Të gjendur në një normalitet të ri për shkak të COVID-19 dhe ku shumë kompani po ndryshojnë linjat e tyre të prodhimit në funksion të përballimit të situatës duket se edhe kërkesat për të respektuar standardet po shtohen. Bëhet fjalë për kompani fasonësh apo shtëpi të mëdha mode që po prodhojnë maska dhe veshje mjekësore apo gjigandë të kremrave dhe parfumeve që po prodhojnë dizifektantë.
Për të gjithë këta është kërkuar që të përshtasin prodhimin sipas standardeve të kërkuara. Diçka e tillë vlen edhe për kompanitë në Shqipëri që kanë ndryshuar prodhimin e tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Standartizimit bëri me dije edhe detajet mbi këto kërkesa të reja.
“Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) dhe anëtarët e saj dëshirojnë të ndihmojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke vënë në dispozicion standardet në fushën shëndetësore, që prodhuesit kanë nevojë për të realizuar sigurinë, performancën dhe cilësinë e produkteve të tyre aq të nevojshme, veçanërisht në situatën që po kalojmë në luftën kundër Covid-19.
Standardet e ISO-s përcaktojnë sigurinë, cilësinë dhe metodat e provës së produkteve thelbësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Këto produkte janë maska filtruese, doreza dhe veshje mbrojtëse mjeksore, karakteristikat teknike të të cilave jepen në standardet e publikuara nga ISO dhe anëtarët e saj përfshi Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit (DPS).
Gjithnjë e më shumë kompani po ndryshojnë aktivitetin e tyre, duke përshtatur linjat e tyre të prodhimit për të ndihmuar në plotësimin e kërkesës për veshje mbrojtëse, pajisje mjekësore dhe furnizime të tjera shumë të nevojshme.
A jeni një nga ata prodhues?
Duke besuar se rreshtimi i DPS-s me ISO-n dhe organizata të tjera me emër në fushën e standardizimit në nivel europian e ndërkombëtar, kontribuon në mbrojtjen e jetës së profesionistëve të shëndetit dhe të gjithë bashkatdhetarëve tanë” thuhet në njoftimin e DPS. / Monitor