Emergjenca koronavirus në Itali dhe legalizimi i migrantëve të parregullt

E premte, 29 Mars, 2024

Kur për dekret fluksesh punonjësish të huaj sezonalë as që bëhet fjalë e me qindra mijëra imigrantë të parregullt të pranishëm në Itali por “të padukshëm” për sistemin shëndetësor italian, Qeveria po mendon seriozisht për një sanatore, të paktën për ata që punojnë në bujqësi, ndoshta edhe për bashkëpunëtoret familjare

Në Itali përllogaritet të jetojnë pa pasur të drejtën e qëndrimit nga 550 mijë deri në 670 mijë të huaj. Janë persona që u ka skaduar leja e qëndrimit e nuk kanë mundur ta përtërijnë, që kanë ardhur për turizëm apo studime e nuk janë kthyer më në vendlindje, ata që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme.
Të gjithë këta u shpëtojnë statistikave, përfitojnë pak apo asgjë nga sistemi italian i mirëqenies sociale, përbëjnë një pjesë të emargjinuar të popullsisë, jetojnë në hije e fryjnë radhët e të punësuarve në të zezë.

Në këtë periudhë të jashtëzakonshme krize shëndetësore kur ekonomia italiane është pezulluar, imigrantët e parregullt janë ndër shtresat që po vuajnë dyfish: mbeten jashtë kontrollit mjekësor, vuajnë në mënyrë të veçantë edhe ekonomikisht duke mos pasur asnjë lloj mbrojtjeje sociale. Për të dhënë një ide, mjafton të mendosh për të huajat pa dokumente qëndrimi që punojnë si bashkëpunëtore familjare për të pastruar, për të mbajtur fëmijët apo të moshuarit, për të huajt e parregullt që punojnë në të zezë në ndërtim, tregti, transport apo në bujqësi. Sot të gjithë këta jo vetëm nuk punojnë por as “nuk ekzistojnë” për mbështetjen sociale shtetërore apo për sistemin shëndetësor italian.
Që nga fillimi i krizës për koronavirusin, për këta qindra mijëra vetë kërkohet me forcë një sanatore, legalizim në masë, që do të ishte jo vetëm në të mirë të tyre por të të gjithë shoqërisë.

Tri sindikatat më të mëdha italiane Cgil, CISL e UIL i kërkojnë ministrisë së Brendshme, asaj të Punës dhe ministrisë së Jashtme “të ngrenë një plan për legalizimin e të gjithë migrantëve të pranishëm në Itali”. “Asnjëherë më shumë se sot – pohon sekretari konfederal i CGIL-es, Giuseppe Massafra – një masë legalizimi migrantësh të parregullt do të përfaqësonte një avantazh ekonomik dhe social për të gjithë komunitetin”.

E para pak ditëve është thirrja drejtuar Parlamentit e Qeverisë nga ASGI, Shoqata për Studimet Juridike mbi Imigracionin, me mbështetjen e dhjetëra e dhjetëra shoqatave, juristëve, akademikëve, eksponentëve të botës së kulturës dhe gazetarisë. “Qindra mijëra të huaj që jetojnë prej kohësh në Itali, pjesa dërrmuese punonjës në sektorë të rëndësishëm të tregut italian të punës (asistencë familjare, bujqësi, transport etj.) apo azilkërkues të cilëve u është mohuar e drejta e qëndrimit, janë sot në Itali pa një dokument qëndrimi. Në këtë kontekst – shkruan mes të tjerash ASGI në letrën drejtuar Qeverisë dhe Parlamentit – propozojmë legalizimin e shtetasve të huaj të pranishëm në Itali që ka për qëllim arritjen e dy objektivave thelbësorë: nxjerrjen nga hija e mijëra njerëzve që jetojnë dhe/ose punojnë në territorin italian dhe, për rrjedhojë, sigurimin e një mbrojtjeje më të mirë të shëndetit personal e të komunitetit. Njohja e të gjithëve sa jetojnë në Itali dhe përfshirja e tyre në kanalet shëndetësore të parandalimit, diagnostikimit dhe kurimit janë aspekte thelbësore sot për shëndetin e të gjithëve”.

Nuk kanë munguar në këtë drejtim as zëra të eksponentëve politikë.
Në mungesë të flukseve për thirrjen e punonjësve sezonalë, për ministren aktuale të Bujqësisë, Teresa Bellanova, “fuqia punëtore duhet të gjendet dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse nuk dëshirojmë të humbasim të vjelat. Është e domosdoshme të legalizohen qindra mijëra punëtorë të bujqësisë për mosndërprerjen e të ashtuquajturit “zinxhir furnizimi jetësor”.

E mbështet hapur idenë e sanatores për imigrantët e parregullt ish ministri i brendshëm Marco Minniti: “Një vend që lufton kundër koronavirusit nuk mund të ketë në territorin e tij persona që janë fantazma, pa identitet, të pakapshëm, që jetojnë në kasolle të jashtëligjshme, vatra të mundshme të epidemisë. Legalizimi i të huajve të parregullt nuk duhet parë si një favor që u bëjmë atyre por si një masë në të mirë të Italisë sepse ndikon në shëndetin publik”.

Shkon edhe më tej themeluesi i Komunitetit të Sant’Egidio-s, ish ministër i Integrimit, Andrea Riccardi, duke kërkuar edhe legalizimin të bashkëpunëtoreve shtëpiake që “me shërbimin e tyre, i përgjigjen një nevoje jetike të shoqërisë italiane” . “Me të drejtë sektori i bujqësisë shtron problemin e punonjësve sezonalë dhe kërkon legalizimin e të migrantëve të parregullt për këtë qëllim – pohon Riccardi – Sidoqoftë nuk është e qartë pse mbetet në hije pjesa tjetër e problemit: situata e punonjësve shtëpiakë, kujdestarëve të fëmijëve e pleqve. Janë rreth 250 mijë të huaja që u përkushtohen personave e familjeve që nuk kanë mundur të pajisen me dokument qëndrimi pasi nuk u është dhënë mundësia që prej vitit 2012 [nuk ka dekrete fluksesh për punonjës të tillë e as sanatore; i fundit legalizim për bashkëpunëtoret shtëpiake është bërë pikërisht 8 vjet më parë nga qeveria Monti anëtar i të cilës ishte edhe Riccardi].

E së fundi duket se diçka po lëviz. E dëshmon zëri më autoritar i qeverisë mbi këtë aspekt, ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese, e thirrur pak ditë më parë në një seancë dëgjimore në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese të Dhomës së Deputetëve. Edhe pse saktëson që akoma nuk ka asgjë konkrete e se nuk bëhet fjalë për të gjithë 600 mijë të parregulltit: “Nuk është fjala për legalizimin e të gjithë migrantëvë të parregullt të pranishëm por ata që nevojiten e me kritere të përcaktuara”, ministrja thotë se po punon me ministren e Bujqësisë “për legalizimin e e atyre që punojnë në sektorin bujqësor. Problemi që kemi përpara është ai i të vjelave, duhet të legalizojmë ata që punojnë në të zezë, edhe për arsye sigurie”. Sa për kategori të tjera të huajsh të parregullt pohon se “është folur edhe për bashkëpunëtoret familjare, por akoma nuk është përcaktuar një linjë e qartë me ministrat e tjerë”.
***
Në një kohë kur rrugët e ligjshme të ardhjeve për punë në Itali janë të ngushta në mos të mbyllura – dhe jo vetëm tani gjatë krizës së koronavirusit; prej vitesh nuk shpallen dekrete fluksesh për punonjës të varur, por vetëm për sezonalë –, kur shumë kanë humbur të drejtën e leje qëndrimit për arsye krize ekonomike apo për shtrëngime normative (p.sh. dekreti i sigurisë 2018 i ministrit të Brendshëm të asokohe Salvini), radhët e qëndruesve të parregullt fryhen përditë. Sa janë me saktësi askush nuk mund ta dijë. Në fakt shifrat 550-670 mijë që merren në konsideratë nuk janë të institutit statistikor italian por nxirren nga përllogaritje të ndryshme nga qendra studimesh e fondacione prestigjioze e serioze (Idos, ISMU, Leone Moressa) që prej vitesh studiojnë fenomenet migratore në Itali.
Sanatoret e fundit në Itali janë të viteve 1998, 2002, 2009 e 2012. Më e gjera në absolut është sanatorja e 2002-shit (Qeveria Berlusconi 2), falë të cilës u pajisën me dokumente qëndrimi rreth 647 mijë migrantë, nga të cilët 48 mijë ishin shqiptarë.