IOM / Emigrantët duhet të përfshihen në paketat e ndihmës, lëvizin ekonominë

E premte, 19 Prill, 2024

Drejtori i Përgjithshëm i IOM (International Organization for Migration) António Vitorino ka folur për ndikimin e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi në migracionin global dhe rolin e rëndësishëm që do të luajnë migrantët në sigurimin e një rikuperimi të fortë socio-ekonomik.

Ai adresoi rrezikun për shoqërinë e paraqitur nga dezinformimi i cili po çon në ksenofobi dhe stigmatizimin e emigrantëve dhe grupeve të tjera të cënueshme, situatën e emigrantëve dhe popullsive të shpërngulura në rajonet kryesore dhe ndikimet socio-ekonomike te emigrantët e recesionit ekonomik, si dhe kontributin e tyre të mundshëm në rimëkëmbjen e ardhshme ekonomike.

“Kampet e refugjatëve janë një problem shumë i madh për situatën ndaj COVID-19 sepse aty ndodhen grupe të mëdha njerëzish. Prandaj ne i kemi kërkuar qeverisë t’u lejojë organizatave humanitare të veprojnë në këto zona. Ne jemi munduar t’u sigurojmë emigrantëve akses sa më të mirë në shërbimin shëndetësor publik. Për emigrantët aksesi në shërbimet shëndetësore ka qenë gjithmonë i vështirë por kjo është në të mirë të komunitetit. Në disa vende emigrantët janë gjykuar se ata e kanë çuar virusin nga njeri vend në tjetrin por kjo nuk është e vërtetë. Mjafton të shohim ndikimin dhe kujdesin që kanë emigrantët në vendet që ato shkojnë. Kjo periudhë e izolimit ka sjellë pamundësinë e levizjes së punëtorëve sezonal dhe kjo ka sjellë ndikim shumë të madh në agro industri”, shprehet Antonio.

Sipas tij kjo periudhë do të lërë gjurmë të mëdha në emigrimin pas COVID-19. Impakti i kësaj pandemie do të sjellë siguri më të madhe në të gjitha llojet e udhëtimeve nga njeri vend në tjetrin.
Emigrantët bëjnë punë me rëndësi në vendet ku ata jetojnë dhe ata duhet të përfshihen në paketat e ndihmave shëndetësore. Edhe pse shumë grupe mund ta shohin emigrimin si të rrezikshëm nga tani e tutje, rëndësia e tyre mbetet themelore.

“Emigrantët punojnë në vijën e parë të shërbimeve dhe siguria e tyre duhet të rritet. Shëndeti i tyre duhet të jetë parësor por edhe respekti i tyre duhet të rritet. Nuk mund t’u thuash të gjithë njerëzve të lajnë duart ose të ruajnë distancën sepse në disa momente është e pamundur. Në një numër të madh vendesh duhet të rritet kapaciteti i shërbimit shëndetësor sepse kështu është më mirë për të gjithë shoqërinë”, përfundon ai.