131 shqiptarë riatdhesohen nga Frankfurti

E enjte, 28 Mars, 2024

Mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni i “Air Albania” me 131 shqiptarë nga Frankfurti të cilët ishin bllokuar në Gjermani për shkak të mbylljes së kufijve nga rreziku i shpërhapjes së COVID-19.

Prej së shtunës vijojnë riatdhesimet nga vendet e Europës në Shqipëri dhe më pas karantinohen për 14 ditë në Durrës. Deri tani janë kryer operacionet e riatdhesimeve me fluturime nga Stambolli dhe nga Italia, Roma, Milano dhe Bari.

Pasi mbërrijnë në aeroportin e Rinasit, shqiptarët dërgohen me autobusë në dy hotelet e Durrësit duke ruajtur distancën, pra një pasagjer në një sedilje dyshe. Në karantinë në Durrës qëndrojnë për 14 ditë, ku 2/3 e shpenzimeve i paguan shteti, ndërsa qytetarët do të paguajnë biletën dhe çdo ditë nga 7 euro për qëndrimin në hotel. Shqiptarët e ardhur nga Gjermania thanë se kanë paguar 165 euro biletën, teksa nga Italia dhe Turqia ishte 100 euro.

Prej ditës së shtunë kur nisi proçesi i riatdhesimit në Shqipëri janë rikthyer 680 qytetarë, 49 nga Stambolli, 132 nga Roma, 135 nga Milano, 98 nga Bari, 135 nga Roma
dhe 131 nga Frankfurti. 

Ndërkohë që sot edhe nesër do të realizohen fluturime nga Parisi dhe Londra.