Turizmi dhe COVID! Ku do ti kalojmë pushimet këtë vit?

E premte, 19 Prill, 2024

Në këtë periudhë të vështirë për njerëzimin, çdokush përpiqet të jetë optimist për të ardhmen post-pandemie, edhe se është e vështirë për shumëkënd të mendojë kthjellët pas më shumë se 7 javësh karantinë të detyrueshme ku çdo aktivitet u bllokua për një kohë të gjatë dhe shumë prej tyre vazhdojnë të jenë ende të bllokuar. Rreth fundit të muajit janar, në një intervistë televizive, vija në dukje rrezikun që i kanoset Shqipërisë dhe turizmit në Shqipëri prej një infektimi masiv të mundshëm (në atë periudhë), dhe theksoja që duhet të përgatiteshim me një plan masash përpara se pandemia të mbërrinte në “oborrin” tonë – ku vija theksin tek rëndësia që do të kishte një plan masash për industrinë e turizmit në Shqipëri. Pritej që turizmi të ishte sektori i ekonomisë më i prekur edhe se është sektori më vulnerabël por dhe ndër sektorët me të ardhura të konsiderueshme për shqiptarët dhe Shqipërinë, duke qenë se në 2019 vendin e vizituan 6.4 milion turistë të huaj të cilët shpenzuan rreth 1.8 miliardë Euro.

Duke marrë për bazë shifrat dhe veprimtaritë e 3 viteve të shkuara, tashmë në Shqipëri do të kishin kaluar pushimet dhe do ta kishin vizituar rreth 2 milion turistë të huaj dhe do të numëronin ditët për të ardhur edhe 5 milion të tjerë, gjë që nënkupton se Shqipëria do të përgatitej të ofronte shërbime Turistike (dhe jo vetëm) me një vlerë prej mbi 2 miliardë Euro. Por situata në të cilën gjendet turizmi tashmë në Shqipëri është një ndër më të paprecedentët pasi, përveç faktit që këto të ardhura tashmë do të mungojnë, operatorët turistik, hotelet dhe transportues të shumtë gjenden në pamundësi financiare për të kthyer mbrapsht parapagimet e marra nga partnerët e huaj. Kjo për faktin se një pjesë e mire e tyre, fondet e arkëtuara si parapagime, duke i shtuar edhe kredi të marra në bankat e nivelit të dyte, i kanë investuar për rikonstruksionet e ndërtesave, për shtimin e kapaciteteve, për blerjen e mjeteve të reja të transportit, etj. Në këtë situatë, të gjithë ofruesit e shërbimeve turistike janë detyruar të hyjnë në bisedime me partnerët e huaj me qëllim bllokimin e parapagimeve për vitin tjetër turistik, duke bërë edhe goxha lëshime të mëdha financiare në ofertat e tyre. Pra, përveç se fitimit të munguar, humbjes së menjëhershme të shkaktuar nga pandemia dhe bllokadës së likuiditeteve, parashikohen fitime te munguara edhe për vitin e ardhshëm. Kjo në rastin e kompanive që kanë mundur të negociojnë kontratat për vitin e ardhshëm, ndërsa kompanitë që janë detyruar të kthejnë parapagimet, zgjidhja e vetme është që tu drejtohen bankave dhe, të ndihmuar edhe nga qeveria, të përfitojnë nga Kreditë me Garanci Sovrane – dhe këto pritet të jene edhe kompanitë më vulnerabël të tregut edhe në periudhën në vijim.

Sot gjendemi përpara faktit të kryer ku çdo aktivitet turistik në Shqipëri (dhe në gjithë Botën) është pezulluar apo bllokuar dhe shumë pak vende janë optimistë dhe kanë pritshmëri për të rinisur sadopak aktivitetet turistike këtë vit kalendarik. Por Shqipëria ka marrë dy goditje të njëpasnjëshme në këtë sektor (dhe në gjithë ekonominë në tërësinë e vet), duke u goditur rëndë nga tërmetet në fund-vitin e shkuar, dhe tani nga COVID-19. Ndërkohë që agjencitë turistike dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit në Shqipëri u përpoqën shumë që te risjellin në vëmendjen e të huajve Shqipërinë nëpër panairet ndërkombëtare pas tërmeteve te fund vitit, tanimë me pandeminë globale të COVID-19 është pothuajse e pamundur që të mendohet për turizëm hyrës (Incoming) në Shqipëri – ashtu siç është pothuajse e pamundur të mendohet edhe për turizëm dalës (Outgoing). Në këto kushte, shumë aktorëve të industrisë turistike në Shqipëri ju desh kohë e gjatë të rimendojnë dhe rikonceptojnë shërbimet turistike të mundshme për këtë vit, në ndihme u erdhi Qeveria, e cila sugjeroi që këtë vit të planifikojmë (nëse mund ta bëjmë më një gjë të tillë) pushimet brenda vendit. Është një sugjerim i vlefshëm për shumë operatorë, hotele dhe transportues të vendit tonë, dhe jam i bindur që shumë prej tyre do të nisin (nëse nuk e kanë bërë ende) modelimin dhe krijimin e ofertave dhe paketave të ndryshme turistike brenda Shqipërisë.

Duke marrë parasysh të mësipërmet, një zgjidhje sado e vogël do të ishte që, të paktën këtë vit, të kalojmë ato pak ditë pushime që mund të kemi dhe mund të bëjmë, brenda vendit. Në këtë mënyrë, përveç se do të ndihmojmë kompanitë që operojnë në industrinë turistike në Shqipëri të mbijetojnë, automatikisht do ti lejojmë ekonomisë tonë të qarkullojë të paktën paratë që tashmë janë në treg dhe të mos nxjerrim nga ekonomia jonë para të cilat do të ishin jetike për rivënien në punë të të gjithë mekanizmave turistik dhe ekonomik të vendit. Në të njëjtën kohë, këtë vit më shumë se kurrë kemi nevojë për ndihmën e gjithë Shqiptarëve që janë jashtë kufijve të vendit, qofshin këta shqiptarët e diasporës, emigrantë, shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Kosovës, ndihmë kjo që do të konsistonte në kryerjen e pushimeve të tyre në Shqipëri. Kjo do të bënte që “motorët” e industrisë turistike në Shqipëri, por dhe në zonat e sipërpërmendura, të “rindizeshin” ngadalë por sigurtë pasi agjencitë turistike të këtyre shteteve do të mund të rifillonin aktivitetin e tyre normal më lehtësisht me turistë të cilët do të kalonin pushimet në Shqipëri duke udhëtuar me makina apo autobus, se sa ne Turqi, Egjipt, Itali apo Spanje, ku këto dy të fundit janë edhe ndër vendet më të prekura nga pandemia e COVID-19. Në të njëjtën kohe do të rifillonte transporti ndërkombëtar i udhëtareve me autobus mes Shqipërisë dhe këtyre vendeve dhe kjo do te bënte të mundur rigjenerimin ekonomik për shume kompani transportuese mes këtyre vendeve – ku duhet përmendur se vetëm ne linjën Shqipëri – Kosove dhe anasjelltas janë mbi 10 kompani transporti udhëtarësh që operojnë çdo dite; 3 me Maqedoninë e Veriut dhe 4 me Malin e Zi.

Të përpiqemi të shohim pak me optimizëm të ardhmen post-pandemike duke ndihmuar njeri-tjetrin dhe, automatikisht, edhe veten. Rigjenerimi ekonomik fillon nga gjithsecili prej nesh ndaj duhet të nisim të mendojmë se në cilin vend të Shqipërisë do të mund të kalonim pushimet këtë verë, cilin objektiv turistik në Shqipëri nuk kemi vizituar ende, cilat tradita Shqiptare nuk kemi njohur e prekur ende, gastronominë e cilës zone nuk kemi shijuar ende…

* Autori është Ekspert Turizmi dhe Pedagog në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë