Shkolla shqipe në Gjermani, një rrugëtim prej 45 vitesh

E enjte, 18 Prill, 2024

Sami Thaçi, pas studimeve në Universitetin e Prishtines, dega Gjuhë-Letërsi shqipe, punoi si mësues nga viti 1977 deri në vitin 1987 në Kosovë. Më pas ai vendoset në Gjermani për të punuar si mësues në bazë të Marrëveshjes së dikurshme mes Gjermanisë dhe Ish Jugosllavisë. Prej 1987 e deri më sot ai vazhdon të punojë me shumë pasion dhe përkushtim me fëmijët shqiptarë në Wuppertal, Remscheid, Solingen, dhe Hilden. Ndërkohë ai është edhe Kryetar i KASH-it (Këshilli i Arsimtarëve Shqiptar) në Gjermani.

Fillimisht kur ka filluar të funksionojë shkolla shqipe ose mësimi në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Gjermani? Pak histori mbi rrugëtimin e shkollës shqipe.

Sipas të dhënave që kemi, shkollat e para për mësimin e gjuhës shqipe kanë filluar nga mesi i viteve të shtatëdhjeta deri në fillimi të viteve tetëdhjetë. Si rrjedhojë e kërkesave të vazhdueshme të bashkatdhetarëve për të shfrytëzuar mundësinë që edhe fëmijët e tyre të mësonin shqip e jo serbokroatisht. Konsulatat dhe Ambasada jugosllave kanë qenë gjithmonë pengesë për hapjen e këtyre shkollave. Falë këmbënguljes së prindërve, të cilët vazhdimisht informonin institutcionet përkatse arsimore të qyteteve ku jetonin me pretendimin se gjuha shqipe nuk është gjuhë sllave dhe që shqiptarët në Kosovë kanë gjuhën e tyre amtare . Madje prindërit shqiptarë kishin protestuar shpesh para organeve gjermane. Këto veprime, pothuaj në të gjitha Landet e Gjermanisë Federale, patën sukses të shkëlqyer në hapjen dhe zgjerimin e rrjetit shkollor, në qytetet kryesore por edhe në vendbanimet më të vogla.
Deri në vitin 1990 në Gjermani punonin 26 mësues me mbi 2500 nxënës. Pas ngjarjeve të vitit 1990, shumë shqiptarë nga Kosova por edhe trevat tjera morën rrugën e mërgimit sepse ikishin humbur shpresat se mund të ndërronte situata. Madje pjesa më e madhe erdhën në Gjermani. Në këto kushte, lindi edhe ideja nga disa mësues mjaft aktiv që të formohej Këshilli i Arsimtarëve Shqiptarë, „Naim Frashëri“ në Gjermani, shkurt KASH. Pas vitit 1990 numri i nxënësve në tërë teritorin e gjerman do të rritej në mënyrë të paparitur dhe shumë shpejt. Deri në vitin 2000 numri i nxënësve arriti në rreth 8000 dhe numri i mësuesëve 88. Ky këshill mori për obligim të ndryshojë gjithëçka nga sistemi i mëparshëm. Si detyrë parësore pati shkëputjen e shkollës shqipe nga tutela jugosllave, përpilmin e plan-progaramit të ri, organizimin e konkurseve të diturisë, garat sportive si dhe aktivitete kulturore me rastin e festave kombëtare.

Konkretisht për landin apo Republiken e Renanisë veriore Vestfalisë, si paraqitet situata kur dihet që shkolla shqipe këtu ka një traditë edhe më të gjatë?

Landi i Rinit dhe Westfalisë Veriore është një histori në vete. Në NRW, patëm kushte pak më të mira se në landet tjera. Ministria e Arsimit të këtij landi iu ka krijuar të gjithë nxënësve me prejardhje jogjermane të kenë mundësinë të bejnë mësim plotësues edhe në „gjuhën e nënës “mbi baza vullnetare. Në shumicën e landeve të tjera e kanë ndërprerë këtë mësim. Vetëm landet NRW, Rheinlandpfalz dhe Niedersachsen e kanë në sistemin arsimor.
Në këtë land mësimi për herë të parë ka filluar në Euskirchen në vitin 1975 me mësuesin e parë Faik Mehmeti ( sipas shënimeve të monografis֝ së mësuesit Rifat Hamit Ura Atdheu) . Deri në vitin 1990 në këtë land ishim vetëm 7 mësues, tani jemi 22 që KASH ka kontakte dhe 4-5 që nuk kanë kontaktuar kurrë me ne apo edhe me Minsitrinë e Arsimit të Kosovës. Numri i nxënësve shqiptarë arrin mbi 2300 nxënës. Përkundër këtij numri, unë nuk mund të them se jam i kënaqur me vijimin e nxënësve. Sipas disa vlerësimeve që kemi, mendohet se vetëm 5 – 8 % – të nxënësve i kemi të përfshirë në shkollën shqipe. Shpresoj se një ditë do të kthjellohen prindërit që ta pranojnë se fëmijtë e tyre kanë nevojë të mësojnë gjuhën e të parëve. Besoj se edhe qeveritë e vendeve tona duhet të kuptojnë se gjysmën e popullit e kanë jashtë atdheut. Unë jam i vetëdijshëm se Shqipëria dhe Kosova kanë shumë çështje të tjera më të rëndësishme, por besoj se fëmijtë që jetojnë jashtë atdheut janë po aq të rëndësishëm sa ata që jetojnë në atdhe. Me që përfaqësoj KASH -in tani flas edhe në emër të kolegëve. Do të donim që ministrat e arsimit dhe ata të diasporës të vinin të takohen me mësuesit, prindërit dhe nxënësit dhe të shohin nga afër problemet e jo të vijnë veç një ditë e të shkojnë të takohen me njerëzit e familjeve të tyre.

Mësuesit shqiptarë në Gjermani – Frankfurt shtator 1995

Nëse pyesim për gjithë Gjermaninë aktualisht, në ç’nivel paraqitet mësimi i “gjuhës së nënës” për fëmijët me prejardhje shqiptare, sa shkolla shqipe ka aktualisht kur kemi parasysh që numri i shqiptarëve këto dhjetë vitet e fundit është rritur ndjeshëm?

Në nivel të Gjermanisë, mësimi plotësues i gjuhës shqipe ( Herkunftsspracheunterricht )) është reduktuar në masë. Janë vetëm tri lande që organizojnë këtë mësim, këto janë: Nordrhein Westfallen, Niedersachsen dhe Rheinlandpfalz, ndërsa landet tjera e kanë shkëputur nga sistemi shtetëror, që do të thotë mësimi mund të zhvillohet, por financimin duhet ta bëjnë prindërit ose shtetet përkatëse. Kjo shkëputje është bërë për të gjitha gjuhët. Në nivel të këtyre landeve mësimin e mbajnë rreth 30 mësues me rreth 3000 nxënës. Ndërsa në landet tjera, edhe pse nuk kemi të dhëna të sakta, janë shumë pak mësues dhe shumë pak nxënës. Po të ishte si do të duhej, ku në Gjermani jetojnë mbi 500 mijë shqiptarë, numri i nxënësve do të duhej të ishte mbi 100 mijë. Duket qartë se as 5 % e fëmijëve nuk janë të përfshirë në mësim.

Po pse interesimi nga prindët për fëmijet e tyre që të mësojnë shqip nuk është i madh? Kam parasysh që shumë fëmijë kanë lindur këtu në Gjermani. A janë të motivuara ata sa duhet që të ndjekin me dëshirë mësimin në gjuhën shqipe, pavarësisht se është mbi baza vullnetare?

Do të kisha dashur që kësaj pyetjeje ti jepja një përgjije pozitive por nuk kam asnjë mundësi të gjënjej. U shpreh mirënjohje të gjithë prindërve, të cilët kanë vendosur tua mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën e nënës dhe nuk pyesin për vështirësitë që dalin përpara edhe pse, për fat të keq, ky numër i prindërve është shumë i vogël, por gjithësesi ekzistojnë. Këta janë patriotët e vërtetë. Kemi edhe prindër që nuk iu intereson fare dhe nuk duan të bisedojnë për këtë çështje. Është shumë e dhimbshme për mësuesin kur fëmija shqiptar luan në oborrin e shkollës me shokët e tij gjersa në klasën e asaj shkolle mbahet mësimi i gjuhës shqipe. Përpjekjet e mësuesëve për të ndryshuar këtë gjendje janë të vazhdueshme, por pa sukses.
Është për të ardhur keq që fëmijët, veçanërisht ata që vijnë nga Shqipëria dhe janë shumë, nuk e ndjekin mësimin edhe pse tani kemi disa mësuese nga Shqipëria. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe i ndihmon po ashtu fëmijët të sistemohen në sistemin e shkollës së rregullt gjermane. Nga 167 nxënës që kam unë si mësues, vetëm 11 janë nga Shqipëria.

Po KASH-i, zoti Thaçi, sa aktiv është në këtë situatë? Sa ndihmon ky Këshill mësuesit dhe nxënësit shqiptarë në Gjermani?

Kohëve të fundit sikur është zbehur aktiviteti ynë. Dikur takimet tona ishin më intensive dhe madje edhe kur duheshim të udhëtonim gjatë. Pos mbledhjeve të rregullta që mbanim për organizimin e mësimit, mbanim edhe seminare profesionale dhe manifestime të ndryshme. Kishim një vullnet të pashoq. Ishim më shumë mësues se sa mësuese dhe gjenim më shumë kohë. Tani që më tepër janë mësuese (femra), si duket, mundësia për të qenë më aktiv po kushtëzohet me punët që nënat duhet të kujdesën më tepër për familjen. Ndoshta ka edhe arsye të tjera….., por gjithësesi nuk duhet të biem në gjumë sepse kjo do të ishtë në dëm të gjithë këtij rrugëtimi që kemi bërë.

Sami Thaçi

Cilat janë disa nga risitë në aspektin pedagogjik të mësimdhënies që keni përdorur për fëmijët? A janë metodat sipas udhëzimeve gjermane apo sipas atyre shqiptare? Sa pranë janë institucionet shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë me ju si KASH? Po ministritë përkatse të Diasporës?

Ka disa vite që Ministria e Arsimit dhe ajo e Diasporës së Republikës së Kosovës, përmes koordinatorëve të tyre Nuhi Gashi ( tani i pensionuar) dhe Ymer Avdiu, përmes organizimit të seminareve profesionale, të mbajtura nëpër qytete të ndryshme shqiptare kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përzgjedhjen e temave metodike dhe didaktike, të cilat u prezantuan denjësisht nga njerëz profesionist por edhe nga vetë ne mësuesit e mësimit plotësues. Kërkesave tona të vazhdueshme për tekste mësimore u është përgjigjur Ministria e Arsimit të Kosovës me tekstet tematike për tri nivele. Nivei i parë kl. 1-3, nivelii dytë kl. 4 – 7 dhe niveli i tretë kl. 8 – 10. Është edhe një tekst për fëmijtë parashkollor. Këto tekste janë bërë në shpejtësi dhe vërehen mangësi. Janë tekste me pjesë të gjata leximi, me formim të pakët pedagogjik, me përzgjedhje të vështira të sqarimeve gramatikore për nivelin e nxënësve, me shumë pak dialogje etj, etj.
Ministria e Arsimit dhe Diasporës së Shqipërisë janë kyçur vonë në këtë mësim. Po japin premtime por ende nuk kemi diçka konkrete. Ata janë marrë më tepër me shkollat në Greqi dhe Itali. Përfaqësuesit e politikës shqiptarë duhet të jenë më këmbëngulës dhe më të qartë në angazhimin e fëmijëve shqiptarë për të mësuar gjuhën shqipe. Grekët edhe italianët janë shumë të zëshëm në Gjermani për fëmijtë e tyre. Unë i shoh përditë. Pra, edhe ne duhet të kërkojmë atë që kërkojnë grekët dhe Italianët në Gjermani, Suedi apo Finlandë.

Një grup nxënësish në Wuppertal

Sa i përket kërkesave të shtetit gjerman, kemi ndryshime të vazhdueshme. Këto ndryshime i vërejmë tek organizimi i grupeve mësimore, pranimi i kuadrit mësimor, përgatitja profesionale e mësuesëve të rinj përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe përgatitja e mësuesëve në realizimin e kurikulës mësimore etj. Ka disa vite që nxënësve u pranohet provimi i gjuhës shqipe, sipas vendimeve të Bashkësisë Europiane në avancimin e shumëgjuhësisë tek të rinjtë. Para dy viteve është avancuar forma e mbajtjes të këtij provimi në përfundim të shkollimit nëntë – dhjetëvjeçarë.

Fëmijët shqiptarë krahas mësimit të gjuhës shqipe, janë shumë aktivë edhe në organizimin e festave kombëtare që organizohen pranë qyteteve ku jetojnë, apo edhe të konkurseve tradicionale si dhe të aktivitete të ndryshme sportive. Si arrini ti realizoni të gjitha këto zoti Thaçi?

Çështjen e organizimit të aktiviteteve jashtëmësimore e kemi patur qysh kur u bë themelimi i KASH – it si prioritet pë ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe traditave kombëtare. Dhe këto aktivitete janë realizuar nga shumica e mësuesëve në tërë territorin e Gjermanisë, në vendet ku ka patur shkolla shqipe. Mbajtja e garave të diturisë dhe garave sportive gjithashtu janë konsideruar si aktivitete, të cilat pos zhvillimit të shpirtit garues tek nxënësit kanë patur për qëllim edhe njohjen e nxënësve mes tyre. Është mëse e vërtetë se angazhimi ynë është shpërblyerr me rritjen e numrit të nxënësve por kemi përfituar edhe simpatinë e prindërve ndaj personalitetit të mësuesit.
Nuk ka qenë e lehtë të organizohen këto aktivitete,. E para e punës, duhet patur një vullnet të fortë dhe një durim të madh. Kohën, që shpesh nuk e ke në dispozicion, duhet menaxhuar mirë. Mësuesi dorëzohet para kërkesës së nxënësve për të festuar festat kombëtare. Sapo nis viti i ri shkollor, ata pyesin; – „Mësues kur do të fillojmë ushtrimet për Ditën e Flamurit“? Dhe mësuesi, duhet të japë përgjegjen. Mësuesit i mbushet shpirti me shpresë se po rrit fëmijë që e duan atdheun dhe flamurin e Skëderbeut.
Kjo është një detyrë, që çdo mësues duhet ta ketë si obligim kombëtar dhe njerëzor, të organizojë aktivitetet jashtëmësimore. Natyrisht që për realizimin e këtare aktiviteteve kemi gjetur edhe mirëkuptimin dhe përkrahjen e prindëve tanë të mrekullueshëm.
Në shtator të vitit të kaluar në qytetin e Remscheid-it më kanë ardhur katër nxënës, të cilë kishin ardhur nga Greqia. Po sa e kuptuan se do të festohet 28 Nëntori, u befasuan, gëzimi i tyre më habiti. Ata tërë kohën para festës kanë menduar si do të dalin para publikut, si do të vishen, kush do ta mësojë vjershën më mirë dhe si do të dalë kënga e tyre. Pas programit, fjala më e bukur që më kanë thënë, është: – „ Mësues të duam shumë. Faleminderit“!