SHBA / Polici shqiptar flet për eksperiencën e tij me COVID-19

E premte, 19 Prill, 2024

COVID-19 ka prekur gati të gjithë botën dhe këshilla që jepet më shumë nga ekpertët është qëndrimi në shtëpi dhe larg kontakteve me persona të tjerë. Por jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Profesione të veçanta janë në vijën e parë kundër këtij virusi siç janë mjekët ose policët që duhet të ruajnë rendin dhe zbatimin e masave të vendosura nga qeveritë përkatëse. Këta njerëz janë më të rrezikuar se kushdo tjetër për t’u infektuar. Një nga personat që mund të përmendim është oficeri i policisë së New York-ut dhe New Jersey-t Altin Çeloaliaj, i cili më 13 prill u diagnostikua me koronavirus.

Ai punon në njësinë ligj-zbatuese që mbulon dy shtetet më të goditura në SHBA nga COVID-19. Objekti i punës së tij është antiterrorizmi dhe zakonisht përfshin pak ndërveprim me publikun. Por në këtë kohë krize funnksioni i punonjësve të policisë ka qenë edhe më i gjerë duke i ekspozuar ata jo rrallë herë me persona të prekur nga koronavirus.

“Duke punuar një person më tha se kishte koronavirus dhe mendoj se atij ia kam marrë. Nuk iu afrova shumë por 2 ditë më mbrapa filloi kolla dhe simptomat e tjera. Mbas kollës fillova të kisha dhimbje në gjoks dhe temperaturë dhe natën bëhej gjithmonë e më keq. Ishte shumë e vështirë sepse edhe për një ngritje të vogël më merrej fryma. Mendova se do e kaloja si një grip normal por ishte shumë herë më e vështirë. Më vjen mirë që nuk infektova asnjë tjetër sepse prindërit e mi janë të vjetër dhe rrezikshmëria është më e lartë për ta. Ne të rinjtë e kalojmë por ka të tjerë që nuk e kanë kaluar. Para 2 ditësh një polic 34 vjeç vdiq dhe gjithashtu disa kolegët e mi janë të prekur”, shprehet Altini.

Altini i kaloi ditët e sëmundjes vetëm në shtëpi nga frika se mos infektonte familjarët ose bashkëshorten shtatzënë.

Burimi origjinal, këtu: