SHBA / Pezullohet hyrja e disa kategorive të caktuara të emigrantëve

E enjte, 28 Mars, 2024

SHBA, ka ndaluar hyrjen e emigrantëve, për disa kategori. Më 22 prill, 2020 presidenti Trump nxorri një urdhër sipas të cilit u pezullohet hyrja si emigrantë në vend disa personave.

Avokati amerikan Kieran Both sqaron se cilat janë këto kategori. U pezullohet hyrja atyre personave që:
Në datën e futjes në fuqi të shpalljes ndodheshin jashtë Shteteve të Bashkuara.
Nuk kanë një vizë të vlefshme emigruese duke filluar nga data 23 prill, 2020; dhe
Nuk janë të pajisur me dokument të vlefshëm udhëtimi duke filluar nga data 23 prill, 2020, ose që u është lëshuar një i tillë pas kësaj date.
Vendimi hyri në fuqi më 23 prill, 2020 dhe mbetet në veprim për të paktën 60 ditë. Vetëm pas kësaj periudhe ajo mund të shtyhet si dhe të pësojë ndryshime.

Ndërkohë nga ky vendim nuk prek personat e pajisur me green card, personat si dhe bashkëshortët dhe fëmijët përkatës, që duan të vijnë në Shtetet e Bashkuara si doktorë, infermierë apo punonjës në fushën e mjekësisë; ose për t’u përfshirë në veprimtari kërkimore shkencore ose në një veprimtari tjetër të nevojshme që lidhet me luftën kundër COVID-19-ës;

Personat që kanë aplikuar për t’u futur në Shtetet e Bashkuara si investitorë, me vizë emigruese EB-5;
Bashkëshortët dhe fëmijët nën moshën 21 vjeç të nënshtetasve amerikanë, përfshirë këtu dhe fëmijët e adoptuar të përfshirë në kategoritë e vizave IR-4 dhe IH-4;
Personat që do të çojnë përpara objektivat për vënien në jetë të ligjeve të SHBA-së (siç parashikon DHS-ja dhe DOS-ja);

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura si dhe bashkëshortët dhe fëmijët përkatës;
Nënshtetasit afganë dhe irakenë që janë përkthyes ose të punësuar nga qeveria amerikane si dhe bashkëshortët apo fëmijët e tyre që kanë kërkuar të futen në SHBA me viza për emigrantë të posaçëm;
Personat, prania e të cilëve në SHBA i shërben interesave kombëtare (siç parashikon DHS-ja dhe DOS-ja).
Personave që kanë viza jo-emigruese si dhe atyre që kërkojnë azil NUK u është ndaluar ardhja në SHBA.

Që prej datës 20 mars, 2020, janë pezulluar shërbimet e zakonshme të vizave në të gjitha ambasadat dhe konsullatat e SHBA-së nëpër botë. Ambasadat dhe konsullatat amerikane vazhdojnë të ofrojnë shërbime për marrje vizash në raste urgjente, gjithnjë brenda mundësive. Departamenti i Shtetit ka ndërmend të vazhdojë të shqyrtojë aplikimet për viza të fermerëve dhe profesionistëve në fushën e mjekësisë që vijnë për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19-ës. / Illyria