Një histori shqiptare në Britani

E enjte, 25 Prill, 2024
E enjte, 25 Prill, 2024

Një histori shqiptare në Britani

Ishte 3 mars i vitit 1993 kur erdha në Londër.

Shqipëria ishte ende duke dalë nga gjendja e izolimit total të viteve të komunizmit. Unë kisha studiuar për gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Tiranës. Kur isha studente, asnjëherë nuk e kisha menduar se do të mund të vizitoja Londrën, le më pastaj të jetoja këtu e të punoja për një institucion si BBC-ja. Ishte komunizëm, izolim i plotë, dhe për të ëndërruar nuk mundje në atë kohë.

Për të gjithë ata që kanë studiuar tek gjuhët e huaja, besoj u kujtohet se në muret e klasave ishin shkruar me gërma të mëdha fjalët e Karl Marksit: Një gjuhë e huaj është një armë në luftën e jetës!”

Në fakt ishte si një ëndërr, që në rastin tim u bë realitet.

Në atë kohe në Londër kishte shumë pak shqiptarë, ata ishin kryesisht shqiptarë nga Kosova. Ne të ekipit të BBC-së, ishim si dallëndyshet e para pas rrëzimit të komunizmit.

BBC-ja rifilloi shërbimin në shqip në 29 shkurt 1993, pas një shkëputje prej 26 vjetësh.

Transmetimi i pare i BBC në shqip ishte në 1940, u mbyll pastaj në 1967. Në atë kohë seksioni shqiptar i BBC-së kishte vetëm 4 vetë, Tajar Zavalanin, Dervish Dumën, Anton Logorecin dhe Kosta Cekrezin.

Zëri i Londrës, transmetohej nga Bush House, qendra e shërbimit Botëror të BBC-së.

Por historia e shqiptarëve në Britani ka filluar që nga shekulli i 16-të, me kavalerinë mercenare që i shërbeu mbretit anglez në luftërat kundër Mbretërisë së Skocisë.

Për sa i përket historisë moderne të shqiptarëve në Britani, ajo i ka fillimet në shekullin e 20, kur një grup i vogël shqiptarësh mbërritën në Britani. Mes tyre ishte një nga intelektualët më të mëdhenj shqiptar, Faik Konica. Konica u vendos në Londër dhe filloi botimin e gazetës “Albania”.

Pak pas luftës së Dytë Botërore, në Britani kishte rreth 100 shqiptarë. Shumica e tyre ishin nga Shqipëria, vetëm pak ishin nga Kosova.

Në 1991, në Angli kanë qenë të rregjistruar vetëm 338 shqiptarë, në 1993, kjo shifër shkoi në 2500. Shumica e tyre ishin shqiptarë të Kosovës, të rinj në moshë, që erdhën këtu për të shmangur shërbimin ushtarak në ushtrinë Jugosllave, duke kërkuar strehim politik.

Në qershor të 1996, gjykata supreme vendosi që shqiptarët e  Kosovës ishin të persekutuar në ish Jugosllavi, vendim që do të thoshte se të gjithë shqiptarëve të Kosovës do u jepej leje qëndrimi në Britani. Pas këtij vendimi Britania u përball papritur me një numër shumë të madh të shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali I zi dhe Serbia.

Në fund të 1997, në Londër jetonin rreth 30 mije shqiptarë, dhe në 2011 numri i tyre arriti në afro 13 295.

Ata janë kryesisht azilkërkues, arsyeja e kryesore e kërkesës për azil është gjakmarrja.

Sigurisht që flitet shumë për pjesëmarrjen e shqiptarëve në krim, por në Britani Shqipëria përfaqësohet nga barrister, avokatë, akademikë, mjekë, profesorë, mësues e kështu me radhë.

Mund të përmendim këtu, Klentiana Mahmuaj, barrister, autore dhe akademike, ndër të parat shqiptare që u kualifikua si barristere ne Britani. Ajo kohët e fundit është emëruar si eksperte e pavarur në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Shembuj si Klentiana na bëjnë të gjithëve krenarë.