Kush ishte Marko La Piana, gjuhëtari arbëresh që zbuloi veprën e Matrangës

E premte, 29 Mars, 2024

Marko La Piana ishte gjuhëtar arbëresh nga Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) pranë Palermos (Sicili). Studioi në Universitetin e Palermos dhe u mor me studime albanologjike. Është përfaqësues i brezt të gjuhëtarëve të mirëfilltë ndër arbëreshët e Italisë.

La Piana hulumtoi dhe nxori në dritë veprën e Lekë Matrëngës, që është e para përmendore e shkruar në arbërishten e Italisë. Këtë libër të Matrëngës, që i përket vitit 1592, La Piana e botoi në vitin 1912, ndërsa më 1937 ai botoi një studim të gjerë në lëmin e fonetikës së gjuhës shqipe, kushtuar historisë së zanores (o) të gjatë në elementet vëndëse dhe latine të shqipes.

La Piana botoi dy vepra me të njëjtin titull, “Studime Gjuhësore Shqiptare I dhe II (1939-1949). Në librin e  dytë jepet edhe një studim mbi të folmen e arbëreshëve të Sicilisë.

Ka shkruar një varg studimesh, në të cilat ka trajtuar çështje të fonetikës dhe të morfologjisë historike të gjuhës shqipe, të etimologjisë dhe të marrëdhënieve të saj me rumanishten.

Me interes është sidomos trajtimi i elementit kentum dhe satem në shqipen e lashtë. Studimet e tij sjellin të dhëna edhe për të folmet arbëreshe të Sicilisë. Studimet e M. La Pianës shquhen për mendime origjinale dhe për qëndrime kritike ndaj disa zgjidhjeve të mëparshme. Ka lënë dorëshkrim dy vepra të vëllimshme: “Gramatikë e krahasuar e gjuhës dhe e dialekteve të shqipes” (rreth 2000 faqe dorëshkrim) dhe “Thesaurus linguae albanensis” (rreth 30 mijë skeda).

Vdiq më 20 prill të vitit 1958.