27 vite jeta e një komuniteti në ekran

E premte, 19 Prill, 2024
E premte, 19 Prill, 2024

27 vite jeta e një komuniteti në ekran

Një ndër ekranet më të vjetra të Diasporës së re shqiptaro-amerikane me qendër në Nju Jork, SHBA është “Albanian Culture TV”. Transmetimet e para të këtij televizioni datojnë në nëntor të vitit 1997, pra natyrshëm lidhen ngushtë me një moment delikat që kalonte Shqipëria e asaj kohe e cila në të shumtën e rasteve është një përmendore e vërtetë  atdhedashurie për shqiptarët e Amerikës. Bashkëthemeluesit e këtij televizioni Adem dhe Mimoza Belliu e kanë trashëguar këtë kontribut me vlerë edhe tek fëmijët e tyre Gertolt dhe Vera Belliu. Një kombinim i përkryer brezash por edhe njohurish dhe kompetencash çka e bën këtë ekran të pranueshëm për të gjithë ata që gjuhën, traditën ,personalitetet dhe veprimtaritë e komunitetit duan ti ndjekin dhe përçojnë ndër brezat dhe familjeve të tyre.

Kontaktet e mia me “Albanian Culture TV” janë pothuajse 7 -vjeçare. Një udhëtim që iu bashkëngjit jetës së këtij televizioni nëpërmjet emisionit “ Një jetë…disa Histori” .

Duke qenë një banore e re e komunitetit shqiptaro-amerikan shumë nga tiparet e këtij komuniteti i shikoja me sy admirues, krahasues, vlerësues, çka u bë më pas frymëzim në ecurinë e ciklit “Një jetë…disa histori “.

Në Nju Jork vihej re dukshëm bujaria shqiptare, ambiciet për të ndërtuar prona e biznese karrierë dhe art në shtetin që t’i krijon mundësitë. Veprimtaritë patriotike për nder të festave kombëtare ishin nevojë e domosdoshme dhe jo sforcim pasi tek shumë të emigruar nga atdheu i para viteve 90-të , dashuria dhe malli për të janë edhe dhimbje gjithashtu , për arsye që tashmë dihen por edhe nuk duhen harruar. E kisha të pamundur të rrija indiferente ndaj iniciativave individuale dhe kolektive të cilat kanë në thelb solidaritetin dhe ndihmën ndaj dikujt që ka nevojë. Fenomeni i mbajtjes gjallë të gjuhës shqipe në Diasporën amerikane i ka rrënjët thellë në brezat e parë që emigruan këtu, ata që edhe pse u adaptuan plotësisht me jetën amerikane e ndjenë se sa rol, peshë dhe rëndësi ka gjuha jonë si simbol përbashkues.

”Një jetë …disa histori“ nisi ti jepte jetë asaj studio televizive duke e sjellë ‘’ajkën “ aktive komunitare në një tryezë mendimesh, veprimesh dhe problematikash. Historitë e shqiptarëve të thjeshtë vinin në studio të rrëfyera thjesht, pa truke artistike, por me gjuhën e të vërtetës dhe disa prej tyre janë të denja për kinematografi, dokumentarë dhe libra.

“Një jetë …disa histori “ po bëhej një portë pritëse edhe e shqiptarëve të shumtë që vizitonin Amerikën dhe promovonin atdheun këtu përmes librash, koncertesh, eventesh dhe ku natyrshëm televizioni mbetet një mjet i cili i memorizon në mënyrë të përsosur këto akte me vlera të ndërsjella andej dhe këtej oqeanit.

“Një jetë…disa histori “ po sillte në ekran personazhe të reja , artistë, shkrimtarë, studiues, mendimtarë, profesionistë të cilët me veprimet e tyre e bënë edhe më shumë dinamike jetën e komunitetit të vjetër shqiptaro-amerikan , duke prezantuar në këtë mënyrë të renë e gjallë që i jep jetë bërthamës shqiptare në Amerikë dhe po ashtu merr jetë prej saj.

Federata Pan Shqiptare e Amerikës “Vatra” ishte fondamentale në arkivin e këtij televizioni dhe po e tillë do të mbetej edhe për mua , madje shumë herë jam shprehur se ky ekran është ”Vatër e Vatrës dhe e çdo shqiptari qëllim mirë dhe akt bukur”.

Motrat Qiriazi gjithashtu u bënë pjesë e vëmendjes por edhe admirimit tim për faktin e cilësisë së përmbajtjes së eventeve por edhe të jetëgjatësisë që i ka bërë edhe më vitale këto vajza, motra e nëna kaq prezente në jetën e këtij komuniteti.

Një televizion shqiptar në Amerikë mundet të shndërrohet në një universitet ku traditën, gjuhën , individualitetet i transmeton çdo ditë si një program i fuqishëm edhe informacioni por edhe patriotizmi kaq i domosdoshëm në ditët tona.

Është një rast unik për të kuptuar se sa e rëndësishme është prezenca e komuniteteve aktive, individëve të gjallë e vitalë, individualiteteve me vlera të cilat janë lënda e parë e ekranit duke sendërtuar kështu një marrëdhënie jetike që jep dhe merr dhe që vërteton formulën se komunitetet aktive i bëjnë më të gjalla ekranet e Diasporës.

E ndoshta kjo është edhe arsyeja pse Personazhet e “Një jetë…disa histori “ linin gjurmë në shënimet e mia , me botën e tyre të gjerë të mendimit por edhe të spontanitetit, me dinamizmin e prurjeve, me gjuhën e zhdërvjellët të shqipes së përbashkët e cila në ekran është si ajo dërrasa ku mësuesi i mirë shkruan dhe shpjegon çka din por me një metodë që është unike dhe të tillë e bën magjia e ekranit dhe kapaciteti intelektual i personazheve plus esencialiteti pyetësor.

“Një jetë…disa histori” në mënyrë sistematike solli në ekran protagonizmin e fëmijëve që mësojnë të flasin shqip duke ndjekur shkollat shqipe këtu, televizionet apo edhe veprimtaritë e komunitetet, e ku disa e mësojnë thjesht nga prezenca e gjyshërve ne rritjen e tyre, madje fëmijët në studion e ACTV me shqipen e folur me vështirësi por vullnet plotë për ta përsosur kanë sjellë emocionet më të bukura e te paharrueshme në atë studio që duket se merr jetë pas çdo të ftuari, pas çdo bisede.

Televizioni Kultura Shqiptare e ka zgjeruar spektrin e vet në këto vite duke sjellë në ekran për shikuesit e vet edhe Pasqyrën Shqiptare të Kanadasë, edhe “Diaspora debaton” të Beqir Sinës , edhe kronikat e larmishme nga Kosova dhe Tirana. Sepse ekrani i tillë duhet të jetë në fund të fundit i të gjithëve që dinë të sjellin dritën e realitetit që jetojmë kur vullnetet dhe egoizmi nuk na pengon , përkundrazi na nxit ta shohim edhe më mirë jetën dhe motivet që i japin kuptim asaj .