Greqi / Piktori shqiptar i dhuron veprat e tij spitalit

E mërkurë, 24 Prill, 2024

Piktori shqiptar Kristo Dëfrim Hasa, i cili prej 30 vitesh jeton në Amaliada të Greqisë në këto momente krize që po kalon i gjithë globi për shkak të COVID-19, ka vendosur që dy piktura të tij t’ia dhurojë spitalit të qytetit.

Një gjest simbolik sipas tij, për të dhënë një kontribut në këto ditë të vështira sidomos për sistemin shëndetësor.

Piktori është shprehur se i ka ngelur në mendje një shprehje e presidentit amerikan John F. Keneddy e cila thotë “Mos shiko çfarë bën atdheu për ty, por çfarë bën ti për atdheun” dhe sipas mundësive të tij modeste ka dhuruar dy punimet që do të vendosen në pavionin e ri.

Më përpara Hasa ka dhuruar punime të tij në spitalin e Gramshit, qytet ku kishte planifikuar të hapte dhe një ekspozitë me punimet e tij, së shpejti.

Gjatë ceremonisë së mbajtur me këtë rast drejtoresha e spitali të Amaladias, Irini Aggelaku e ka falenderuar piktorin shqiptar për dhuratën e tij.

Gjesti i piktorit shqiptar është pasqyruar edhe në mediat lokale greke. 