Debutimi i Pashko Vasës me “Bardhën e Temalit” në gazetën Le Soir të vitit 1889

E enjte, 25 Prill, 2024

Gazeta franko belge “Le Soir” ka botuar, të martën e 10 dhjetorit 1889, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me promovimin asokohe të romanit në gjuhën frënge të Pashko Vasës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Në rubrikën e dedikuar për librat e rinj jepet një përshkrimi i veprës së shkruar në frëngjisht nga autori shqiptar.

“Studim shumë i sinqertë dhe gjithashtu shumë i detajuar i zakoneve të Shqipërisë. Dashuritë e fuqishme, urrejtjet e forta të këtyre fiseve luftëtare janë vënë në pah në një mënyrë shumë interesante dhe mbi të gjitha të përjetuara nga autori. Ne i urojmë, veçanërisht në këtë kohë ku ekzotika është në modë, një mirëseardhje të merituar këtij romani të shkruar në mënyrë të kujdesshme. Pseudonimi i “Albanus Albano” fsheh, nëse nuk gabojmë, personalitetin simpatik të një shqiptari që qëndroi në vendin e tij, duke qenë njëkohësisht francez në zemër dhe parizian në shpirt”, shkruhet ndër të tjera në shkrim.

“Bardha e Temalit” është një roman në gjuhën franceze që Pashko Vasa e botoi në Paris me pseudonimin Albanus Albano. Edhe pse kjo vepër e Pashko Vasës nuk është shkruar në shqip, mbahet si romani më i vjetër me temë shqiptare, i shkruar nga një shqiptar. Qëllimi i autorit ishte që t’u bënte të njohur të huajve të vërtetën për Atdheun e tij, në një kohë kur çështja shqiptare ishte sensibilizuar midis fuqive evropiane prej jehonës së Lidhjes së Prizrenit.

Burimi origjinal këtu: