Itali/ Mjeku shqiptar donacionet për tërmetin ja dhuron kolegëve në Tiranë

E hënë, 20 Janar, 2025

Janë të shumtë shqiptarët që po ndihmojnë në shëndetësi me aq sa kanë mundësi. Mjeku Genc Kapxhiu nē vijën e parë kundër COVID-19 në urgjencën e spitalit të Arezzos në Itali ka dhuruar mbi 1000 maska për kolegët e tij shqiptarë.

Mjeku thotë se gjithçka ka nisur nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe në pamundësi për t’i sjellë fondet e mbledhura nga një koncert bamirësie në kohë, ata kanë menduar që në këtë situatë më mirë të dhuronin maska sepse janë më të nevojshme.

“Në këtë situatë të vështirë siç e kemi kaluar edhe ne mjekët në Itali menduam se mungesa e mjeteve mbrojtëse ndodhet edhe në spitalin infektiv në Tiranë. Në bashkëpunim me “Lions Club Arezzo” ne jemi munduar që të ndihmojmë. Unë personalisht jam i pari që e kam kaluar këtë vështirësi me mjete mbrojtëse dhe mendova se mund ta kalojnë edhe kolegët tanë në Shqipëri dhe nga kjo na erdhi ideja për maskat. Nuk e di se sa mund të zgjasë kjo pandemi por këto maska mund të duhen gjithmonë”, shprehet Genc Kapxhiu.

Mjeku ka bërë gjithashtu apel për kujdes shumë të madh kundër këtij virusi. Ai ka thënë se duhet të marim shembull nga rasti i shtetit italian dhe të zbatojmë të gjitha masat e nevojshme.

“Ky virus është i padukshëm dhe rikthimi në jetën normale duhet të jetë në mënyrë graduale. Gjërat që duhen duhet të hapen nga pak dhe me kujdes mjaft të madh sepse kjo epidemi do vazhdoj dhe do jetë shumë e vështirë të zhduket”, thekson mjeku.

Për sa i përket situatës në Itali ai ka shpjeguar edhe pse së fundmi ka pasur ulje graduale të viktimave situata duhet trajtuar me kujdes sepse ka akoma vikima. Sipas informacioneve që ai ka nga epidemiologët italianë thuhet se hapja atje duhet bërë pak më me vonesë sepse akoma nuk është bërë izolimi i plotë i të gjithë personave të infektuar.

Burimi origjinal, këtu: