Distancimi social, digjitalizimi i ekonomisë dhe puna nga shtëpia

E premte, 29 Mars, 2024

Pandemia krijoi domosdoshmëri për ndryshime. Koncepti i globalizimit po zhvendoset më shumë në formë digjitale sesa fizike. Nëse deri më sot takimet virtuale ishin një mundësi alternative e pamundësisë kohore, tashme duket se udhëtimet do të reduktohen në maksimum duke shfrytëzuar si plan pune platformat digjitale. Në këtë pikëpamje i vetmi element për t’u fokusuar dhe për t’i dhënë rëndësi nga secili, do të ishte “Siguria”.

Por në kushtet e bllokimit, duket se është alternative më e mirë e mundshme, investimi në inovacion si në digjitalizimin e proceseve, në e-comerce, në menaxhimin e të dhënave, edukim etj., dhe përshtatja me kërkesat dhe kushtet në të cilat po jetojmë, të cilat duken se nuk janë aq të përkohshme. Tashmë standardet e reja që po aplikohen, duket se do të kualifikojnë mënyrën e të funksionarit në një nivel më të lartë sigurie me fokus shëndetin e njeriut.

Në të njëjtën kohë, frika në një situatë pa parashikime të sakta për çka do të ndodhë nesër, dhe në kushtet e karantinimit, ka drejtuar pothuajse miliona punëmarrës, në ushtrim të detyrës nga shtëpia.

Orientimi i menjëhershëm pa paralajmërim, i pa trajnuar për të punuar në distancë, e ka gjetur punëmarrësit në një pozicion të vështirë për t’u përshtatur, në kushtet edhe të presionit dhe të rritjes së pasigurisë.

Ndërkohë që vendet në zhvillim kryesisht zotërojnë mbi 60% të shoqërive tregtare, të vetëpunësuar apo shoqëri të nivelit të mesëm apo mikro, ky nivel i ndërmarrjeve, nuk gëzon fleksibilitet të lartë në treg dhe shkëputja sado e përkohshme dhe e vogël në kohë i shkakton atyre një gjendje të vështirë ekonomiko-financiare për të përballuar konkurrencën, e cila orientohet drejt ekonomive të digjitalizuar të konsoliduara tashmë.

Përgatitja e Komunitetit

Në këto kushte, përveç mendimit dhe përgatitjes së tregut nga sipërmarrja, është punëmarrësi ai që kërkohet të formohet, sensibilizohet dhe standardizohet në ushtrimin e detyrës on line.

Jo të gjithë gëzojnë kushtet e favorizuara për këtë mënyrë sjelljeje. Deri me sot, shumë punëmarrës on line kane ushtruar detyrën nga kafenetë, apo biblioteka duke përzier rutinën, por shumica e kalojnë pjesën më të madhe duke punuar nga shtëpia. Por në kushtet e izolimit, dhe të distancimit social që do të vijojë me efekte të shtrirjes më të gjatë në kohë, produktiviteti nuk mund të jetë i njëjtë, duke qenë se prezenca e të gjithë anëtarëve të familjes nuk lejon hapësirën e dedikuar kohore pa u trazuar me detyrat e shtëpisë në orar të përcaktuar, dhe duke qenë se kufijtë midis punës dhe shtëpisë janë të papërcaktueshëm. Por, disavantazhet e të ushtruarit të punës on line, janë të lidhura ngushtë me krijimin dhe formimin e një tjetër personaliteti të njeriut.

Mangësia më e madhe e punës në distancë, është vetë mungesa e kontaktit fizik me njerëz. Komunikimi virutal kronik kërkon edhe trajtimin psikologjik të lidhur me të njëkohësisht. Në shumë industri puna në distance është bërë trend i kohës, por fakti ka treguar se shumë nga punonjësit kanë vuajtur probleme shëndetësore. Gjithashtu edhe në kohë normale kërkime të ndryshme kanë treguar se 19% e të anketuarve në ndërmarrje të ndryshme kanë treguar vetmi. Vetmia haset me shpesh për ata që jetojnë vetëm. Ndaj edhe investimi ne platforma “social”, është tepër i rëndësishëm. Komunikimet sociale, hapin horizonte të reja, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave, motivojnë, dhe rrisin rendimentin në punë.

Një sondazh i vitit 2019-të te një ndërmarrje në SHBA, Digital Ocean, e cila ka transferuar rreth 70% të punës së saj në Remote, u raportua se 82% e punonjësve në distancë ishin “konsumuar” nga kjo lloj jetese, 52% raportojnë se ata punojnë me orë të gjata në krahasim me orët e punës në zyrë. Dhe kjo shpesh herë ndodh në disa raste për arsye të menaxhimit të kohës në shërbim te të ardhurave, dhe në disa raste për arsye të uljes së rendimentit të punës në distancë krahasuar me atë në zyrë kundrejt arritjes së të njëjtit rezultat.

Por një faktor tepër i rëndësishëm është edhe ambienti ku punohet dhe mënyra e menaxhimit të orarit të punës on line. Përgatitja e një zyre në ambientet e shtëpisë, përdorimi i një karrigeje zyre, dhe administrimi i mirë i kohës standarde të punës, janë elemente të cilat nuk duhet të neglizhohen. Në veçanti rëndësi të lartë merr edhe ndalimi absolut i angazhimit me punën në përfundim të orarit.

Duket sikur po udhëtojmë drejt robotizimit, por në çdo situatë, përshtatja është fitore që kërkohet të arrihet nga secili prej nesh.

Por çfarë duhet të marrin në konsideratë ndërmarrjet në këtë situatë?

Përveç faktit të gjetjes së një komuniteti jo të përgatitur për punën në distancë, jo të gjitha funksionet janë të favorizuar të mund të realizohen në Remote. Përveç kësaj, edhe mentaliteti i disa vendeve zotëron lidhjen e fortë të besimit të të shërbyerit kundrejt kontaktit fizik. Nga ana tjetër, pavarësia funksionale e punëmarrësit lidhet ngushtë me profilizimin dhe ndarjen absolute të proceseve në një ndërmarrje. Gjë që nuk është tipar i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, mbivendosin në të njëjtin pozicion më shumë se një funksion edhe pse mund të kërkojnë profesione të ndryshme, me qëllim uljen e kostove por edhe përdorimin e dobishëm të kohës.

Në këtë mënyrë, bizneset e mëdha, e kanë më të lehtë funksionimin direkt në distancë duke pasur në funksion profilizimin tepër të standardizuar të përgjegjësive dhe detyrave të secilit, por që duhet të nisin trajnimin e punëmarrësve për funksionimin e punës nga shtëpia, jo vetëm në mënyrën e koordinimit të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre, por edhe në mënyrën e menaxhimit të kohës dhe të orientimit në rezultatet e secilit.

Ndërsa ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do të duhej të studionin, cilat nga shërbimet e brendshme do të mund të funksiononin në outsourcing dhe në të njëjtën kohë, mënyrën e funksionimit pa kontakt me klientin. Në kushtet kur jo çdo punëmarrës është i përshtatshëm për punën në distancë, duhet një kërkim i mirë për “të aftë”, por në këtë mënyrë patjetër që, edhe kosto e një personeli më të kualifikuar, do të ishte më e lartë. E megjithatë, mbështetja në “Outsourcing” do të mund të zgjidhte më shumë hallka të zinxhirit, si dhe do të mund të zhvillonte një rrjet më të gjerë në numër sipërmarrësish duke krijuar edhe figura të reja të profesioneve të lira sipas kërkesës dhe orientimit të tregut.

Por pa anashkaluar edhe lirimin nga përgjegjësia e shëndetit të punëmarrësit, ushtrimi i punës on line, për biznesin e vogël dhe të mesëm duket sa i vështirë për disa sektorë aq edhe i aplikueshëm për disa të tjerë, të cilët do të duhej të guxonin në këtë situatë, por edhe duke parandaluar vështirësi të ardhshme të botës së re ekonomike digjitale.

CASH in dhe CASH out dhe automatizimi i shitjeve

Një zgjidhje mjaft e mirë e teknologjisë, që i kanë paraprirë kësaj situate, janë CASH in dhe CASH out. Pagesat nëpërmjet sporteleve automatik janë një zgjidhje e mirë për farmacitë, për supermarketet, për bankat, duke ofruar sportelet digjitale, të cilat sot mund të kryejnë edhe transfertat dhe çdo veprim banke të ofruar në sportel nga punonjësi i bankës. Monitorimi i këtyre shërbimeve digjitale të teknologjisë mund të kryhet lehtë edhe në distancë.

Investime të tilla, lidhen ngushtë edhe me formalizmin e njësive private, duke lidhur ngushtë sistemin e pagesave me atë të faturimit dhe arkëtimin automatik të parasë, pa kontakt me personelin dhe duke reduktuar përgjegjësinë monetare të arkëtarit për punëdhënësin.

Patjetër që kjo mënyrë do të sillte edhe një vlerë të shtuar të ekonomisë nga sektori i vogël dhe i mesëm dhe që në këtë mënyrë ky investim në inovacion të tillë gëzon të gjitha vetitë për t’u financuar pse jo nëpërmjet granteve të nxitjes së zhvillimit të sektorit privat.

Duket se kjo nevojë e ekonomisë digjitale, do të këtë limitet e veta. Nëse sot shpëtimi i shumë industrive do të jetë përshtatja me botën e re të ndikuar nga COVID 19, e drejtuar kryesisht nga bllokimi dhe izolimi i përkohshëm, vetë tregjet në një kohë jo shumë të largët, do të ndikohen nga gjendja psikologjike dhe sociale. Si pasojë do të hasemi sërish me kërkesat të tjera të tregut.

Globalizimi do të marrë sërish pamjen e mëparshme, duke ruajtur të mirat e ekonomisë digjitale.

Kjo periudhë tranzitore e tregjeve, do të lërë gjurmët e një integrimi të ekonomisë në tërësi me atë digjitale. Politika të reja fiskale botërore do të lindin për të drejtuar integrimin global të fuqisë punëtore, për të kontrolluar qarkullimin e parasë së konsumit individual, patjetër dhe për të taksuar kompanitë e transaksioneve ndërkombëtare. I lindur nxitimthi ky detyrim transformimi, do të ketë pasoja edhe negative, të cilat do të shoqërohen kryesisht me luftën për ruajtjen e shëndetit mendor dhe të mirëqenies sociale.

*Autorja është Kryetare e Unionit të Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë