Vatra, streha qindravjeçare e patriotizmit

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Federata Panshqiptare Vatra njihet si organizata më jetëgjatë e krijuar nga shqiptarët e Amerikës nën drejtimin e dy korifejve të Fan Noli dhe Faik Konica. Ajo shënon 108 vite jetë me shqiptarët dhe për shqiptarët dhe kauzat e tyre.

-Po çfarë kemi trashëguar nga Vatra e dikurshme, ajo që kurrë nuk reshti kurrë së  qeni aktive dhe protektive ndaj çeshtjeve shqiptare kudo ku jetojnë shqiptarët?

-Çfarë do donim të ringjallim prej frymës që atë e bëri faktor dhe aktor kyç në faza kritike të historisë shqiptare që nga koha e shtetformimit dhe deri sot?

Vatra vazhdon të mbetet një strehë e patriotizmit nga ku prevalojnë emra që jo rastësisht u bënë pjesë e saj. Emrat e tyre lidhen pazgjidhshmërisht me vepra, arritje intelektuale në funksion të krijimit të shtetit shqiptar, kulturës së tij,mbrojtjes së territoreve shqiptare nga copëtimi, mosnënshtrimit ndaj komunizmit, respektimit të lirive dhe të drejtave njerëzore, lindjes së demokracisë, krijimit të shtetit të Kosovës.

Vatra është dëshmi e gjallë se si intelektualët e vërtetë, ata të mendjes dhe penës e bëjnë të pavdekshme organizatën duke u shndërruar në frymëzim për brezat.

Ajo është dëshmi e gjallë e ruajtjes dhe trashëgimisë të çdo ngjarjeje të saj qysh nga data e krijimit, festat kombëtare, ( mbledhjet , veprimtaritë , reagimet , promovimet, tubimet, festimet, pritjet),me një arkiv të pasur, me një gazetë 111- vjeçare, Diellin gazeta më e vjetër në shtypin shqiptar, me bibliotekën e vet por mbi të gjitha me një Kanunore e cila shërben si rregullator që organizon çdo veprimtari, normalizon çdo debat dhe i prin e paraprin çdo risije duke u mbështetur fort në traditë.

Organizata Pan Shqiptare Vatra njihet si Selia e patriotëve shqiptarë e cila vizitohet nga miq e dashamirës të cilët kur e prekin nga afër atë përjetojnë pak nga ajo e shkuar që mbetet gjallë sepse aktivistët e saj e ruajnë dhe e shkruajnë historinë e cila jeton përmes fotografive të cilat veshin muret e saj, rrëfimeve të drejtuesve , por mbi të gjitha publikimet e Diellit në print dhe online duke u shndërruar kështu në burim i pashtershëm jetik.

Vatra është katedër ku mund të mësosh transparencën, nëse për atdheun kontribuon me penë dhe mendje, vatranët dëshmuan në çdo kohë se duhet dhënë për nënën, nga pasuritë, kursimet, koha dhe puna, dhe shqiptarët e Amerikës rreth Vatrës dhe Diellit i dhuruan sistematikisht Shqipërisë, Kosovës , sa herë e ka dashur puna, dhe gjithçka mbetet e shënuar në defteret e vjetra, një traditë kjo që vazhdon ( rasti më i fundit ishin kontributet për tërmetin në Shqipëri). Kjo dëshmi e solidaritetit s’është gjë tjetër veçse ajo çka rrjedh në dejet tona me gjak shqiptari; mbështetja ndaj njëri -tjetrit kurdoherë e sidomos në nevojë.

Gjithmonë e ndjeshme dhe reflektuese, e gatshme për të reaguar në momente deçizive për çështjet kombëtare, Vatra ka dëshmuar se jeton çdo çast me vendin amë, me udhëkryqet e saj politike dhe historike duke u bërë kështu një zë arsyeje dhe dritë shprese për faktorin shqiptar dhe njē opozitë e përhershme e padrejtësive dhe e aventurave politike të cilat për fat të keq janë te rëndomta në realitetin mbarëshqiptar.

Vatra është model i bashkëjetesës, ku brezat i flasin njeri tjetrit me gjuhen e vlerave. Në Vatër çdo kryetar është jo vetëm një emër por edhe nocion kohor dhe historik qe pavarësisht kundërshtive la emër në Vatër dhe respektohet, kujtohet dhe nderohet nga çdo vatran dhe kjo kujtese e mbron historikun e saj, është sekret jetëgjatësie.

Kur ndjek historinë e vatrës ndjen se sa peshë ka fjala e shkruar dhe se sa shumë kontribut luan ajo në ndërtimin e historisë shqiptare në tërësi, kupton gjithashtu se sa pak e kemi njohur ne këtë pjesë vitale të historisë tonë në vendin amë, për shkak të izolimit. Nuk do ishte aspak e tepërt që Vatra të ishte pjesë e programeve dhe teksteve shkollore kurrikulare apo jashtkurrikulare, në arenën shqiptare( Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi , Maqedoni). Ne Nju jork Vatra vizitohet nga fëmije dhe te rinj shqiptaro -amerikane dhe shume veprimtari gjuhësore dhe kulturore zhvillohen aty.

Ky tempull i shqiptarizmës në Amerikë e ruajti gjuhën shqipe te gjalle si simbolin tonë përbashkues, aty i gjen të gjitha simbolet që na identifikojnë ne si komb, nëne Terezë, Skënderbe, flamuj, kostumet tona të rralla e mbi të gjitha aty takon bujarinë dhe mikpritjen , këto vlera të rralla trashëguar nga thellësi shekujsh.

Tashmë Vatra Panshqiptare për herë të parë në historinë e saj drejtohet nga një kosovar(zoti Elmi Berisha) një sinjal konkret ky i përbashkimit Shqipëri -Kosovë, diçka që ka qenë historikisht frymë dhe filozofi e saj, ëndërr dhe vizion i patrioteve tanë tradicional urojmë edhe një e ardhme e domosdoshme për shqiptarinë.

Vatra e shekullit të ri është ura që na lidh me fort me njëri-tjetrin dhe me atdheun, me ditët e ëndërruara nda korifenjte e mendimit, programe të projektuara nga shtyllat e patriotizmit ku vizion mbetet po i njëjtë: zhvillimi dhe prosperiteti demokratik i kombit shqiptar. Vatra 108- vjeçare ka ende një udhë të gjatë përpara përderisa shqiptaria lëngon nga plagë të vjetra që kërcënojnë liritë duke pasur me vete bekimet dhe aspiratat e te pareve te vet si dhe kontributet e intelektualeve te sotem ku bashkohen urimet tona.

Gëzuar peë çka na the e na dhe në këto 108 vjet Vatër!