Historia e migracionit të shqiptarëve në një projeksion të veçantë në Facebook

E premte, 19 Prill, 2024

Aleanca Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Universitetin “DePaul” në Chicago organizon sot në mbrëmje një sesion on line në facebook dedikuar emigracionit shqiptar

Gazmend Kapllani në një njoftim në rrjetet sociale ka bërë me dije se pjesë e aktivitetit do të jetë shfaqja e dokumentarit “Anija” (La Nave, 2013) i regjisorit shqiptar Roland Sejko, i cili flet për eksodin masiv të shqiptarëve drejt Italisë në vitin 1991, pas rënies së sistemit komunist. Kurrë në historinë e periudhës së pas luftës nuk kishte pasur një emigrim kolektiv të atyre dimensioneve. Kjo është historia e një arratisjeje dhe një udhëtimi, në rindërtimin e tre eksodeve të mëdha të shqiptarëve. Për dallim nga dokumentarët e tjerë që kanë trajtuar temën që përqendrohet në mbërritjen, kjo përqendrohet mbi të gjitha në nisjen e anijes, duke u përpjekur të kuptojë arsyet e ikjes, dhe të tregojë për herë të parë “konviktin” e anijeve.

Pas shfaqjes së dokumentarit që do të jetë sot në orën 1 pm  CT (ose 20:00 me orën shqiptare) do të ketë edhe një tryezë të rrumbullakët ku do të flitet mbi emigracionin dhe si shihet ky eksod i shqiptarëve nga sytë e të tjerëve.

Pjesë e kësaj tryeze virtuale do të jenë Rremiza Shkoza, shkrimtare dhe autore me origjinë shqiptare që jeton në North Carolina, e cila ka qenë në një nga anijet e eksodit, Sofia Marcelli, studente e kriminalistikes ne Cikago, italiano-shqiptare lindur dhe rritur në Firence si dhe Giovanni Braico lektor në universitetin e New Yorkut.  