Arbëresh / Këngëtarja rrëfen ruajtjen e veshjeve tradicionale për 17 breza

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Trashegimia kulturore e ruajtuar me shekuj ndër arbëreshë është si një mozaik i përbërë nga prurje e vlera artistike në fusha të veçanta. Këtë e dëshmojnë përçuesit e kësaj trashëgimie, si këngëtarja Anna Stratigò.

E ftuar në një emision për të performuar live tek Albanianews.it, një këngë të famshme arbëreshe, Anna tha se kostumet kombëtare që ndodheshin në banesën e saj, dhe i kishte të pozicionuara pas vetes, i kishin ruajtur të tilla 17 breza paraardhësish të familjes që i përket.
Madje ajo tregon edhe fustanin e nuseve që i përkiste familjes së saj që prej vitit 1700. Anna tregon se shtëpinë e saj e ka kthyer në një muze me sende të vjetra arbëreshe që i ka trashëguar brez pas brezi.

“Kur isha e vogël dëgjoja historitë që më tregonte gjyshi dhe të afërmit e mi. Ata më thonin se kishim 600 vjet që jetonim në këtë shtëpi dhe që kishim këtë gjuhë (arbëreshe). Edhe kur shkoja në shkollë nxënësit e tjerë më indetifikonin si arbëresh, nga fakti se në shtëpinë tonë flitej vetëm gjuha arbëreshe. Por unë ndihesha krenare sepse kisha një histori për të treguar. U rrita me dëshirën për të zgjeruar më shumë njohuritë e mia për shqiptarët dhe historinë e arbëreshëve.

Shtëpia ime është diku te 600 vjeçare dhe këtu janë dokumentat e stërgjyshërve të mi prej 17 brezash. Nga familja ime kam trashëguar edhe pasionin për muzikën arbëreshe dhe kam ruajtur gjithashtu edhe mandolinën e hallës time. Unë u rrita në këtë shtëpi me muzikë dhe kur mblidheshim të gjithë bashkë ne këndonim”, shprehet Anna.

Gjithashtu Anna thekson se kur ishte vetëm 8 vjeç mund ti binte 4 instrumenteve. Këngët e saj kanë arritur deri në Argjentinë ku jetojnë një komunitet shumë i madh arbëreshësh.

“Në shtëpinë time vijnë për vizitë edhe shumë të huaj sepse janë kuriozë për kulturën arbëreshe. Por sa herë që vjen ndonjë shqiptarë unë gjithmonë nxjerr flamurin shqiptar tek ballkoni për ti thënë atyre mirëseerdhët në shtëpinë time”, përfundon Anna.

Burimi origjinal, këtu: