COVID-19 anulon ritualin e vjetër arbëresh të zjarreve të Majit

E enjte, 25 Prill, 2024

Ritualet e zjarreve të Majit, këtë vit nuk do të kryhen, për shkak të Covid-19. Arbëreshja Maria Lombardo shkruan në blogun Viviamo la Calabria, se për fat të keq këto veprimtari nuk do të mbahen këtë vit.

Riti i zjarreve është i hershëm ndër arbëreshët e rajonit të Civita-s, dhe zhvillohet sapo bie nata e deri në agimin e tre ditëve të para të muajit Maj. Këto zjarre lajmërojnë gëzimin e ardhjes së pranverës dhe ndizen sapo hijet mbështjellin luginën e qetë të Raganello-s.

“Flakë “magjike”, dalin nga djegia e  dushkut, që rritet me bollëk në Pollino. Zjarret e fillimmajit janë një traditë e lashtë, e ruajtur prej më shumë se 500 vitesh, që bëhet vetëm në Civita. Ndërsa ndër komunitetet e tjera arbëreshe zjarre ndizen zakonisht për të nderuar shenjtërit mbrojtës”-shkruan Lombardo.

Gojëdhënat tregojnë se ndezja e zjarreve është e lidhur jo vetëm me ardhjen e pranverës, por edhe me faktin se Skënderbeu përdorte zjarret si sinjale tymi në betejat që drejtonte kundër pushtuesve, e po ashtu me kujtesën e largët se kur shqiptarët mbërritën në Civita, atyre iu desh të digjnin pemët në mënyrë që ta përshtatnin tokën për kultivim. Nga ana tjetër, festat e zjarreve simbolizojnë edhe pastrimin dhe rigjenerimin pas daljes nga stina e ftohtë.