Biznesi mirëpret nismën e qeverisë për amnistinë fiskale

E shtunë, 20 Prill, 2024

Komuniteti i biznesit mbështet nismën e qeverisë për amnistinë fiskale për paratë dhe asetet.

Kryetari i “Biznes Albania”, Luan Bregasi deklaroi sot gjatë një intervistë për mediat se biznesi e ka kërkuar shpesh dhe e mirëpret nismën e qeverisë për amnisti të gjerë fiskale për bizneset dhe individët, duke përjashtuar amnistinë e parave që janë grumbulluar në rrugë kriminale, joligjore.

“Kërkesa jonë ka qenë e shpeshtë, pasi biznesi duhet të ndahet përfundimisht nga rruga informale dhe të futet në rrugën e një formalizimi të plotë të tregut shqiptar”, shprehet ai.

Ai apelon klasën politike të gjejë konsensus për këtë nismë.

“Politika duhet të japë konsensus me qëllim që njerëzit që deklarojnë të mos ndjehen të pasigurt për të ardhmen”, tha Bregasi.

Sipas kreut të “Biznes Albania”, qeveria duhet të hartojë projekte që këto para të mbledhura në buxhet të investohen në ekonomi.

“Nëse paketa realizon të gjitha qëllimet e veta unë them që mund t’i sjellë disa të mira ekonomisë. Misioni i një amnistie nuk është të mbledhë disa lekë, pra të aktivizojë disa para të fjetura, por misioni i saj është të zbulojë çfarë do të ndodhë më tej në ekonomi. Pas kësaj periudhe kërkohet një përmirësim i sistemit të administrimit tatimor dhe doganor. Nuk mund t’a lëmë formalizimin vetëm në ndërgjegjen e sipërmarrjes. Duhen ngritur dhe administruar sisteme që e detyrojnë sipërmarrjen, p.sh përmirësimi i sistemit të faturave të TVSH. Dhe që amnistia ta kryejë më mirë detyrën qeveria duhet të hartojë disa projekte që këto para që kthehen në buxhet të mund të investohen. Duhen paketa kryesisht në agroturizëm dhe agropërpunim”, u shpreh Bregasi.

Sipas tij, duhet që fasha e interesave të jetë e leverdishme për ata që do të investojnë .

Ndërsa për shumën e parave që pritet të deklarohen, Bregasi theksoi se nuk ka shifra të sakta për këtë po se luan një rol të madh mënyra se si është projektuar amnistia çka do të nxiste vullnetarizmin për të deklaruar.

Burimi origjinal këtu: 