Tifozët grekë nuk i harrojnë dy portierët shqiptarë

E enjte, 18 Prill, 2024

Ndonëse kanë luajtur në Greqi në një kohë kur nuk mungonin skenat raciste në stadiume, ish-portierët e kombëtares shqiptare Foto Strakosha dhe Arjan Beqaj duket se gëzojnë ende simpatinë e një pjese të mirë të tifozëve grekë.

Në një sondazh të klubit Ionikos të Athinës në “Facebook”, lidhur me portierin më të mirë të dy dekadave të fundit, 75% e votuesve kanë nominuar emrin e Beqajt. Pra shqiptari i Kosovës që ka luajtur me këtë ekip në periudhën 2003-2006 është shpallur fitues i këtij sondazhi.

Vendi i dytë i takon sërish një shqiptari, portierit legjendar Foto Strakosha, që ka luajtur për klubin në vitet 1999-2000. Ajran Beqaj ka provuar edhe golin përmes një aksioni në sezonin e largët 2001-2002 kur ai ishte pjesë e OFI-t të Kretës.

Ndërsa këta të fundit po mposhteshin nga Panileiakos 1-2, Beqaj kërceu më lart se të gjithë dhe shënoi një gol me kokë që do të mbahet mend gjatë në kujtesën e tifozerisë.

Ky ishte goli i parë i një portieri në aksion në historinë e futbollit elitar grek.

Burimi origjinal, këtu: