë. Vetëm pagesa e mortgage apo qerasë, blerja e ushqimeve dhe veshjeve apo celularëve, për çudi nuk konsiderohet më të mjaftueshme! Çfarë duhet të bëjnë prindërit e shkretë?!

Në Shkodër për të treguar sa e vështirë është detyra e prindit, përdorin një fjalë të urtë « me ҫue një fëmijë në kambë, është si me hapë një pus me gjylpanë ». Por, në këto kushte që po gjendemi duket sikur prindërit emigrantë nuk do të hapin “pusin me gjylpanë”; por do të hapin një “tunel malor” duke u kthyer në njohës të matematikës, letërsisë, kimisë, sociologjisë të gjitha në një gjuhë akademike të huaj për të ndihmuar fëmijët që po e bëjnë shkollën online. Kjo punë e prindit bëhet edhe më e vështirë kur fëmijët janë në shkollat 9 vjeçare apo të mesme. Në këto nivele, prindi duhet t’i ndihmojë fëmijët të shkruajnë ese apo të identifikojnë onomatopeia, personifikimin, acrosticpoem etj. Detyrë shumë e vështirë.

Nuk ka një përgjigje të lehtë për këtë pyetje. Në këto kushte të reja, ҫdo prind emigrant duhet të re-formojë listën e prioriteteve dhe përgjegjësive të tij si prind. Familjet tona do të fillojnë të « përqafojnë » gjëra të reja në mënyrat se si punojnë me fëmijët: të bëjnë « bed side story reading » pjesë të rutinës para gjumit me fëmijët e vegjël, apo vendosjen e një orari studimi në shtëpi (kur mbyllen celularet dhe televizori dhe prindi ulet pranë fëmijës për të bërë bashkë detyrat në kompjuter) për fëmijët më të rritur.  Ndoshta, në vend të çuarjes së fëmijëve në pishinë apo hockey, t’i regjistrojë fëmijët dhe veten në kurse për të mësuar Anglishten/Frëngjishten akademike. Një mënyrë tjetër për të « aftësuar » veten për të kontribuar në mbarëvajtjen e fëmijës në shkollë do të ishte njohja e kurrikulum të shkollës së provincës ku jetoni duke hulumtuar website të Ministrisë së Arsimit, të distriktit të shkollës apo të lëndës që fëmija po studion. Të gjitha këto detyra shumë të vështira por të domosdoshme për funksionimin normal të fëmijëve tanë në shkollat e pas-COVID-19 i shtohen numrit jo te vogël të përgjegjësive të vjetra të çdo prindi. Alternativa? – Po të jeni me fat, të gjeni mësues online dhe t’i paguani që te ndihmojnë fëmijët tuaj.

Fatkeqësisht, COVID-19 do të jetë një bashkudhëtar i ynë i pakëndshëm për të paktën 2 vjet të ardhshme dhe ne duhet të përgatitemi që fëmijët tanë të mos “paguajnë” për këtë pandemi me rezultate të ulëta në shkollë. Nuk është e lehtë, por e mundur po të dalim paksa nga zona jonë e “komfortit” për hir të fëmijëve tanë.  Së bashku do t’a përballojmë edhe këtë vështirësi që kemi përpara. Po të keni pyetje, mos hezitoni të kontaktoni [email protected]

Nga Adriana Fishta Bejko