Le Matin: Botimi i fjalorit shqip-greqisht, endrra e realizuar e Kristoforidhit

E enjte, 18 Prill, 2024

Botimi i Fjalorit Shqip-Greqisht i dijetarit dhe atdhetarit të njohur shqiptar, Kostandin Kristoforidhit u përcoll në shtypin francez të kohës si një ngarje e jashtëzakonshme. Gazeta “Le Matin” më 1904, shkruan se botimi i fjalorit ishte një ëndërr e Kristoforidhit e realizuar pas vdekjes së tij, pavarësisht pengesave të shumta nga kundërshtarët.  Fjalori prej 500 faqesh ishte rezultati i njëzet viteve punë të Kristoforidhit.

Lajmin kushtuar dijetarit Kristoforidhi e ka publikuar shqip Aurenc Bebja, në Blogun “Dars (Klos), Mat – Albania”.

Një dijetar shqiptar, Kostandin Kristoforidhi, i lindur në Elbasan, vdiq në vitin 1895, i cili kishte studiuar në gjimnazin grek të Janinës, ndërmori gjatë jetës së tij dhe përfundoi një fjalor shqip-greqisht, një vepër absolutisht të plotë, të cilën për fat të keq ai nuk mundi ta botonte, pasi vdekja e befasoi atë në mes të punëve të tij të shumta.

Dhe tani ëndrra e Kristoforidhit, i cili pati punuar me guxim për bashkimin e Shqipërisë dhe Greqisë, u realizua sot, dhe vepra e tij kombëtare, rezultati i njëzet viteve të punës së palodhur, shfaqet në dritë në formën e një vëllimi të bukur prej pesëqind faqesh.

Botimi i këtij fjalori mund të konsiderohet një ngjarje akoma dhe më e jashtëzakonshme për arsye se kundërshtarët e idesë greko-shqiptare, të mërzitur se nuk arritën të blejnë atë që konsiderohet me të drejtë një thesar kombëtar, pavarësisht arit që i kishin ofruar autorit, u nxituan të shpallnin se grekët, duke dëshiruar që gjuha shqipe të zhdukej me kalimin e kohës, kishin djegur dorëshkrimin e Kristoforidhit.

Sot është kënaqësi që Greqia i ofron kombit fisnik shqiptar veprën e çmuar të Kristoforidhit, duke paguar kështu një borxh në kujtim të atij që kishte bindjen e palëkundshme që, nga përhapja e gjerë e letërsisë greke në mesin e popullit shqiptar, ky i fundit do të arrinte të formonte gjuhën e vet, ta ngrejë atë, ta fisnikërojë dhe ta bëjë të denjë për përpjekjet e tij civilizuese dhe mendimet e tij fisnike”-shkruan “Le Matin”.

Botimi i fjalorit shqip-greqisht pati jehonë të madhe, megjithëse ai u hartua me alfabet greqisht. Ribotimi i tij në gjuhën dhe alfabetin shqip u bë i mundur pas 70 vjetësh.

Kostandi Kristoforidhit punoi gjatë jetës për,“Fjalorin e Gjuhës shqipe”. Botoi më 1867 Abetaren gegërisht, më 1868 Abetaren në toskërisht, si dhe libra të vegjël për nxënësit. Bashkë me atdhetarë të tjerë mori pjesë në Komisionin për alfabetin e për arsimin më 1867 në Stamboll dhe i vazhdoi më pas përpjekjet e përbashkëta për alfabetin.