Mediat së pari duhet të kontrollojnë vetveten

E enjte, 18 Prill, 2024

Dikur ne mbështeteshim për të bërë një lajm apo kronikë tek institucionet zyrtare shtetërore, të cilët na tregonin se çfarë duhet të dinim, prandaj ishte edhe e parëndësishme që të dhënat u përmblidhnin dhe u analizonin vetëm për ne. Ndërsa sot ne i besojmë qeverive në një masë të kufizuar dhe madje edhe më pak mediave tradicionale. Sepse ne sot duam ti njohim vetë të dhënat që fshihen pas një “historie” apo të zbulojmë nëse na thonë të vërtetën duke zbuluar vetë historitë tona. Por: Asgjë nuk e trondit besimin e lexuesit (apo degjuesit e shikuesit) te media më shumë se inkopetencat e saj. Mediat bëjne më shume gabime nga sa mund ta marrin me mend vetë reporterët a redaktoret, pasi shumica e lexuesve nuk i reklamon ato në media.

Kërkesat për saktësi duhet t’u ngulitet fort në kokë redaktorëve dhe reporterëve(ne pergjithesi gazetareve). Gabimet nuk mund dhe nuk duhet te pranohen si fakt jetësor. Duhet bërë gjithçka e mundur për të siguruar saktësinë e çdo shkrimi, titulli apo deçiture. Veçanërisht me burimet. Në pergjithësi, burimet e pacilësuara e bëjnë shkrimin më pak të besueshëm, sidomos kur aty jepen lajme negative, të cilat lexuesi nuk deshiron t’i degjojë. Kush e tha këtë?, është pyetja më e natyrshme që bën njeriu kur dëgjon një lajm me rëndesi. Dhe mediat duhet të bëjne çmos që ti përgjigjen kësaj pyetjeje.

Që mediat ushtrojnë pushtet, kjo kuptohet vetiu. Si organe kontrolli, ato jo vetëm duhet të denoncojnë të metat, por edhe të bëjnë diçka për t’i detyruar njerëzit, veçanërisht ata që merren me politikë, të veprojnë ndryshe. Pyetja është se si e përdorin ato pushtetin e tyre. Ky pushtet legjitim është shumë më pak i kontrollueshëm sesa ai i politikanëve. Një ministër i nënshtrohet një numri të madh kontrollesh: nga komisioni i buxhetit të shtetit – dhe veçanërisht prej hartuesve të raporteve të këtij komisioni, nga kontroll-revizioni, nga komisioni parlamentar, nga opozita, nga zyra e kryeministrit nga këshilla dhe kontrolle shkencore e, së fundi, nga mediat. Por kush i kontrollon kontrolluesit – MEDIAT?

Tregu, shteti apo media vetë?

Kush kontrollon mediat, kontrollon edhe politikanët, konstatojnë shumë qytetarë nga sondazhet e shumta në Gjermani. Ose: Kush kontrollon politikën, kontrollon ”arritjet tona demokratike”, dhe në këtë mënyrë edhe pushtetin. Në të vërtetë ekziston gjithmonë një “luftë konkurruese” mes kompanive (koncerneve) mediatike për “ngjarjen më të mirë”, skandalin më të fundit, etj.
Por, çështjet parimore përcaktojnë mënyrën e të menduarit të masave. Ndoshta një përjashtim është ende interneti, në të cilin mund të publikohen lirisht në mbarë botën edhe shtrembërime të së vërtetës nga individë të papërgjegjshëm. Megjithatë, gjithnjë e më shumë web site të diskutueshme të internetit janë kapur ose bllokuar nga Providern apo aparatet speciale kontrolluese. Prandaj mediat së pari duhet vetë të kontrollojnë vetveten.

Dihet që politika kërkon vazhdimësi, siguri, ajo duhet të orientojë. Televizioni ka nevojë për larmi, veprim, emocion dhe sensacion. Ai duhet të zbavisë. Informacioni politik kthehet në “Infotainment” – informacion zbavitës. Ai që merr pjesë në lojë si politikan, ndihmon në degradimin e politikës. Ai që refuzon, konsiderohet pa humor dhe jashtë mode. Madje edhe në gazetat serioze politika ofrohet sot përmes konflikteve të personalizuara, pasi diskutimet konkrete të diferencuara mund të çonin në ulje të tirazhit apo klikimeve. Të njëjtët gazetarë, që inatosen apo tallen me klishetë dhe parullat e luftës politike, shpesh nuk janë të gatshëm, e nganjëherë as në gjendje, të paraqesin në mënyrë të përshtatshme mendime të diferencuara. Të njëjtët gazetarë që i akuzojnë partitë për plogështi dhe paaftësi programatike, duhet të pranojnë se nuk i kanë lexuar kurrë programet e partive të mëdha.

Sepse sot e di secili nga ne që politika përhapet përmes mediave masive, të cilat janë komponenti më i rëndësishëm i formimit të mendimit në botë. Me mediat mund të manipulohet në mënyrë perfekte konsumatori i medias, mund t’ja shesësh atij gënjeshtrën edhe si të vërtetë. Me pak fjalë: Mediat masive janë instrumenti më i mirë për manipulimin e përdoruesit. Por liria e shprehjes së mendimit është parakusht i rëndësishëm për demokracinë. Me fjalë të tjera, secili duhet të ketë mundësinë të shprehë një mendim, dhe mediat si: radiot, televizionet, gazetat, madje edhe interneti (rrjetet sociale) janë si një megafon që i drejtohet shumë njerëzve. Mbi të gjitha, mediat në një shtet demokratik, kanë një fuqi të madhe demokratike, emancipuese dhe kështu duhet të ndodhë edhe në Shqipëri apo Kosovë.