“Këshilli Shqiptaro-Amerikan”, ndihma për Kosovën

E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Haxhi Dauti, kryetar i shoqatës “Këshilli Shqiptaro-Amerikan”, ka dhuruar 100 pako ushqimore për familjet në nevojë, në këtë kohë pandemie për komunën Skënderaj në Kosovë. Kjo gjë është bërë e ditur nga kryetari i Komunës së Skënderajt Bekim Hamëz Jashari në faqen zyrtare të Komunës.

Kryetari i komunës ka falenderuar donatorin dhe u ka bërë me dije qytetarëve se ndihmat po shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe sa më sigurt të jetë e mundur.

Ndihmat nga Haxhi Dauti nuk kanë munguar asnjëherë për shqipëtarët.

I lindur në Strugë të Maqedonisë ai u detyrua nën presionin e regjimit që në moshën 17 vjeçare të emigronte për në Amerikë.

Haxhi Dauti ka hapur një nga shoqatat e para në Amerikë që u hapi rrugën politikanëve shqiptarë në ish-Jugosllavi dhe u mundësoi qasje në institucionet amerikane. Në shumë raste ai është shprehur se shoqata e tij është në disponim të vazhdueshëm për vendlindjen.

Haxhi Dauti, president i Këshillit Shqiptaro-Amerikan në Nju Xhersi, shprehet organizata që ai drejton prej 28 vjetësh, komunikon në mënyrë të vazhdueshme me Departamentin e Shtetit dhe institucione të tjera për t’u shpjeguar çështjet shqiptare. 

Ndonëse është një nga shqiptarët më të angazhuar në komunitetin shqiptar ne SHBA Haxhi Dauti për publikun shqiptar është i njohur për muzikën e tij. Në fillim të viteve ‘90 ai ka marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH-së, me këngë të cilat preknin temat emigracionit, “Larg u largova” (1993) dhe “E njëjtë mbetet Itaka” (1994).

Burimi origjinal, këtu: