Butrinti është nja nga pasuritë më të mëdha të arkeologjisë shqiptare, një dëshmi e kulturës sonë ndër shekuj. Pavarësisht se të gjitha institucionet e kulturës janë të mbyllur për shkak të pandemisë ka një mënyrë për të udhëtuar e për të vizituar qytetin e lashtë: nga shtëpia.
Vizita virtuale e Butrintit është realizuar në kuadër të programit “Edukimi përmes kulturës”, ku të vegjlit ftohen për të zbuluar copëza nga thesaret e trashëgimisë.
Nëpërmjet kësaj guide fëmijët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit do të mësojë se si ka qene jeta në qytet para 3 mijë viteve, si mund të kenë jetuar banorët e Butrintit në periudhën e lulëzimit dhe zhvillimit më të madh të qytetit, kjo duke pare nga afër monumente dhe duke zbuluar çfarë ka ndodhur me to.
Në video tregohen disa nga ndërtesat më të rëndësishme që datojnë midis shekullit të IV para Krishtit dhe shekullit të VI pas Krishtit. Pikërisht në këtë periudhë u ndërtuan shumica e ndërtesave që ndodhen brenda mureve të Butrintit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.