SHBA / “Albanian Roots”, ndihmon 100 familje në New York

E diel, 23 Qershor, 2024

Shoqata “Albanian Roots” ka shpërndarë ndihma ushqimore për 100 familje, të cilat janë pjesë e komunitetit në Brooklyn dhe Staten Island. Marko Kepi, president i shoqatës thotë se mes familjeve që janë ndihmuar ka dhe familje shqiptare si dhe familje të komuniteve të ndryshme.

Për të siguruar paketat me ndihma ushqime janë përdorur fondet që “Albanian Roots” kishte mbledhur për organizimin e paradës e cila ishte parashikuar të zhvillohej në datë 13 qershor.

“Këtë vit fondet që ishin mbledhur për zhvillimin e paradës 2020, vendosëm ti përdorim për të ndihmuar familjen në nevojë. Parada për këtë vit u anulua, ndoshta mund ta bëjmë në një moment tjetër ose mund ta shtyjmë për vitin tjetër, tani fokusi është të ndihma e atyre që kanë nevojë”, tha Kepi.

Parada Shqiptare në New York këtë vit ishte parashikuar të zhvillohej më 13 qershor, ku do të mbështeteshin shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.

Organizata “Albanian Roots” organizon këtë manifestim të krenarisë shqiptare prej 11 vitesh. Vetëm vitin e kaluar sipas të dhënave te policisë së New York pjesëmarrës në paradë ishin rreth 40 mijë persona, anëtarë të komunitetit shqiptarë në New York, por edhe nga komunitete të tjera në Texas Michigan Florida etj si dhe jashtë Amerikës nga Zvicra, Italia, Gjermani etj.