Austri / Dorina Garuci rrëfen për situatën dhe punën për rolin e Carla Albanese

E martë, 16 Prill, 2024

Dorina Garuci u bë e njohur për publikun shqiptarë në talent shown muzikor  “Ethet e së premtes”, pas kësaj aventure televizive këngëtarja shkodrane do të ishte prezente në disa skena festivalesh. Tashmë prej rreth 10 vitesh ajo jeton në Vjenë ku interpreton në skenat muzikore me të njohura të Austrisë dhe Gjermanisë në produksione të ndryshme muzikore. Pas pezullimit jo vetëm të aktiviteteve artistike për shkak të korona virusit edhe ajo i ka kaluar këto kohë në karantinë.

“Në Austri situata e koronavirusit ka qenë disi më e përmirësuar se në vendet e tjera. Ka pasur 15 mijë raste dhe deri më tani , 13 mijë janë të shëruar, ka rreth dy ditë që janë hapur të gjitha dyqanet”-rrëfen Garuci, në një intervistë për Top Channel.

Këngëtarja thotë se kjo ka qenë një periudhë e vështirë pasi i ka munguar shumë skena. “Të gjitha impenjimet tona janë pezulluar, ka qenë një periudhë e vështirë, deri më 30 qershor, asgjë nuk do vihet në skenë në Austri. Ka qenë disi e vështirë dhe duhet thënë se më ka munguar skena, por shpresojmë që ti rikthemi dalëngadalë normalitetit”.

Vitet e fundit këngëtarja shkodrane është e angazhuar në skena të rëndësishme kryesisht në Austri dhe në Gjermani.

Para se të hynte në izolim Dorina Garuci ishte pjesë e musical-it “West Site Story”. Shfaqja që jepej në Bon të Gjermanisë është anuluar komplet për shkak të koronavirusit.

“Tani duhet të jemi falenderues, se para shëndetit asgjë nuk është e rëndësishme. Nuk më pëlqen që të diskutoj për artin e punën time ndërkohë që ka njerëz të tjerë po përballen me sëmundjen apo me probleme shumë më të mëdha”.

Por këngëtarja duket se ka një lajm pozitiv të cilin e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetin social facebook.

“Ndërkohë që shumë nga produksionet janë në pezullim për shkak të situatës globale që ndodhemi, më lejoni të ndaj disa lajme pozitive për 2021, duke shpresuar që ditët tona ti kthehen normalitetit sa më shpejt. Jam mëse e gëzuar t’ju them që do të luaj rolin e Carla Albanese, në premierën austriake  të Musical-it “Nine” në Baden të Austrisë”-lajmëroi këngëtarja shqiptare.